Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Zgjedhjet parlamentare të 'Kuvendit të Kosovës'[a] (shqip: Kuvendi i Kosovës, janë mbajtur gjashtë herë që nga viti 1999 më të fundit në qershor të vitit 2017. Kuvendi është institucion i sistemuar nga Kushtetuta e Kosovës, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe; 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara si në vazhdim:
- 10 ulëse për përfaqësuesit Serbët,
- 4 ulëse per përfaqësuesit Romët, Ashkalit dhe Egjiptjanët,
- 3 ulëse për Boshnjakët,
- 2 ulëse për Turqët,
- 1 ulëse për Goranët.
Që prej Luftës së Kosovës, vendi ka mbajtur gjashtë zgjedhje parlamentare, në vitin 2001, 2004, 2007, 2010, 2014 dhe së fundi në 2017. Dy zgjedhjet e para (2001, 2004) janë administruar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe (2007, 2010) janë monitoruar nga komuniteti ndërkombëtar, me OSBE-në dhe të tjera, duke përfunduar se këto zgjedhje ishin përgjithësisht të lira e të ndershme.
Kosova ka një sistem multi-partial, me shumë parti dhe sistem të përfaqësimit proporcional dhe vende të garantuara për përfaqësusit e pakicave, do të thotë se asnjë parti nuk do të ketë një shumicë parlamentare. (Përveç kësaj, një numër minimal të Ministrave janë dhe mbeten të rezervuara për Serbët dhe pakicat e tjera)
Zgjedhjet parlamentare (2017)
RedaktoData e zgjedhjeve: 11 qershor 2017
Numri i votuesve të regjistruar: 1,888,059
Pjesëmarrja në zgjedhje: 779,729 votues (41.3%)
Zgjedhjet ishin shkaktuar nga një mocion mosbesimi nga Nisma Socialdemokratee Fatmir Limaj, më 10 Maj 2017 me një votim 78 pro 34 kunder dhe 3 abstenim.
Emri i partisë (shkurtesa) | Votat | Përqindja |
---|---|---|
12 PDK, AAK, Nisma, Alternativa (PANA) | 245.627 | 33,74% |
35 Lëvizja VETËVENDOSJE! (LVV) | 200.135 | 27,49% |
16 LDK, AKR (LAA) | 185.884 | 25,53% |
Lista serbe | 44.499 | 6,11% |
Zgjedhjet parlamentare (2014)
RedaktoData e zgjedhjeve: 8 qershor 2014
Numri i votuesve të regjistruar: 1,799,023
Pjesëmarrja në zgjedhje: 734,055 votues (42.63%)
Emri i partisë (shkurtesa) | Votat | Përqindja |
---|---|---|
Partia demokratike e Kosovës (PDK) | 222.181 | 30,38% |
Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) | 184.594 | 25,24% |
LËVIZJA VETËVENDOSJE! (LVV) | 99.398 | 13,59% |
Aleanca për ardhërinë e Kosovës (AAK) | 69.793 | 9,54% |
Lista serbe | 38.199 | 5,22% |
Nisma për Kosovën | 37.680 | 5,15% |
Zgjedhjet parlamentare (2010)
RedaktoData e zgjedhjeve: 12 dhjetor 2010
Numri i votuesve të regjistruar: 1,632,276
Pjesëmarrja në zgjedhje: 706,317 votues (45.29%)
Emri i partisë (shkurtesa) | Votat | Përqindja |
---|---|---|
Partia demokratike e Kosovës (PDK) | 224,339 | 32.11% |
Lidhja demokratike e Kosovës (LDK) | 172,552 | 24.69% |
LËVIZJA VETËVENDOSJE! (LVV) | 88,652 | 12.69% |
Aleanca për ardhërinë e Kosovës (AAK) | 77,130 | 11.04% |
Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK | 50,951 | 7.29% |
Për më shum informata
RedaktoPër më shum informata, rezutate, statistika ju lutemi te vizitoni faqen zyrtare për Zgjedhjet në Kosovë.[1] Arkivuar 8 dhjetor 2018 tek Wayback Machine
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redaktohttp://www.kqz-ks.org/zgjedhjet-e-pergjithshme/ Arkivuar 8 dhjetor 2018 tek Wayback Machine