Willian Borges da Silva
Willian Borges da Silva (lindur më 9 gusht 1988), njohur zakonisht si Willian është një futbollist profesionist brazilian i cili luan si anësor me klubin anglez Chelsea dhe kombëtaren braziliane.
Willian me Anzhi Makhachkala në vitin 2013 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Willian Borges da Silva | ||
Datëlindja | 9 gusht 1988 (36 vjeç) | ||
Vendlindja | Ribeirão Pires, Brazil | ||
Gjatësia | 1.74 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Chelsea | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–2006 | Corinthians | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2007 | Corinthians | 16 | (2) |
2007–2013 | Shakhtar Donetsk | 140 | (20) |
2013 | Anzhi Makhachkala | 11 | (1) |
2013– | Chelsea | 228 | (34) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Brazil U20 | 11 | (0) |
2011– | Brazil | 70 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 qershor 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 nëntor 2019 |
Willian ka lindur Brazil dhe filloi karrierën e tij te Corinthians, përpara se të kalonte te Shakhtar Donetsk në gusht 2007 për 14 milion €. Në vitin 2013, ai ju bashkua Anzhi Makhachkalës para se të firmste me Çelsin në Premier Ligë.
Karriera me klube
RedaktoCorinthians
Redakto2006–07
RedaktoNë vitin 2007, pasi erdhi nga sistemi i të rinjëve, Willian filloi të luajë me skuadrën e parë të Corinthians, ku ai veshi edhe fanellën me numrin 10. Ai luaji shumë ndeshje, 16 prej të cilave në ligë ku arriti të shënojë edhe dy gola.
Shakhtar Donetsk
RedaktoSezoni 2007–08
RedaktoMë 23 gusht 2007, ai firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Shakhtar Donetsk për shumën e 14 Milion €.[1] Debutimi i tij me Shakhtar erdhi në fitoren 2–1 në ligë kundër Chornomorets Odesa më 15 shtator,[2] duke hyrë në fushën e lojës në vend të brazilianit tjetër Jádson në minutën e 57të. Goli i tij i parë me klubin erdhi më 31 tetor në një fitore 4–1 kundër Arsenal Kyiv në Kupën e Ukrainës.[2] Ai bëri debutimin e tij evropian në humbjen 3–0 në Ligën e Kampioneve kundër ekipit italian Milan më 6 nëntor, duke hyrë në fushë në minutën e 73të në vend të rumunit Răzvan Raț.[3] Ai e përfundoi sezonin e parë me 28 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku 20 prej tyre i luajti në kampionat, dhe shënoi vetëm një gol. Ai ndihmoi Shakhtarin të fitonte Premier Ligën dhe Kupën Ukrainase duke kompletur dopietën.[4] Ata e fituan ligën me vetëm tre pikë më shumë se rivalët e Dynamo Kyiv dhe gjithashtu i mundën ata 2–0 në finalen e Kupës Ukrainase.
Sezoni 2008–09
RedaktoWillian luajti në fitoren me penallti kundër Dynamo Kyiv në Superkupës Ukrainase më 15 korrik 2008, duke u zëvëndësuar nga Brandão pas 46 minutash.[5] Më 27 gusht, ai shënoi një gol në fitoren 3–1 kundër Dinamo Zagreb në Ligën e Kampioneve.[6] Më 1 nëntor, ai regjistroi golin e parë në ligë me Shakhtarin në një fitore 3–1 kundër Zorya Luhansk.[7]
Më 16 nëntor, William shënoi golin e vetëm në derbi kundër rivalëve të Dynamo Kyiv.[8] Në prill 2009, ai do ti jepte sërisht ekipit tre pikë me një tjetër gol, këtë herë në fitoren 1–0 kundër Chornomorets Odesa.[9] Ai luajti në fitoren 2–1 në kohën shtesë të Shakhtarit në finalen e Kupës UEFA kundër Werder Bremenit;[10] ai ndihmoi Shakhtarin që të ngrejë kupën e fundit UEFA përpara se emri t'i ndryshohej në UEFA Liga e Evropës. Ai luajti 52 ndeshje në sezonin 2008–09, duke shënuar edhe 8 gola. Ai luajti në të gjitha ndeshjet e kampionatit, përveç njërës duke shënuar edhe 5 gola. Ai gjithashtu shënoi 1 gol në ndeshjen e raundit të 16-tave të Kupës Ukrainase kundër Zakarpattia Uzhhorod me Shakhtarin që fitoi ndeshjen me rezultatin 4–1.
