Wikipedia diskutim:Wikimedians of Albanian Language User Group/Kalendari

Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Wikimedians of Albanian Language User Group/Kalendari. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Projekte/Evente

Redakto
  • * Datat mund të mos jenë përfundimtare
  • Propozimet e reja të shtohen nën propozimet ekzistuese

Në vijim dhe të takimit të disa prej anëtarëve të WoALUG propozoj që të gjitha aktivitetet që ndërrmerren të jenë në kuadër të arritjes së objektivave të komunitetit dhe më specifikisht:
a. krijimi ose/dhe përmirësimi i materialeve ndidhmëse për Wikipedianët e rinj;
b. bashkëpunim strategjik me institucione që mund të ofrojnë informacione dhe referenca zyrtare;
c. organizimi i aktiviteteve me qëllim rritjen e numrit të Wikipedianëve të rinj.
Propozoj të fokusohemi në aktivitete në bazë të këtyre objektivave pasi është mënyra me e strukturuar dhe më efektive për rritjen e qëllimeve. Gjithashtu nuk duhet të ngatërrojmë aktivitetet me projektet. Një aktivitet është takim fizik, ndërsa një projekt sic është QRPedia mund të konsistojë në punë online ose dhe pa organizuar një event. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të qartësohet diferenca. --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 12:56 (CET)Reply

@Leeturtle,Kalendari duhet të përmbajë gjithçka që do organizoj WOALUG, të planifikohet prej tani. Projekte/Evente nuk i kam paralelizuar, ndoshta mungon edhe workshops. --Liridon (diskutimet) 20 janar 2017 18:34 (CET)Reply
Mendoj se ne kete faze duhet te vendosim eventet me te medha qe mund te realizohen, dhe qe jane me efektive ne realizimin e qellimit te vendosur. Pra nuk kemi pse vendosim tani sesa workshops apo talk do bejme qe te promovojme Wikipedian per te rritur nr e wikipedianeve. Psh: nese qellimi eshte te rrisim artikujt rreth biogafive te grave, vendoset gender gap si projekt dhe gjate vitit lobohet qe njerez te organizojne/perfshihen ne workshope rreth kesaj teme. Mendoj se nese realizohen sikur dhe 80% e eventeve me poshte jemi shume ok.--Margott (diskutimet) 20 janar 2017 19:01 (CET)Reply

Wikipedia day

Redakto

* Data:janar 15, 2017 (2017-01-15)*

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto

CEE Spring

Redakto
  • Wikimedia CEE Spring 2017
  • Data:mars 21, 2017 (2017-03-21) - maj 31, 2017 (2017-05-31)
  • Kategoria: Garë për shkrim të artikujve
  • Synimi: Shtimi i artikujve me temë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Juglindore

Diskutim

Redakto

Shumë e rëndësishme në qoftë se kombinohet si aktivitet me Educational Programme që është propozuar më sot me qëllim angazhimin e wikipedianëve të rinj. --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 18:31 (CET)Reply

Votimi

Redakto

  PËR --Margott (diskutimet) 20 janar 2017 18:32 (CET)Reply

Wiki Loves Earth

Redakto
  • Wiki Loves Earth
  • Data:1–30 maj, 2017 (2017-05-01 – 2017-05-30)*
  • Kategoria: Garë për fotografi
  • Synimi: Garë e fotografive të monumenteve natyrore që synon të shtoj fotografi në Commons dhe të ilustroj artikujt e Wikipedias

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto

Wiki Loves Monuments

Redakto
  • Wiki Loves Monuments
  • Data:1–30 shtator, 2017 (2017-09-01 – 2017-09-30)*
  • Kategoria: Garë për fotografi
  • Synimi: Garë e fotografive të monumenteve të trashëgimisë kulturore që synon të shtoj fotografi në Commons dhe të ilustroj artikujt e Wikipedias

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto

  PËR --Margott (diskutimet) 20 janar 2017 18:34 (CET)Reply

Wiki Weekend 2017

Redakto

Diskutim

Redakto

Për mendimin tim nuk është e detyrueshme që të organizohet në Tiranë, mjafton që në qytete të tjera të sigurihet që do ketë një grup lokal që do e marrë përsipër. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të fokusohemi në (a)bashkëpunim me institucione dhe (b) moshat e reja dhe wikipedianët e rinj, pra të kemi plotësisht fokus në arritjet e objektivave të WoALUG siç përcaktohen këtu. Do propozoja që të shtohet dhe një ditë (dita e premte) ku Wikipedianët SQ takohen për një bisedë të hapur në të njëjtin format të takimit pas Wiki Weekend 2016, por me më shumë pjesëmarrje. Gjithashtu, meqënëse është organizuar deri tani nga Open Labs në bashkëpunim me WoALUG, do propozoja që tashmë të zyrtarizohet bashkëpunimi duke theksuar që aktiviteti bashkëorganizohet që të jetë e qartë që ka angazhim nga të dy strukturat dhe që të mos ketë keqkuptime. Gjithashtu Wiki Weekend do e konsideroja si një showcase të të gjitha aktiviteteve që WoALUG bën gjatë gjithë vitit dhe që janë dakortësuar këtu. --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 13:12 (CET)Reply

Momentalisht përveç Tiranës, vetëm Prishtina ka kapacitet të organizoj këtë event, dhe do ishte mirë nëse @Arianiti me FLOSSK ta konsideron si opsion.--Liridon (diskutimet) 20 janar 2017 18:29 (CET)Reply

Votimi

Redakto

QRpedia

Redakto

Diskutim

Redakto

Mendoj që ka interes si projekt pasi (a) krijon një urë komunikimi me institucionet - pjesë e qëllimit të UG tonë - dhe (b) mund të ndërlidhet me Wiki Loves Monuments pasi nxitemi që të përmirësojmë artiku specifik. Nga ana tjetër duhet të jemi të ndërgjegjshëm që kërkon akoma më tepër angazhim pasi është dicka e re si dhe vazhdimësi që të ketë sukses projekti. Megjithatë nuk do e konsideroja si aktivitet pjesë të kalendarit të eventeve, por si projekt që duhet zhvilluar.

