Wikipedia:Projekti Fjalori/Folklori/P
Gjendeni në faqe të projektit fjalori në hapsirën Wikipedia, saktësisht tek përmbajtja për vitrinat e projektit.
ose kthehu te Vitrina Projekti Fjalori/Folklori apo Vitrina Projekti Fjalori/P ose kapërce në shkronjat e kësaj lëmije |
P
Redakto- pacërkë - shih: pocërkë. [1]
- pacërr ndf. pakëz. [1]
- paçandoj ldh. mu për këtë, prandaj. [1]
- pade (p^ede) ndf. se mos ... , vallë, ndoshta. [1]
- pajs - pyes, pajtë - pyetur, pajti - pyeti. [1]
- pajke - shihte. [1]
- paltoj ft. paloj. [1]
- palldërnmë ~a ef. shm. ~a, rrip lëkure ose kërpi, në formë harku, i qepur në të dy anët e samarit, që e mban samarin të shtrënguar për trup të gomarit. [1]
- pallangjesh (ni shuplakë) ft. ia ngjesh, ia mërdhezë, ia jap një dackë, i bie shuplakë. [1]
- pan - mban, pajtur - mbajtur, sa ja panë - sa ja mbajtën, pajke - mbante. [1]
- pardon t´koftë! pasth. të lumtë! [1]
- pas pj. "a, pas e paske hipë kët frajgavec", a e paske hipur..., qysh se e paske hipur... [1]
- pase ldh. mbasi, pasi që. [1]
- pehat ft. mëshoj, bie, "ia pehati çekiç n´sy t´kresë", i ra me çekiç ... [1]
- pellë - pjellur. [1]
- peqi! (më drejtë: peqej!) (or.) [1]
- peqinë ~a ef. shm. ~a (sërb.) shpellë. [1]
- për ere fraz. në fije, e hetoi, i ra në erë. [1]
- permeqatem - shih: promoqatem. [1]
- perqas - pelcas, thej. [1]
- perze (perzete, perzet) ldh. të them të drejtën, besa, vërtetë është se ... [1]
- pesije ~t ef. shm. afati i qëndrimit të nuses në gjini (në të panë), kur shkon për herë të parë te prindët pas tri javësh që është martuar dhe qëndron atje një javë, ose kur shkon pas pesë javësh (gjithnjë për herë të parë) dhe qëndron atje dy javë. Pësorë quhen njerëzt (akrabatë) nga familja e babait që shkojnë dhe e marrin bijën (nusen) në pesije (në gjini, në të panë) si dhe njerëzit e familjes së burrit që shkojnë të marrin nusen e ta kthejnë në shtëpi të burrit. [1]
- peshkalbë ~a ef. shm. ~a vend, treg ku shitet peshku. [1]
- pet - mbet, peta - mbeta, petë - mbetur. [1]
- përgazt (i, e) mb. i mërzitëshëm, monoton, i përçuditëshëm. [1]
- përgim ~i em. shm. ~e gostia që bëhet në krye të muajit, ose në një afatë tjetër të afërt, pas lindjes së fëmijës, sidomos të djalit të parë, apo të djalit të dëshiruar. Nga: përgimon (fëmija): bën fëmija buzën në gaz. [1]
- përkiet pf. përsipër. [1]
- përqas - përplas. [1]
- përskeq ft. zemëroj, pezmatoj, hidhërëj, dëshproj. [1]
- përvar ft. shtie, fus. [1]
- pi - mbi. [1]
- pi - shih: pej. [1]
- piskëlloj fint. bertas, sokëllas, piskas. [1]
- pishpirik ~u em. shm. ~a, ka dhe kuptimin: lazdran, çapkën. [1]
- pishtue - shpëtuar. [1]
- pitë (i, e) - i mpitë. [1]
- pizdeveng (më shpesh: pezdeveng) (or.) [1]
- pkut - këput. [1]
- pola ~i em. shm. ~ë (sërb.) polaku, rojtar i vreshtrave dhe i arave. [1]
- policë ~a ef. shm. ~a (sërb.) dollap, sergjen, lëpizë. [1]
- pondlaft (i, e) (dhe: ponlan) mb. i leckarosir, zhelan. [1]
- pocërkë ~a ef. shm. ~a (bot. lagenaria vulgaris) kungull ujës, susak, lloj kungulli fryti të cilit, pasi t´i hiqen farët, shërben për të mbushur ujë, fig. mendjelehtë, kryemadhë; tepja e kresë, "i ra n´pocërke t´kresë". [1]
- pojs - pyes. [1]
- postat ft. lodh shumë; postatem, lodhem shumë. [1]
- pozore ~rja (më shpesh: prozore, prezore, perzore) ef. shm. (sërb.) dritare. [1]
- pqagoj - plagos, pqagoi - plagosi. [1]
- pqek - pjek. [1]
- prag ~u em. shm. ~gja (sërb.) përpos "kuptimit të thjeshtë" prag në ffr. "me i qitë prag, me ja qitë ni prag," t´i qesësh një pengesë përpara që të mos mundë ta kapërceje. [1]
- prani - pra. [1]
- prestolinicë ~a ef. shm. ~a (sërb.) kryeqytet. [1]
- promoqatem fm. rropatem, përpiqem, bëj çmos. [1]
- proten - pritën. [1]
- pson - mëson. psuo - mësuar, psou - mësoi. [1]
- psy - mësyrë. [1]
- pys - mbys, pytë - mbytur, pyti - mbyti, pytet - mbytet. [1]
- pshendet - përshëndet. [1]
- pshtymavt (i, e), mb. i lagur me pshtymë, në kontekst: çerpiq t´pshtymavt, jo të pjekur mirë, që nuk vlejnë gjë. [1]
- pusto ndf. (sërb.) shkret. [1]