Sezoni 2009–10
RedaktoGoli i parë i sezonit për Willian në një fitore 6–1 në raundin e 32-tave të Kupës së Ukrainës kundër Dniester Ovidiopol më 15 gusht.[11] Ai u zëvendësua në kohën shtesë në humbjen 1–0 të Shakhtar kundër skuadrës spanjolle Barcelona në 2009 Superkupën e Europës më 28 gusht, ai u zëvendësua nga Julius Aghahowa në minutën e 90të të ndeshjes.[12] Më 17 shtator, ai shënoi golin e dytë në fitoren 4–1 kundër skuadrës belge Club Brugge në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Evropës.[13] Ai e përfundoi sezonin me 7 gola në 39 ndeshje, përfshirë 22 ndeshje dhe 5 gola në ligë. Ai ndihmoi skuadrën të fitonte Premier Ligën. Ata e përfunduan ligën me 77 pikë, 6 më shumë se rivalët e Dynamo Kyiv.[14]
Sezoni 2010–11
RedaktoWillian filloi sezonin me një gol në fitoren shkatërrimtare 7–1 kundër Tavriya Simferopol në superkupë më 4 korrik 2010.[15] Ai shënoi golin e parë në ligë në ndeshjen e parë të saj më 10 korrik në fitoren 2–0 Kryvbas.[16] Më 15 gusht, ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Karpaty Lviv, duke shënuar në fund të pjesës së parë.[17] Ai gjithashtu shënoi nj ëgol tjetë vendimtarë në fitoren tjetër 1–0 kundër Illichivets Mariupol më 29 gusht.[18] Më 8 Mars 2011, ai shënoi dy gola në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Romës, me Shakhtarin që fitoi ndeshjen 3–0 dhe kaloi në çerek-finale me rezultatin e përgjithshëm 6–2.[19] Ai luajti në fitoren 2–0 kundër Dynamo Kyiv në finalen e Kupës Ukrainase më 25 maj, duke u zëvëndësuar nga Alex Teixeira pas 77 minutash.[20] Ai e mbylli sezonin me 8 gola nga 42 ndeshje, përfshirë 23 ndeshje në ligë dhe 3 gola. Shakhtar ruajti titullin kampion në ligë duke e fituar atë me 72 pikë, 7 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë, Dynamo Kyiv. Ata gjithashtu fituan kupën dhe superkupën duke kompletuar tripletën.[21]
Sezoni 2011–12
RedaktoNë sezonin e tij të rradhës ai luajti 90 minuta në ndeshjen e superkupës kundër Dynamo Kyiv më 5 korrik, me Shakhtarin që fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1.[22] Më 19 tetor, ai shënoi golin e parë të ndeshjes në barazimin 2–2 kundër skuadrës ruse Zenit Saint Petersburg në Ligën e Kampioneve.[23] Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2–1 kundër Illichivets Mariupol më 10 mars.[24] Më 6 maj, ai luajti të 120 minutat e fitores 2–1 në kohën shtesë kundër Metalurh Donetsk në finalen e Kupës Ukrainase.[25] Ai e përfundoi sezonin me 6 gola, 5 në ligë, nga 37 ndeshje në të gjitha kompedicionet, ku 27 i luajti në ligë. Shakhtari siguroi titullin e Premier Ligës për herën e tretë rresht dhe Kupën Ukrainase për herë të dytë rresht.[26]
Sezoni 2012–13
RedaktoShakhtari e nisi sezonin me një fitore 2–0 kundër Metalurh Donetsk në superkupë, me Willian që nukishte pjesë e ekipit për këtë ndeshje.[27] Willian zhvilloi ndeshjen e parë të sezonit më 6 gusht në ndeshjen e javës së katërt të Premier Ligës, ku Shakhtari fitoi 4–0 kundër Volyn Lutsk;[28] ai zëvëndësoi golashënuesin Alex Teixeira pas 46 minutash. Më 19 gusht, ai shënoi golin e parë të sezonit dhe dhuroi dy asiste në fitoren madhore 5–1 kundër Chornomorets Odesa.[29] Willian shënoi të dy golat e Shakhtarit në humbjen 3–2 kundër Kampionëve Evropian Çelsit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve më 7 nëntor.[30]
Anzhi Makhachkala
