Xhensila Myrtezaj

Këngëtare shqiptare
This is the stable version, checked on 17 korrik 2024. 2 pending changes await review.

Xhensila Myrtezaj (lindur më 9 prill 1993) është një këngëtare shqiptare.

Xhensila Myrtezaj
Gjithashtu njohur siXhensila
Lindi9 prill 1993
OrigjinaShqipëria Tirana, Shqipëria
Zhanretpop, R&B, Pop Rock
Vitet aktik2007 -
Bashkëshorti(ja)
(m. 2017; divorcuar 2024)

Karriera

Redakto

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e njohur. Myrtezaj u bë e njohur falë talent show “Ethet e së premtes mbrëma”, Myrtezaj atëherë ishte 14 vjeç. Myrtezaj shtë një nga këngëtaret me vokalin më të ëmbël që ka skena shqiptare. Për një kohë shumë të shkurtër ajo rrëmbeu zemrat e publikut me këngën dhe stilin magjepsës, duke mos përmendur edhe çmime të cilat i ka fituar nëpër kompeticione muzikore. Myrtezaj ka marrë pjesë edhe në Top Fest me këngën “A më do”. Vitin e ardhshëm ajo morri pjesë në Top Fest 6 me këngën "Ekzistoj", por nuk mundi të shkoj në finale.

Në vitin 2010, Myrtezaj mori pjesë në Top Fest 7 me këngën "A Më Do?". Më 2011, ajo morri pjesë në Top Fest 8 me këngën "Engjelli Im", ku morri çmimin me këngën më të mirë në zhanrin Pop/R&B. Në dhjetor 2011, Myrtezaj mori pjesë në Festivali i 50-të me këngën "Lulet mbledh për hënën".

Në gusht 2012 ajo lansoi këngën "Da Da Da" shkruar nga Dr. Flori. Videoklipi është prodhuar nga Supersonic Production dhe u xhirua në Maqedoni.

Në gusht 2013, Myrtezaj publikon videoklipin "Liar", në bashkëpunim me Elgit Doda, shkruar nga Rozana Radi. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Në korrik 2014, Myrtezaj publikon videoklipin "Vespa", në bashkëpunim me Endri Prifti. Teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Në shtator 2015 Myrtezaj publikoi këngën "Ama dorën" në bashkëpunim me Mozzik.

Më 1 qershor 2018, Myrtezaj publikoi këngën "Çika Çika" në bashkëpunim me Ardian Bujupi që u shkrua nga Endrit Mumajesi dhe Ardian Bujupi. Videoklipi u prodhua nga Pro Video.

Jeta personale

Redakto

Në vitin 2011, Myrtezaj u fejua me aktorin dhe komedianin Besart Kallaku,[1] Besarti ka krijuar një lidhje shume te bukur me Myrtezajin dhe prej nje viti per kete histori dashurie ai ka qene mjaft i kujdesshem qe te mos ekspozohet. Miqte tregojne se lidhja mes tyre eshte e forte dhe çifti po perjeton momente shume te bukura dashurie. Megjithese jane treguar diskret, gjithsesi paparaci yne ka mundur te siguroje disa foto te Myrtezajit me Kallakun dhe siç e shikoni edhe vete djali i “Portokalli” i ka rene pikes me zgjedhjen e tij. E ku ka me mire per nje aktor te ri e te talentuar, se sa te kete ne krah nje vajze qe gjithashtu eshte ne fushen e artit dhe mbi te gjitha eshte shume e talentuar, por dhe shume e bukur. Ndërsa në shtator të vitit 2017 ato u martuan.[2] Në vitin 2018, më datë 12 korrik, Myrtezaj solli në jetë vajzën e saj me Besartin, e quajtur Ajka. Ajo ka edhe një motër më të madhe të quajtur Alba Myrtezaj. Në vitin 2024 Xhensila u divorcua me Besin. Shkak i divorcit ishin konfliktet që kishin ata në çift.[3]

Diskografia

Redakto
  • 2008 – "Kam frikë"
  • 2008 – "I vetmi"
  • 2009 – "Ekzistoj"
  • 2010 – "A me do"
  • 2011 – "Ëngjëlli im"
  • 2011 – "Dikush të do"
  • 2011 – "Lulet mbledh për hënën"
  • 2012 – "Edhe një herë"
  • 2012 – "Da Da Da"
  • 2012 – "Me ty jam"
  • 2012 – "Pranë njërit tjetrit"
  • 2013 – "Liar" (me Elgit Doda)
  • 2014 – "Jeton tek unë"
  • 2014 – "Vespa" (me Endri Prifti)
  • 2015 – "Ring the Alarm"
  • 2016 – "High Love"
  • 2016 – "Uh Baby" (me Kida)
  • 2017 – "Lova" (me Granit Dërguti & Mixey)
  • 2017 – "Si të jem mirë" (me Irkenc Hyka)
  • 2017 – "Çelësi i zemrës"
  • 2018 – "Çika Çika" (me Ardian Bujupi)
  • 2019- "Sekreti im" (me Pirro Cako)
  • 2019- "Paris"
  • 2020 - "Panorama" (me Ardian Bujupi)
Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Xhensila: Humori I Besit Eshte Nje Nga Armet E Tij Te Forta". Teksteshqip. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2012.
  2. ^ "Martohen Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku". Koha.net. Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2012.
  3. ^ "Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Ishim bërë si të huaj, nuk e prisja të ndodhte kjo situatë". gazetatema.net. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2017. Marrë më 15 korrik 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)