Zhurmat në vesh shpesh ngjajnë në tingullin e kumbimit të një ore me zile.
Zhurmat në vesh shpesh ngjajnë në tingullin e kumbimit të një ore me zile.

Zhurma në vesh nënkupton dëgjimin e tingujve kur një tingull i jashtëm nuk është i pranishëm. Shpesh herë përshkruhet si një ndjesi e tringëllimit, me raste tingulli është i përafërt me kërcitjen, fishkëllimën ose gjëmimin. Rrallë herë ndodh që të dëgjohen zëra të panjohur ose muzikë. Tingulli mund të jetë i butë ose i zhurmshëm, i ulët ose me frekuencë të lartë dhe duket sikur vjen nga njëri ose të dy veshët. Shumicën e rasteve, zhvillohet ne mënyrë graduale. Në disa njerëz, kjo lloj zhurme shkakton depresion ose ankth dhe mund të ndikoj në përqëndrim.

Zhurma në vesh nuk është një sëmundje, por një simptomë e cila vjen si pasojë e një numri të ndryshëm shkaqesh. Një arsye kryesore konsiderohet humbja e dëgjimit e shkaktuar prej zhurmave. Shkaqe të tjera përfshijnë: infeksionet e veshit, sëmundjet e zemrës ose venave, sëmundja Meniere, tumori në tru, stresi emocional, përdorimi i disa medikamenteve, dëmtim i mëparshëm në kokë, dhe dylli në vesh. Zhurmat në vesh janë më të shpeshta në personat me depresion.

Diagnoza e zhurmës në vesh shpesh herë bazohet në përshkrimin që jep pacienti. Disa pyetësorë janë të pranishëm dhe mund të ndihmojnë në kuptimin e faktit se si zhurma në vesh ndikon në jetën e pacientit. Diagnozës për këtë rast i vjen në ndihmë audiograma dhe ekzaminimi neurologjikal. Nëse disa probleme janë të pranishme, skanimi mjeksor, si për shembull MRI, mund të përdporen. Teste të tjera janë të nevojshme kur zhurma në vesh ka të njëtin ritëm si rrahjet e zemrës. Rrallë ndodh që tingulli të mund të dëgjohet nga dikush tjetër me anë të stetoskopit, në këtë rast njihet si zhurma objektive në vesh. Emetimet spontane otoakustike, të cilat janë tinguj të prodhuar normalisht nga veshi i brendëshëm mund të rezultojnë rastësisht në zhurmë në vesh.

Parandalimi përfshin shmangien e zhurmave të larta. Në qoftë se ekziston një shkak primar, mjekimi mund të rezultoj i suksesshëm. Përndryshe, kryesisht, përdoret terapia e të folurit. Përforcuesit e zërit ose paisjet e dëgjimit mund të vijnë në ndihmë për disa persona. Sipas të dhënave në vitin 2013, nuk ka akoma medikamente që të japin efekte pozitive. Kjo simptomë prek rreth 10-15 % të popullatës. Shumica e tyre e përballojnë në mënyrë efikase, por përbën problem në vetëm 1-2 % të popullatës. Fjala zhurmë në vesh ose tinitus vjen prej gjuhës latine e cila nënkupton “tringëllim".