Xhamia e Mbretit (Elbasan)
Xhamia Mbret e njohur edhe si Xhamia e Sulltan Bajazitit, ndodhet në Elbasan. Ajo është një ndër më të vjetrat në Shqipëri.[1]
Xhamia Mbret (Elbasan) | |
---|---|
Lloji | Arkitekture |
Vendndodhja | Elbasan, Elbasan, Shqipëri |
Koordinatat | 41°06′50″N 20°04′52″E / 41.113889°N 20.081111°E |
Ndërtuar | Shek. XV |
Organi drejtues | DRKK Durrës |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 17.03.1948 e 16.02.1979 |
Nr. i referencës | EL084 |
Tipologjia | Përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri |
Xhamia Mbret u ndërtuar rreth 1492[2], gjatë sundimit të Sulltan Bajazitit të II. Ajo ndodhet në distancë të afërt me portën jugore të kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Është një monument i trashëgimisë kulturore të kategorisë së I që nga viti 1948, me vendim të Institutit të Shkencave. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "586 e 266/1 më 17.03.1948 e 16.02.1979".[3]
Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit.
Në vitin 2013, xhamia është restauruar plotësisht. Gjithashu minarja është ndërtuar e re.[4]
Historiku
RedaktoXhamia Mbret është njëra nga faltoret më të hershme të Shqipërisë ndërtuar rreth 1492 gjatë sundimit të Sulltan Bajazitit të II. Ajo është vendosur në të djathtë të rrugës që zë fill nga porta jugore. Mendohet se u ndërtuar pas Xhamisë së Hynqarit ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i II mbi portën e kalasë.[5]
Në shkrimin e tij mbi Elbasanin, Evlija Çelebiu përmend brenda kalasë një xhami të Gazi Sinan Pashës e cila sipas tij ishte ndërtesë e madhe por e vjetër dhe përdhese. Ai gjithashtu vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e jashtme nga çdo udhëtar e shëtitës, të cilët i kishin shkruar me dorën e tyre.[6]
Nga pikëpamja stilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti i II, në fund të shekullit XV në Përmet, Gjirokastër, Berat, Shkodër.
Arkitektura
RedaktoXhamia formohet nga hajati dhe salla e faljeve kuadratike në plane me përmasa 11.5 x 12.3 m, mbuluar me çati druri. Për të lehtësuar ndërtimin e faltores, tre kolona druri janë vendosur tërthor aksit të godinës. Në murin jugor është ndërtuar mihrabi, po në këtë anë ndodhet një mimbar. Në anën veriore, prara kolonës treshe ndodhet mafili prej druri. Xhamia merr dritë nga dritaret, dy për çdo mur, të vendosura në dy kate.[7] Të poshmet janë kuadratike. Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme janë të harkuara. Ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme një hark të verbër me majë, në formë lundre. Muratura me kluasonazh është tepër e rregull dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.
Me kluasonazh është ndërtuar dhe pjesa e poshtme e minaresë. Ajo është e ulët në lartësi, por kalon mjaft mirë trupin në ballkonin e sherifasë, me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështetet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi.
Xhamia ka në anën veriore një hajat me struktura druri, që duhet të jetë i vonë, me forma të huazuara nga arkitektura popullore e shek. XIX.
Për këtë Xhami parashikohen ndërhyrje të tjera restauruese, të cilat synojnë restaurimin e minares dhe trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues.
Shih edhe këtë
RedaktoReferime
Redakto- ^ Guntram Koch: DuMont-Kunst-Reiseführer Albanien. DuMont, Köln 1989, ISBN 3-7701-2079-5
- ^ Baçe Apollon, Meksi Aleksandër, Riza Emin, Karaiskaj Gjerak, Thomo Pirro (1980). Historia arkitekturës shqiptare. fq. 347.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRrethi i Elbasanit (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 shtator 2018. Marrë më 17 qershor 2017.
- ^ Elbasan, drejt përfundimit rikonstruksioni i Xhamisë Mbret
- ^ Sejjahatnamesi, Çelebi Evlija (1930). Shqipnija para dy shekujsh. Shkodra. fq. 104.
- ^ Sejjahtnamesi, Çelebi Evlija. Shqipnija para dy shekujsh. Shkodra. fq. 105.
- ^ Baçe Apollon, Meksi Aleksandër, Riza Emin,, Karaskaj Gjerak, Thomo Pirro (1980). Historia arkitekturës shqiptare. fq. 347.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)