Maldini duke luajtur për Milan në 2008

Paolo Cesare Maldini (lindur më 26 qershor 1968) është një ish futbollist profesionist italian i cili luajti si mbrojtës i majtë dhe qëndër mbrojtës për klubin italian Milan dhe kombëtaren italiane. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave, si dhe një nga lojtarët më të mirë të historisë. Si kapiten i Milanit dhe Italisë për shumë vite, Maldini u konsiderua një udhëheqës nga shumë futbollistë, duke fituar pseudonimin "Il Capitano" ("Kapiteni"). Ai mban rekordin për numrin e ndeshjeve të luajtura në Serie A, me plot 647. Maldini aktualisht është drejtori teknik i Milanit si dhe bashk-pronari i klubit amerikan Miami FC, që aktualisht luan në North American Soccer League (NASL).

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Maldini i shprenzoi të 25 sezonet e karrierës së tij në Serie A me Milanin, para se të tërhiqej në vitin 2009 në moshën 41 vjeç. Ai fitoi 25 trofe me Milanin: pesë Liga Kampionesh, shtatë tituj të Serie A, një Coppa Italia, pesë Supercoppa Italiana, pesë Super Kupa Evropiane, dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë Bote për Klube. Gjatë viteve të tij te Milani, Maldini luajti në nivele të klasit botëror në të gjithë karrierën e tij për dy dekada e gjysëm, duke fituar çmimin e mbrojtësit më të mirë në Çmimet e Klubeve të Futbollit nga UEFA në moshën 39 vjeç, si dhe çmimin Mbrojtësi më i mirë në Serie A në vitin 2004. Pas tërheqjes së tij në përfundim të sezonit 2008–09, Milani vendosi të tërhiqte fanellën me numrin 3.

Maldini bëri debutimin e tij me Italinë në vitin 1988, duke luajtur për 14 vite para se të tërhiqej në vitin 2002 me 7 gola në 126 ndeshje, që në atë kohë ishte rekord në kombëtare. Që atëherë, rekordi i tij i ndeshjeve u thye nga Fabio Cannavaro në vitin 2009 dhe Gianluigi Buffon në vitin 2013. Ai ishte kapiten i kombëtares për tetë vite, duke luajtur plot 74 ndeshje me shiritin në krah, një rekord i cili zgjati deri në vitin 2010, kur Cannavaro dhe më pas Buffon e thyen. Me Italinë, Maldini luajti në katër edicione të Kupës së Botës dhe tre edicione të Kampionatit Evropian. Edhe pse ai nuk fitoi trofe me Italinë, ai arriti finalen e Kupës së Botës 1994 dhe Euro 2000, si dhe gjysëm-finalen e Kupës së Botës 1990 dhe Euro 1988. Ai u zgjodh në ekipin e turnamentit në të tre Kampionatet Evropian që mori pjesë, si dhe në edicionet 1990 dhe 1994 të Kupës së Botës.

Maldini u rendit i dyti mbrapa George Weah për çmimin FIFA Lojtari Botëror i Vitit1995. Ai gjithashtu u rendit i treti për Topi i Artë, një tjetër çmim prestigjoz individual, në dy raste (1994 dhe 2003). Në vitin 2002, ai i zgjodh si mbrojtës në Ekipin e Ëndërrave të FIFA Kupës së Botës, kurse dy vite më vonë u zgjodh nga PeléFIFA 100, një listë me 125 lojtarët më të mirë ndonjëherë. Maldini mbajti rekordin për numrin e ndeshjeve të zhvilluara në kompeticionet e UEFA-s, me 174, deri sa u kalua nga portieri Iker Casillas në vitin 2017. Ai është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje (902) në të gjitha kompeticionet me Milanin. Maldini është një nga 18 lojtarët në histori ka që luajtur më shumë se 1,000 ndeshje zyrtare si profesionist. Në vitin 2012, ai u bë pjesë e Hollit të Famës të Futbollit Italian. Babai i tij, Cesare Maldini, ka luajtur dhe ka qënë kapiten i Milanit, si dhe ka pasur një periudhë të suksesshme si trajner i kombëtares italiane nën-21; përveç kësaj, ai ka qënë trajner i Milanit dhe i kombëtares së parë në Kupën e Botës 1998.






Parapamje në vitrinë

Redakto