Wikipedia:Fillimi (Faqet e diskutimit)

Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Faqet e diskutimit janë karakteristikë kyçe e Wikipedisë, ato ofrojnë mundësinë për të diskutuar mbi artikujt dhe çështjet e tjera me Wikipedianë të tjerë.

Nëse keni dashur të bëni një pyetje rreth një artikulli, ose keni një shqetësim a koment, mund të leni një shënim në faqen e diskutimit të artikullit. Kjo bëhet duke klikuar tabin "diskutimet" në majë të faqes. Mos u shqetësoni nëse lidhja është e kuqe; nuk ka asnjë problem të krijosh faqen e diskutimit nëse ajo nuk ekziston.

Kur lini një koment të ri, vendoseni atë në fund të faqes. Përjashtim bëhet nëse po i përgjigjeni komentit të dikujt tjetër, vendoseni komentin tuaj poshtë atij që po i përgjigjeni. Mund të dalloni fillimin e komentit tuaj duke vendosur dy pika (:) në fillim të rreshtit.

Duhet t'i nënshkruani komentet tuaja duke shkruar në fun të komentit ~~~ për vetëm emrin, ose ~~~~ për emrin dhe datën (shihni shembullin më poshtë). Në këtë mënyrë, kur të ndryshoni faqen, nënshkrimi juaj do të shtohet automatikisht. Përndryshe komentet tuaja do të shfaqen pa emrin tuaj. Shumica prej nesh përdorin edhe datën për shkak se bën diskutimet që pasojnë më të lehta. Për leverdinë tuaj, ka një buton në majë të kutisë së redaktimit me një ikon të një nënshkrimi i cili automatikisht shton "--~~~~" në artikull.

Mund të merni një emër përdoruesi duke u regjistruar (është 100% pa pagesë). Nëse nuk keni një llogari, ose nëse keni një por nuk jeni kyçur, përdoret IP adresa e jashtme e kompjuterit tuaj.

Faqet e diskutimit të përdoruesve

Çdo kontribues ka një faqe "përdoruesi diskutim" në të cilën kontribuesit e tjerë mund të lënë mesazhe. Këtu përfshihen edhe kontribuesit pa llogari. Nëse dikush ju ka lënë një mesazh, do të shihni një shënim që thotë "Keni mesazhe të reja", me një lidhje tek faqja juaj e diskutimit.

Mun të përgjigjeni në dy mënyra. Njëra është të vendosni një mesazh në faqene diskutimit të përdoruesit që po i përgjigjeni. Tjetra është të vendosni përgjigjjen në faqen tuaj të diskutimit poshtë mesazhit origjinal. Të dy mënyrat janë të shpeshta në Wikipedia; sidoqoftë, mos harroni se duke lënë përgjigjjen në faqen tuaj shtoni rrezikun që ajo të mos vërehet, nëse përdoruesi që ju ka lënë mesazhin nuk e shikon më faqen tuaj. Nëse vendosni të përdorni këtë mënyrë, është ide e mirë të lini një Shënim në fillim të faqes për t'i paralajmëruar tjerët se nëse lënë mesazh në atë faqe, ju do të përgjigjeni aty.

Dallimi i shënimeve

Duke larguar komentin tuaj një hapësirë më larg nga ana e faqes se komenti tjetër, ju e përmirësoni strukturën e faqes së diskutimit, duke e bërë atë më të lehtë për t'u lexuar. Zakonisht komenti largohet një nivel më shumë se komenti i sipërm.

Ka disa mënyra për të bërë këtë në Wikipedia:

Mënyra standarde

Mënyra më e lehtë është vendosja e një ":" në fillim të rreshtit. Sa më shumë që vendosni, aq më shumë largohet teksti. Një rresht i ri (duke shtypur Enter ose Return) shënon fundin e një rreshti të larguar.

Për shembull:

Kjo është e mbështetur në të majtë.
: Kjo është e pak larguar.
:: Kjo është më shumë e larguar.

shfaqet si:

Kjo është e mbështetur në të majtë.
Kjo është e pak larguar.
Kjo është më shumë e larguar.

Pika plumbi

Gjithashtu mund të dalloni komentin tuaj duke përdorur "pikat e plumbit", zakonisht të përdorura për lista. Për të shtuar një pikë të tillë, përdoreni një asteriks (*). Ngjajshëm me largimin e zakonshëm, më shumë asterikse në fillim të paragrafit do të thotë më shumë largim.

Shembull:

* Rreshti i parë
* Rreshti i sytë
** NënRreshti i rreshtit të dytë
* Rreshti i tretë

Që shfaqet si:

  • Rreshti i parë
  • Rreshti i dytë
    • NënRreshti i rreshtit të dytë
  • Rreshti i tretë

Elementet e numëruara

Ju mund të krijoni edhe lista të numëruara. Për këtë, përdorni shenjën e numrit ose oktothorpën (#). Kjo zakonisht përdoret për votime. Sërish, mund të ndikoni në largimin duke shtuar numrin e #.

