Wikipedia:Projekti Fjalori/Gjeografi/L
L
Redakto- Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore (Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës, i Baltikut, etj.) Shembuj tipik të lagunave dhe kënetave paraqiten në bregdetin shqiptar (Karavastaja, Narta, Pashalimani, Patoku, etj)[1]
- Lanoset (sp. llanos — rrafshinë) është tip i barishtave të larta savana në verilindje të Amerikës Jugore.,saktësishtë në anën e majt të lumit Orinoko. Lanoset janë të përhapura në Kolumbi dhe Venezuelë.[1]
- Lëvizjet në koren e Tokës, të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje tektonike.[1]
- Liga Arabe është organizatë politike e shteteve arabe.[1]
- Limani është port detare natyrore, gji i krijuar nga natyra në të cilën është i mundshëm ngarkimi dhe zbarkimi i barkave, anijeve e mjeteve të tjera lundruese.[1]
- Liqeni është një pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. [1]
- Lumi Lepenc është lum në Kosovë. Graviton në pellgun e detit Egje dhe është degë e majt e Vardarit.Lepenci buron në shpatet veriore të malit Sharr tek Oshllaku (2.212 m).
- Lumi i Nerodimës buron në në malin e Nerodimës dhe diku afër Kaçanikut derdhet në lumin Lepenc. Lumi i Nerodimës në literaturën gjeografike njihet për bigëzimi (bifurkacioni). Në të është ngritur një digë, e cila e bënë të mundshme rrjedhën e një pjese të ujit në drejtim të lumit Sitnica, e tjetra pjesë në lumin Lepenc. Ndarja e tillë e ujit në dy sisteme hidrologjike, rrjedha e të cilave i takojnë pellgut të Detit të Zi dhe të deit Egje, quhet bigëzim. Ndonëse ky fenomen gjeografik është artificial, meriton të përmendët dhe të shënohet, sepse bifurkacionet në botë janë të rralla e në kontinentin tonë ky është i vetmi.[1]
- Lumi Drenica është degë e majtë e lumit Sitnica. Ajo përkah gjatësia (50km), madhësaia e pellgut (477 km2) është lumi gati përgjysmë më i vogël se lumi i Llapit. Buron në Bretenc te mali Cërraleva. Në veri të Petrashnicës deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga Drenasi e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0m3/sek.[1]
- Lumi i Llapit është lumi i cili buron ne malet e Albanikut, kalon nëpër qytetin e Podujevës dhe përfundon duke u bashkuar me Lumin Sitnica, në Stanofcin e Poshtëm në veriperëndim të Prishtinës. Gjatësia e tij arrin përafërsisht rreth 40 Km.
- Shtrati i lumit është thellimi zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. [1]
- Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. [1]
- Laguna e Karavastasë në Shqipëri [1]
- Laguna e Nartës në Shqipëri [1]
- Laguna Pashalimani në Shqipëri [1]
- Laguna e Patokut në Shqipëri [1]
- Limnologjia (greq. λἰμνη, liqe, logia- shkencë), është lëmi e hidrologjisë e cila merret me studimin, hulumtimin e liqeneve, vetitë fizike dhe kimike të ujit të liqeneve dhe biologjinë e liqeneve.[1]
- Litosfera, (Korja e Tokës) - ( nga gre. litos-shkëmb) paraqet mbështjellësin e jashtëm të ngurtë me trashësi mesatare afro 70 km. Shprehja “kore” ka burimin nga hipoteza kozmogjene e disa mendimtarëve, sipas të cilëve Toka është krijuar nga një materie e zjarrtë, me ftohjen e së cilës u formua shtresa e ngurtë. Dallohen dy tipa të Korës së Tokës:tipi kontinental dhe oqeanik.[1]
- Lugina e Preshevës ( Kosova Lindore ).- Regjion në lindje të Kosovës, gjegjësisht në jug të Serbisë. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri.[1]