Krishtlindja

Krishtlindja (edhe "Kërshëndellat" apo shkurt "Kshnellat" ndër besimtarët katolikë) është një festë fetare e kristianizmit. Kristianët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindien e Jesus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për kristianët. Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjeshtë simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes se Tij.Rëndësia e ditës së Krishtlindies nisi të rritet dalngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindies. Sot dita e Krishtlindies kremtohet me shfaqjen e skenës së lindies së Krishtit, pemën e Krishtlindies, shkëmbimin e dhuratave dhe Kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Nikollës apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindies apo mëngjesin e Krishtlindies. Krishtlindia është festa në të cilën të kristianët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë. (lexo më shumë...)




Parapamje në vitrinë

Redakto