RedaktoMë 31 janar 2013, Willian u transferua te Anzhi Makhachkala për një shumë e cila u raportua të ishte 35 milion €.[31][32] Ai fillimisht zgjodhi të veshë fanellën me numrin 10, por për shkak të kufizimeve të UEFAs që një lojtar duhet të mbajë numrin e përdorur në Ligën e Kampioneve për pjesën e mbetur të sezonit, ai ishte i detyruar të mbante fanellën me numrin 88 që kishte pasur te Shakhtar Donetsk.[33] Pasi lëvizi në Rusi, Willian tha se ishte i lumtur të bëhej pjesë e Anzhit dhe gjithashtu i uroi ish klubit të tij Shakhtar një sukses të madh në të ardhmen. Në debutimin e tij, Willian u dëmtua në një ndeshje të Ligës së Evropës kundër Newcastle United.[34]
Në gusht 2013, pas ristrukturimit në nivel biznesi, Anzhi nxori listën e largimeve për merkaton verore, ku pjesë ishte edhe Willian.[35]
Chelsea
RedaktoMë 25 gusht 2013, Çelsi njoftoi blerjen e Willian nga Anzhi për 32 milion £, kurse transferimi u zyrtaria tre ditë më pas.[36] Lojtari firmosi një marrëveshje pesë-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 22.[37] Ai bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 6 tetor në transfertën kundër Norwich City, duke shënuar një nga golat e fitores 3–1.[38] Goli i tij i dytë me Çelsin erdhi më 1 janar 2014 në një fitore 3–0 kundër Southampton.[39]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoSi pjestar i Brazilit U–20, ai bëri debutimin e tij Kampionatin e të rinjëve të Amerikës Veriore kundër Kilit më 7 janar 2007, ku Brazili fitoi ndeshjen.[40] Në 2007, ai gjithashtu u zgjodh për të luajtur me kombëtaren U–20 për të luajtur në 2007 Kupën e Botës U–20. Megjithatë, Brazili u eleminua në çerek–finale nga Spanja.
Më 10 nëntor 2011, Willian bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në një ndeshje miqësore kundër Gabonit.[41] Më 16 nëntor 2013, ai shënoi golin e parë me kombëtaren në një fitoren 5–0 kundër Hondurasit në Miami.[42]
Golat me kombëtaren
Redakto- Golat dhe rezultatet me kombëtaren Braziliane.
Nr | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 16 nëntor 2013 | Sun Life Stadium, Miami, Shtetet e Bashkuara | Hondurasi | 4–0 | 5–0 | Ndeshje Miqësore |
Statistikat
RedaktoKlubet
Redakto- Redaktuar më 11 Shkurt 2014. [43]
Performanca | Liga | Kupa | Kontinenti | Total | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Sezoni | Klubi | Liga | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola |
2006 | Corinthians | Série A | 5 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 81 | 0 |
2007 | 11 | 2 | 4 | 0 | 0 | 0 | 292 | 2 | ||
Brazil | 16 | 2 | 4 | 0 | 0 | 0 | 37 | 2 | ||
2007–08 | Shakhtar Donetsk | Ukrainian Premier League | 20 | 0 | 6 | 1 | 2 | 0 | 28 | 1 |
2008–09 | 29 | 5 | 63 | 1 | 17 | 2 | 52 | 8 | ||
2009–10 | 22 | 5 | 4 | 1 | 13 | 1 | 39 | 7 | ||
2010–11 | 28 | 3 | 54 | 34 | 10 | 2 | 43 | 8 | ||
2011–12 | 27 | 5 | 45 | 0 | 7 | 3 | 38 | 8 | ||
2012–13 | 14 | 2 | 2 | 1 | 6 | 4 | 22 | 7 | ||
Ukrainë | 140 | 20 | 27 | 7 | 55 | 10 | 222 | 37 | ||
2012–13 | Anzhi Makhachkala | Russian Premier League | 7 | 1 | 2 | 0 | 3 | 0 | 12 | 1 |
2013–14 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 4 | 0 | ||
Rusi | 11 | 1 | 1 | 0 | 3 | 0 | 16 | 1 | ||
2013–14 | Chelsea | Premier League | 17 | 2 | 5 | 0 | 5 | 0 | 27 | 2 |
Angli | 17 | 2 | 5 | 0 | 5 | 0 | 27 | 2 | ||
Karriera në total | 184 | 25 | 37 | 7 | 63 | 10 | 302 | 42 |
Kombëtarja
RedaktoKombëtarja Braziliane | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2011 | 2 | 0 |
2012 | 0 | 0 |
2013 | 2 | 1 |
Total | 4 | 1 |
Trofe
RedaktoCorinthians
Shakhtar Donetsk
- Ukrainian Premier League: 2008, 2010, 2011, 2012
- Kupa e Ukrainës: 2008, 2011, 2012
- Superkupa Ukrainase: 2008, 2010, 2012
- Kupa UEFA: 2009
Brazil U–20
- Amerika e Veriut Kampionati i të Rinjëve (1): 2007
Referime
Redakto- ^ "FC Shakhtar signed Willian" [FC Shakhtar firmos me Willian] (në ukrainisht). FC Shakhtar Donetsk. Marrë më 23 shtator 2012.
