Xhamia e Et'hem Beut

monument kulturor në Shqipëri
(Përcjellë nga Xhamia e Ethem Beut)

Xhamia e Haxhi Et'hem Beut, është një xhami historike dhe monument kulture në mes të Tiranës, e cila nisi të ndërtohej nga stërnipi i Sulejman Pashës, Molla Beu i Petrelës rreth 1793 dhe e përfundoi i biri, Haxhi Et'hem Beu më 1238 H (1822/1823).[1]Xhamia ndodhet afersisht ne mes te Tiranes,prane sheshit Skenderbe.

Xhamia e Haxhi Ethem Beut
LlojiArkitekture
VendndodhjaTiranë, Shqipëri
Koordinatat41°19′40″N 19°49′10″E / 41.327806°N 19.819361°E / 41.327806; 19.819361
Ndërtuar1831
Stili arkitekturorosmane
Organi drejtuesIMK: Xhamia e Et'hem Beut
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
KriteretI
Përcaktuar24.05.1948
Nr. i referencësTR152
Xhamia e Et'hem Beut is located in Earth
Xhamia e Et'hem Beut (Earth)

Historia

Redakto

Mulla Beu, i cili hodhi themelet e kësaj faltoreje, arriti të mbarojë dhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të perjetonte zbukurimet dhe pikturimet në këtë xhami, pasi nderroi jetë më 1807. Biri i Mullait, Haxhi Et hem Beu i pasur me dije dhe pozite, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me piktura të xhamisë, ndërtoi tavanin e portrikun, dhe kështu mundi të përfundoje xhaminë më 1830-1831. Që pas kësaj kohe Azani filloi të dëgjohej nga kjo xhami 5 vaktet e ditës. Për arkitekin e kësaj xhamie nuk ka të dhëna, por mes popullit të Tiranës flitet se kanë qenë 2 qytetarë intelektualë të Tiranës, të quajtur Mulla Isuf Zorba dhe Mulla Halim Bulku. Një veçori e kësaj xhamie është futja e elementit të natyrës në dekoratimin e xhamisë. Salla e xhamisë është e ndarë në kate, në të cilat gjejmë natyra të qeta, të cilat ngjiten deri në kube. Kubeja e xhamisë me një pamje madhështore është e zbukuruar me "Ajetul Kursine", shkruar në formë spirale. Ndërsa në fund të kubesë janë shkruar të 99-të emrat e Allahut. Xhamia përmban 18 dritare, ka një mimber të madh prej druri. Në xhami gjithashtu gjendet dhe nafili, në të cilin falen gratë.

 
Portiko i Xhamisë së Et'hem Beut

Xhamia e Et'hem Beut aktivizohet çdo ditë dhe dyert e saj jane te hapura per te gjithe perfshire edhe femijet. Xhamia e Haxhi Et’hem Beut është monument kulture i kategorisë së I-rë, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24.05.1948. Në kohën që është ndërtuar xhamia bënte pjesë në kompleksin e ndërtimeve që përbënin qendrën e Tiranës. Përballë saj ndodhej Pazari, pranë saj kulla e sahatit që është pjesë e pandarë, në lindje xhamia e Sulejman Pashës 1614, në veri perëndim xhamia e Karapicëve. Xhamia e Et’hem Beut përbëhet nga salla e lutjeve, portiku që e rrethon atë nga lindja dhe veriu, si dhe minarja. Salla e lutjeve ka planimetri katrore dhe është ndërtuar me vellim unik mbuluar me kupolë. Hyrja për në sallën e lutjeve është në anën veriore. Kupola është gjysëm sferike dhe pa dritare. Portiku i xhamisë së Et’hem Beut në aspektin funksional ka shërbyer në krijimin e një ambienti me një mihrab të dytë në të cilin mund të faleshin ata që vinin më vonë apo nuk gjenin vend në sallën e lutjeve. Portiku ka në planimetri formën e shkronjës “L”, ndërsa nga jugu mbyllet me mur. Nga anët e tjera është i hapur me tri arkada mbi kolona, të cilat, në kontakt me muret janë gjysëm kolona. Portiku mbulohet nga një çati me konstruksion druri dhe tavan të rrafshët dërrasash. Minarja ndodhet në të djathtë të sallës së lutjeve dhe lidhet me të në dy nivele, në dyshemenë e sallës dhe atë të mafilit.

Pjesa e poshtme e minares është me seksion drejtëkëndësh. Mbi të vjen nj pjesë e ulët trung piramide shumë faqëshe. Mbi këtë, me një kornizë që ndjek ritmin e pjesës së sipërme fillon trupi i minares, i cili shkon deri tek kazani, duke u ngushtuar lehtazi. Mbi trupin e minares vjen kazani. Për daljen në kazan ka një portë të ngushte e të ulët. Shkallët brenda minares janë helikoidale prej gurësh dhe ndriçohen nga dritare të vogla si frengji.

Referime

Redakto
  1. ^ Machiel Kiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 380, 391. ISBN 9789290632429.