Votimi

Redakto

Expeditions

Redakto

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto

Education Program

Redakto
  • Education
  • Data:~~
  • Kategoria: Edukim
  • Synimi: Përhapja dhe implementimi i programit të Wikipedias në programin mësimor të shkollave

Diskutim

Redakto

Ndoshta projekti që duhet të ketë rëndësi të vecantë pasi përputhet pothuajse plotësisht me qëllimet e WoALUG pasi ndërthur bashkëpunime me institucione dhe edukimin e wikipedianëve të rinj. Meqënëse është projekt dhe jo aktivitet më vete propozoj që të votohet në parim dhe për detajet e aktiviteteve rreth projektit të ketë një bisedim të mirëfilltë deri në 30.01.2017 në një faqe të dedikuar diskutimi. --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 17:11 (CET)Reply

Votimi

Redakto

The Women You Have Never Met

Redakto
  • The Women You Have Never Met
  • Data:mars 4, 2017 (2017-03-04) - maj 9, 2017 (2017-05-09)
  • Kategoria: Garë për shkrim të artikujve
  • Synimi: Shtimi i artikujve me temë për "Gratë"

Diskutim

Redakto

Mendoj se duhet te kete dhe evente te tjera rreth gender gap. Gender gap eshte ceshtje e rendesishme dhe duhet te kete me teper sesa vetem kete event si fokus.--Margott (diskutimet) 20 janar 2017 18:43 (CET)Reply

Propozpoj që aktivitetet e tilla të përfshijnë elementë që rrisin numrin e wikipeidanëve ose/dhe angazhojnë institucione. Propozoj gjithashtu që të bashkohen iniciativat për grupet sociale që nuk prezantohen mirë në Wikipedia (gratë janë vetëm një grup i tille) në një grupim. Ndoshta do bisedim të mëtejshëm. --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 19:00 (CET)Reply

Votimi

Redakto
  •   PËR — Nuk duket që na merr shumë kohë dhe adreson gendergap. Mund të ndihmoj në menaxhaim me ndarjen e cmimeve nëse ka. -

-Arianit (diskutimet) 16 janar 2017 21:26 (CET)Reply

SFK 2017

Redakto
  • Prezencë në konferencë me workshop, prezantim ose/dhe info booth
  • Data:dhjetor 0, 2017 (2017-00-00) - dhjetor 0, 2017 (2017-00-00)
  • Kategoria: Prezencë në konferenca me potencial për wikipedianë të rinj
  • Synimi: Rritja e numrit të wikipedianëve të rinj

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto


OSCAL 2017

Redakto
  • Prezencë në konferencë me workshop, prezantim ose/dhe info booth
  • Data:dhjetor 0, 2017 (2017-00-00) - dhjetor 0, 2017 (2017-00-00)
  • Kategoria: Prezencë në konferenca me potencial për wikipedianë të rinj
  • Synimi: Rritja e numrit të wikipedianëve të rinj

Diskutim

Redakto

Votimi

Redakto


Wikipedia day 2018

Redakto
  • Data:janar 15, 2018 (2018-01-15)
Dita e Wikipedias shqip
  • Data: tetor 12, 2017 (2017-10-12) (data e krijimit 12 tetor 2003)

Diskutim

Redakto

Propozoj të vendosim për diskutim në ketë fazë të programimit të aktiviteteve që të jemi në kohë dhe për fillimin e vitit tjetër kalendarik. Propozoj që organizohet një aktivitet që të ketë dhe fokus informimin e mediave rreth ditëlindjes së Wikipedia --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 14:36 (CET)Reply

Votimi

Redakto

Organizatorët

Redakto

Duke marrë parasysh se UG përfaqëson komunitetin shqiptar të wikipedias, pa dallim të shteve, si do organizohen aktivitetet (projekteve/eventeve/workshopeve), që janë të ndara sipas shteteve, pra nëse vendosim që UG të organizojë (WLE,WLM,CEE Spring,...,etj.), kjo nënkupton edhe AL edhe KS?? Apo do të varet përsëri nga individë, nëse munden ose jo të marrin përsipër ato??--Liridon (diskutimet) 20 janar 2017 18:59 (CET)Reply

E ndaj shqetësimin. Zgjidhja që propozoj: pas votimit të aktiviteteve një ose më shumë wikipedianë të marrin përsipër një nga nismat që dëshrojnë duke vendosur/propozuar dhe detajet. Në këtë mënyrë sigurohemi që projektet do implementohen sa më mirë --Lee Turtle (diskutimet) 20 janar 2017 19:08 (CET)Reply
Return to the project page "Wikimedians of Albanian Language User Group/Kalendari".