- ^ a b "Willian special matches" [Ndeshjet e veçanta të Willian] (në ukrainisht). FC Shakhtar Donetsk. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Milan 0 – 3" (në anglisht). Soccerway. 6 nëntor 2007. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Ukraine 2007/08" (në anglisht). RSSSF. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Dynamo Kyiv 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 15 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2022. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Dinamo Zagreb vs. Shakhtar Donetsk 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2014. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Zorya Luhansk 3 – 1" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Dynamo Kyiv 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Chornomorets Odesa 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Shakhtar Donetsk vs. Werder Bremen 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 shtator 2012.
- ^ "Odesa vs Shakhtar 1–6". Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2023. Marrë më 23 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Barcelona vs Shakhtar 1–0". Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2023. Marrë më 23 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Club Brugge vs Shakhtar 1–4". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2023. Marrë më 23 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine 2009/10" [Ukraina 2009/10]. Marrë më 23 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Tavriya 7–1". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2021. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Kryvbas". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Karpaty 1–0". Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2023. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Illichivets 1–0". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Roma: match report". Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dynamo vs Shakhtar 0–2". Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2020. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine 2010/11" [Ukraina 2010/11]. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Dynamo 1–3". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2021. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shakhtar vs Zenit 2–2". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2023. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Illichivets vs Shakhtar". Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2023. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Metalurh Donetsk vs Shakhtar 1–2". Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2020. Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine 2011/12". Marrë më 24 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Metalurh Donetsk vs. Shakhtar Donetsk 0 – 2" (në anglisht). Soccerway. 10 korrik 2012. Marrë më 24 shtator 2012.
- ^ "Volyn vs. Shakhtar Donetsk 0 – 4" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2022. Marrë më 24 shtator 2012.
- ^ "Chornomorets Odessa vs. Shakhtar Donetsk 1 – 5" (në anglisht). Soccerway. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2020. Marrë më 24 shtator 2012.
- ^ "Chelsea 3–2 Shakhtar Donetsk" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 24 shtator 2012.
- ^ "Chelsea miss out on Willian as Anzhi close in on deal" [Çelsi humbet Willian, Anzhi i afrohet marrëveshjes] (në anglisht). Metro. 31 janar 2013. Marrë më 23 gusht 2013.
- ^ "Anzhi signs Willian from Shakhtar" [Anzhi firmos me Willian nga Shakhtari] (në anglisht). Fox Sports. 1 shkurt 2013. Marrë më 23 gusht 2013.
- ^ "Виллиан выбрал номера 10 и 88". fcanji.ru (në rusisht). 2 shkurt 2013. Marrë më 2 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
- ^ "Willian delighted to sign for Anzhi Makhachkala" [Willian i kënaqur që ka firmosur për Anzhi Makhachkala] (në anglisht). Goal.com. 2 shkurt 2013. Marrë më 6 shkurt 2013.
- ^ "Tottenham and Chelsea transfer target Willian poised for bargain move as Anzhi slash budget" [Objektivi i merkatos së Tottenhamit dhe Çelsit Willian gati për lëvizjen e volitshëm si pjesë e shkurtimit të buxhetit të Anzhit] (në anglisht). Daily Mirror. 7 gusht 2013. Marrë më 23 gusht 2013.
- ^ "Willian: Chelsea confirm deal for Brazil midfielder" [Willian: Çelsi konfirmon marrëveshjen për mesfushorin brazilian] (në anglisht). BBC Sport. 25 gusht 2013. Marrë më 25 gusht 2013.
- ^ "WILLIAN TRANSFER COMPLETED" [Mbyllet transferimi i Willian]. chelseafc.com (në anglisht). Chelsea F.C. 28 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2013. Marrë më 28 gusht 2013.
- ^ "Norwich City 1–3 Chelsea" (në anglisht). BBC Sport. 6 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013.
- ^ "Chelsea 3-0 Southampton" (në anglisht). Premier League. 1 janar 2014. Marrë më 1 janar 2014.
- ^ "Willian - UEFA.com". Marrë më 21 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gabon 0 Brazil 2". Goal.com. 10 nëntor 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2018. Marrë më 16 gusht 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "A second half onslaught gave Brazil a fine 5–0 friendly victory over Honduras". Eurosport. 17 nëntor 2013. Marrë më 13 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Willian". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2009. Marrë më 21 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)