Faqja kryesore   Redaktimi   Formatizimi   Lidhjet e brendshme   Lidhjet e jashtme   Faqet e diskutimit   Mbani në mend   Regjistrimi   Direktivë e themelore   Më shumë    

Formatizimi i artikujve në Wikipedia është pak më ndryshe nga një program i zakonshëm. Në vend të një "ajo çfarë sheh është rezultati", Wikipedia përdorë kode teksti për të krijuar elemente të caktuara të faqes (p.sh. titujt). Kjo "gjuhë (programuese)" njihet si Wikitext (ose Wiki-markup) dhe është e krijuar për redaktim të lehtë.

Shkronjat e trasha dhe të pjerrëta

Shenjat wiki më të përdorura janë shkronjat e trasha dhe të pjerrëta. Trashësia dhe pjerrësia arrihen duke e rrethuar një fjalë ose frazë me disa apostrofe ('):

Shkruani Rezultati
''pjerrët'' pjerrët

'''trashë'''

trashë

'''''trashë dhe pjerrët'''''

trashë dhe pjerrët

Në Wikipedia, emrat e subjektit të artikullit shkruhen me shkronja të trasha kur përmenden për herë të parë në artikull. Për shembull, artikulli Ahmet Zogu fillon:

Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog (8 Tetor 1895 - 9 Prill 1961), ishte një politikan shqiptar...


Shkronjat e pjerrëta mund të përdoren për emrat e librave, filmave, albumeve, dhe titujt video lojërave etj.. Nëse subjekti i artikullit është një emër libri, filmi etj. atëherë përdoren shkronjat e trasha dhe të pjerrëta.

Titujt dhe nëntitujt

Titujt dhe nëntitujt janë një mënyrë e lehtë për të përmirësuar organizimin e artikullit. Nëse në artikull bëhet fjalë për dy apo më shumë tema (p.sh. peruidha të ndryshme historike), mund të ndani artikullin duke shtuar një titull për çdo seksion.

Titujt krijohen në këtë mënyrë:

Shkruani Rezultati

== Titulli ==

Titulli

=== Nëntitulli ===

Nëntitulli

Nëse një artikull ka së paku katër tituj, një tabelë përmbajtjesh do të shfaqet automatikisht. Provoni të krijoni një titull në këtë livadh. Nëse pandehim se tre tituj tanimë ekzistojnë do të shfaqet tabela e përmbajtjes.

HTML dhe stilet CSS

Kodi HTML mund të përdoret në faqe për të krijuar formatizim më të avancuar si ngjyrat, tabelat etj. E njëjta gjë vlen edhe për stilet CSS, të cilët mund të përdoren si stile në linjë. Sidoqoftë, nuk keni nevojë të dini HTML për të përdorur dhe redaktuar Wikipedinë.

Shih Si redaktohet një faqe për më shumë informacion rreth formatizimit të faqeve.
Testoni çfarë keni mësuar në Livadh
Në vazhdim: Lidhjet e brendshme