Zgjedhjet parlamentare parakohshme të vitit 1997, u mbajtën si rezultat i situatës së rënduar në Shqipëri, si pasojë e krizës piramidale. Data e mbajtjes së zgjedhjeve u publikua më 21 prill 1997. Më 23 qershor 1997 nënshkruan “Paktin për të Ardhmen e Shqipërisë”. Në zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.[1][2]
Zgjedhjet parlamentare shqiptare 1997

|
1996 ←
|
29 qershor 1997 6 korrik 2001
|
→ 2001
|
|
|
|
Misioni i OSBE i kryesuar nga Franz Vranitski i quajti këto zgjedhje "të pranueshme". Zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale), ku në total ish-komunistët e PS fituan plot 101 vende. Vëzhguesit i cilësuan "të kënaqshme dhe të vlefshme" por jo "të lira e të ndershme" duke iu referuar dhunës së ushtruar mbi përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Më 23 korrik, Sali Berisha u largua nga posti i Presidentit dhe u pasua nga Rexhep Meidani. Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Fatos Nano u betua dy ditë më vonë, më 25 korrik.
- |
-
|
---|
Numri i votuesve të regjistruar
|
1,947,235
|
Qytetarët që votuan
|
1,412,929 (72.56%)
|
Partitë politike që u futën në parlament dhe vendet që fituan:
Partia |
Vendet |
Proporcional |
Mazhoritar |
Shkurtimi
|
---|
Socialiste
|
101
|
22
|
79
|
PSSH
|
Demokratike
|
25
|
8
|
17
|
PDSH
|
Social-Demokrate
|
10
|
1
|
9
|
PSD
|
Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
|
4
|
1
|
3
|
PBDNJ
|
Balli Kombëtar
|
3
|
1
|
2
|
PBK
|
Aleanca Demokratike
|
2
|
1
|
1
|
PAD
|
Të tjera
|
10
|
6
|
4
|
-
|
Shpërndarja e vendeve sipas gjinisë :
Gjinia |
Numri
|
---|
Meshkuj
|
147 (94.84 %)
|
Femra
|
8 (5.16 %)
|