Wikipedia:Fillimi (Direktivë themelore)

Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Direktivë themelore

Para se të filloni të shkruani në Wikipedia, janë këtu disa parime dhe direktiva themelore listuara, që duhet të dini për të bashkëpunuar në Wikipedia:

  • Si duhet të shkruhet një artikull
    • Shkruani objektivisht: Përshkruani faktet dhe jo mendimin tuaj personal.
    • Shkruani me burime: Jepni një burim, kështu të tjerët mund të verifikojnë ndryshimin tuaj.
    • Bëhuni neutral: Shmangni përkrahjen e një pikëpamjeje politike, fetare etj.
    • Shkruani qartë dhe orientohuni në lexim: A e kupton secili deklaratën tuaj që e keni bërë në artikuj? Është diçka që unë mendoj se është e rëndësishme apo e parëndësishme, madje edhe për lexuesit ndoshta është e rëndësishme ose e parëndësishme?
    • Shkruani gramatikisht korrekt: Shkruani me fjalë të plota dhe të siguroheni se krejt fjalët në artikuj të jenë me njëra-tjetrën gramatikisht korrekte.
    • Shkruani vetë: Mos kopjo tekste nga Interneti ose nga artikuj të tjerë në Wikipedia.
  • Wikipedia është vetëm një enciklopedi – Wikipedia nuk është forum për diskutime, nuk është fjalor, nuk është platformë për reklama dhe jo një vend për të prezantuar veten.
  • Mirëdashësi – Ti gjithmonë duhet të jesh (në diskutime dhe faqet përdorues) në kontributin tuaj miqësor dhe i hapur ndaj të tjerëve që punojnë në këtë projekt.

Fillo më mirë këtu: Wikipedia:Livadhi Kjo faqe është krijuar për tu përpjekur dhe provuar formatizime dhe të tjera.