Xhamia e Sinan Qatipit
xhami
(Përcjellë nga Xhamia e Çatip Sinanit - Ljevisha)
Xhamia e Jazixhi Sinanit ose e Qatip Sinanit apo Ljevishës është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor".
Xhamia e Çatip Sinanit - Ljevisha | |
---|---|
Lloji | Arkitekturore |
Vendndodhja | Prizren, Kosovë |
Ndërtuar | Shek.XIX |
Emri zyrtar: Monument /Ansambël | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Nr. i referencës | 370 |
Historia
RedaktoHyn ndër xhamitë më të vjetra dhe mendohet se është ndërtuar jo shumë kohë pas hyrjes së qytetit nën sundimin osman, dhe sipas Menakibit të myftiut prizrenas Mehmet Tahir efendiut shkruar në shek. 19, përcillet se Sinani ishte qatipi personal i një sulltani dhe se pas ndërtimit fillestar ajo është shkatërruar dhe ndërtuar disa herë. Gjatë regjistrimit të përgjithshëm të sanxhakut të Prizrenit është radhitur se për mesxhidin e Jazixhi Sinanit qe lënë vakëf një mulli, pra asokohe xhamia ka qenë e ndërtuar.[2]
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine
Referime
Redakto- ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
- ^ Miftari, Faik (27 qershor 2016). "Xhamia e Jazixhi Qatib Sinanit". mediaelire.net.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)