Tumori i trurit
Tumori i trurit është një sëmundje e rëndë në sistemin nervor të njeriut. Sikurse qelizat e pjesëve tjera të trupit edhe qelizat e trurit mund të shumohen pa kontroll. Kanceri i trurit paraqet një shumim të pakontrolluar të indit të trurit si dhe cipave që rrethojnë trurin. Ato mund të jenë malinje (femëror), por nuk zhvillojnë metastaza. Në të shumtën e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit, ose janë metastaza nga tumore të tjera të trupit.
Tumori i trurit | |
---|---|
Metastaza e trurit në hemisferën cerebrale të djathtë nga kanceri i mushkërive, i treguar në imazherinë e rezonancës magnetike | |
Specialitet | Neurokirurgji, Neuro-onkologji |
Simptomat | Ndryshojnë në varësi të pjesës së përfshirë të trurit, dhimbja e kokës, krizat, problemi me vizion, të vjellat, ndryshimet mendore ndryshimet[1][2] |
Llojet | Malinje, beninje[2] |
Shkaktar(ë) | Zakonisht i panjohurn[2] |
Faktor rrezikues | Neurofibromatoza, ekspozimi ndaj klorurit vini, virusi Epstein-Barr, rrezatimi jonizues[1][2][3] |
Metoda diagnoztifikuese | Tomografia e kompjuterizuar, imazheria e rezonancës magnetike, biopsia e indit[1][2] |
Trajtimi | Kirurgji, terapia me rrezatim, kimioterapia[1] |
Mjekimi | Antikonvulsant, dexamethasone, furosemide[1] |
Prognoza | Mesatarja shkalla e mbijetesës pesëvjeçare 33% (SHBA)[4] |
Shpeshtësia | 1.2 milion kancere të sistemit nervor (2015)[5] |
Vdekje | 228,800 (në mbarë botën, 2015)[6] |
Kanceri Mashkullor / Femëror i Trurit
RedaktoTumoret mashkullorë (beninje) e shtyjnë indin përreth tyre por nuk rriten brenda në indin përreth dhe nuk zhvillojnë metastaza. Përbrenda kafkës mund të rrisin shtypjen e trurit duke e penguar sistemin e qarkullimit të likuorit. Pasi që ato i shtyjnë dhe dëmtojnë strukturat, që janë të rëndësishme për jetën, është e vështirë dhe gabim të flitet për beninjitetin (mirësinë) e këtyre tumoreve. Shembull për tumor beninj është meningeomi.
Tumoret femëror (malinj) rriten duke e infiltruar indin përreth tyre, kjo do të thotë që është e vështirë të gjendet një kufi i mprehtë ndërmjet indit normal dhe kancerit. Pas një operimi të mundshëm mbesin përreth akoma qeliza, të cilat më vonë shumohen dhe krijojnë sërish tumor të trurit (recidiv). Shembull për tumor malinj është glioblastomi.
Në përjashtim të disa rasteve të veçanta tumoret e trurit nuk bëjnë asnjëherë metastaza.
Simptomat
RedaktoVarësisht nga shkalla e zhvillimit simptomat e tumorit të trurit janë të shumta e të shumanshme dhe mund të ndahen në mënyrë të thjeshtësuar në tre grupe:
- shenja fokale neurologjike varësish nga lokacioni (si mpirje të njëanshme të trupit dhe humbje të pjesshme të shikimit),
- epilepsi të ndryshme dhe
- pasojat e rritjes së shtypjes së trurit si: vjellja, të marruarit e mendve, etj.
Simptoma të tjera të pacaktuara, të cilat nuk janë aq tipike vetëm për tumore: dhimbjet e kokës, lodhja, humbja e peshës.
Pasi që tumori vetëm në një masë të vogël mund të shumohet në pjesën e ashtit të kafkës, pasi që kafka nuk mund të bymehet, tumori fillon varësisht nga shumimi i tij, të ndrydhë trurin. Për këtë shkak edhe tumori i mirë, nëse nuk shërohet me kohë mund të sjellë vdekjen e njeriut.
Ndarja sipas indit fillestar
RedaktoTumoret e trurit më të shpeshta janë gliomet, meningeomet dhe adenoma e hipofizës. Një pjesë e tyre paraqitet si metastazë e tumoreve nga organet jashtë kokës, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikusneurinomi.
Diagnoza
RedaktoTumoret e trurit diagnostikohen më së miri me MRT. Mundësi të tjera për diagnozë janë PET, CT dhe EEG.
Terapia
RedaktoTerapia e tumoreve të trurit varet prej lokacionit, madhësisë, prej prejardhjes së tumorit si dhe nga gjendja e përgjithshme e pacientit. Në vend të parë qëndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe hemoterapia. Te tumoret me malinjitet të ulët mund të pritet me terapi.
Prognoza
RedaktoVarësisht nga malinjiteti ndryshon edhe prognoza e pacientëve. Tumoret me Shkallën I sipas WHO-së janë në princip të shërueshëm. Tumoret e Shkallës II e kanë prognozën e mirë. Tumoret e Shkallës III dhe IV edhe pse terapia ka përparuar shumë kanë një mbijetesë vetëm prej 1 deri më 2 vjet. Por si çdo prognozë edhe këto prognoza duhet sadopak të merren vetëm si orientim e jo si vendimtare.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
- ^ a b c d e Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaPDQ2014MD
- ^ a b c d e Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaPDQ2014Pt
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaWCR2014CNS
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaSEER2019
- ^ Vos T, Allen C, Arora M, Barber RM, Bhutta ZA, Brown A, etj. (GBD 2015 Disease and Injury Incidence and Prevalence Collaborators) (tetor 2016). "Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 310 diseases and injuries, 1990-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet. 388 (10053): 1545–1602. doi:10.1016/S0140-6736(16)31678-6. PMC 5055577. PMID 27733282.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wang H, Naghavi M, Allen C, Barber RM, Bhutta ZA, Carter A, etj. (GBD 2015 Mortality and Causes of Death Collaborators) (tetor 2016). "Global, regional, and national life expectancy, all-cause mortality, and cause-specific mortality for 249 causes of death, 1980-2015: a systematic analysis for the Global Burden of Disease Study 2015". Lancet. 388 (10053): 1459–1544. doi:10.1016/S0140-6736(16)31012-1. PMC 5388903. PMID 27733281.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)