Shembull:

# Rreshti i parë
# Rreshti i sytë
## NënRreshti i rreshtit të dytë
# Rreshti i tretë

Që shfaqet si:

  1. Rreshti i parë
  2. Rreshti i dytë
    1. NënRreshti i rreshtit të dytë
  3. Rreshti i tretë

Diskutim shembull

Më poshtë është një shembull i një diskutimi të formatuar mirë:

Tung. kam një pyetje rreth artikullit. Jam i sigurtë se elefantë e vjollcë jetojnë vetëm në New York! Agroni 02:49, 10 Dec 2003 (UTC)

Epo, herën e fundit që isha atje, elefantët ishin të gjelbër. — provoTndihmosh 17:28, 11 Dec 2003 (UTC)
Mendoj se duhet të gjesh një burim për ptretendimet tuaja. Living × Skepticism 20:53, 11 Dec 2003 (UTC)
Dakord, këto gazeta elefantësh e pohojnë këtë:
  • Elephants Monthly
  • Elephants World
provoTndihmosh 19:09, 12 Dec 2003 (UTC)
Jetoj në Australi, ku elefantët duken si kengurë! Njerëzit më poshtë pajtohen me mua: TungTung 17:28, 14 Dec 2003 (UTC)
  1. ElefantLuvr 01:22, 15 Dec 2003 (UTC)
  2. ElizaBet 05:41, 15 Dec 2003 (UTC)
  3. jashtëmode 18:39, 27 Jan 2004 (UTC)


Shënim: Nëse doni të përfshini një listë në komentet tuaja, shtoni dy pika para secilit element, për shembull:

::: Dakord, këto gazeta pajtohen me mua:
::: * ''Elephants Monthly''
::: * ''Elephants World''
::: ~~~~

Gjithashtu, nënshkrimi i komentit bëhet duke:

  • Shënuar ~~~ për emrin (TungTung), ose duke
  • Shënuar ~~~~ për datën dhe emrin (TungTung 19:09, 12 Dec 2003 (UTC)), ose duke
  • Shënuar ~~~~~ për vetëm datën (19:09, 12 Dec 2003 (UTC)).

Zakonisht duhet të nënshkurani edhe merin edhe datën, por votimet shpesh nënshkruhen me vetëm emrin.

Shembull i diskurimit duke përdorur vijën horizontale

Ja një shembull duke përdorur ---- për të dalluar komentin e ri. Kjo mënyrë nuk praktikohet shpesh.


Tung. kam një pyetje rreth artikullit. Jam i sigurtë se elefantë e vjollcë jetojnë vetëm në New York! Agroni 02:49, 10 Dec 2003 (UTC)


Epo, herën e fundit që isha atje, elefantët ishin të gjelbër. — provoTndihmosh 17:28, 11 Dec 2003 (UTC)


Mendoj se duhet të gjesh një burim për ptretendimet tuaja. Living × Skepticism 20:53, 11 Dec 2003 (UTC)


Dakord, këto gazeta elefantësh e pohojnë këtë:

  • Elephants Monthly
  • Elephants World

provoTndihmosh 19:09, 12 Dec 2003 (UTC)


Jetoj në Australi, ku elefantët duken si kengurë! Njerëzit më poshtë pajtohen me mua: TungTung 17:28, 14 Dec 2003 (UTC)

  1. ElefantLuvr 01:22, 15 Dec 2003 (UTC)
  2. ElizaBet 05:41, 15 Dec 2003 (UTC)
  3. jashtëmode 18:39, 27 Jan 2004 (UTC)

Shënim: ky lloj formatimi nuk ju detyron të shtoni dy pika (:) para çdo komenti.

Eksperimentoni

Eksperimentoni! Kësaj rradhe, në vend të redaktimit të livadhit, leni një mesazh në faqen e diskutimit duke klikuar "Diskutimet". Mos harroni të nënshkruani. Gjithashtu mund t'i përgjigjeni dikujt tjetër që ka lënë mesazh në këtë faqe. Mbani në mend, duhet të përdorni "Parapamjen" për të parë nëse formatimi juaj punon para se t'i kryeni ndryshimet.

Provoni një diskutim tek faqja e diskutimit e kësaj faqeje

Faqet e projekteve të tjera

Përveç faqeve të diskutimit, ka edhe disa kategori tjera të faqeve "prapa skenës" që i ndihmojnë Wikipedianëve të komunikojnë, dhe ndikojnë në llojllojshmëri të roleve në ndërtimin e Wikipedisë. Këto zona tjera shpesh i referohemi si namespaces — si tek, "Diskutmi namespace".

Faqet në namespace Wikipedia (të njohura edhe si Projektet) përfshijnë informacion rreth përdorimt të Wikipedisë.

Përmbajtja e shkruar në Stampa: do të shfaqet në artikujt që përfshijnë stampën përkatëse. Për shembull, përmbajtja e skruar në Stampa:Mbrojtur do të shfaqet në çdo artikull që ka të shkruar {{mbrojtur}} në të. Hidhni një sy tek Wikipedia:Stampat për të parë se cilat stampa janë krijuar tashmë. Mund t'i përdorni stampat përkatëse në artikuj. Gjithashtu mund të krijoni stampa të reja.

Të gjitha këto projekte kanë faqet e tyre të diskutimit.

Për më shumë informacion shih Wikipedia:Namespace