Zgjedhjet parlamentare parakohshme të vitit 1997, u mbajtën si rezultat i situatës së rënduar në Shqipëri, si pasojë e krizës piramidale. Data e mbajtjes së zgjedhjeve u publikua më 21 prill 1997. Më 23 qershor 1997 nënshkruan “Paktin për të Ardhmen e Shqipërisë”. Në zgjedhje morën pjesë 23 parti me 1050 kandidatë për 155 vende. Partia Demokratike në pushtet kishte kundërshtar kryesor aleancën opozitare të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate dhe Aleanca Demokratike.[1][2]
Misioni i OSBE i kryesuar nga Franz Vranitski i quajti këto zgjedhje "të pranueshme". Zgjedhjet u mbajtën me dy raunde, njëri më 29 qershor dhe tjetri më 6 korrik (ku zgjedhjet u përsëritën në 32 zona elektorale), ku në total ish-komunistët e PS fituan plot 101 vende. Vëzhguesit i cilësuan "të kënaqshme dhe të vlefshme" por jo "të lira e të ndershme" duke iu referuar dhunës së ushtruar mbi përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Më 23 korrik, Sali Berisha u largua nga posti i Presidentit dhe u pasua nga Rexhep Meidani. Kabineti i ri qeveritar i udhëhequr nga Fatos Nano u betua dy ditë më vonë, më 25 korrik.
^Dieter Nohlen; Philip Stöver (2010-05-31). Elections in Europe: A Data Handbook (në anglisht). Nomos Verlagsgesellschaft Mbh & Company. fq. 133. ISBN978-3-8329-5609-7.
^"Wayback Machine"(PDF). web.archive.org (në anglisht). 2018-12-03. 49-170. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2018. Marrë më 2022-10-28.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)