Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Zgjerimi i Tunelit të Nju Jorkut (gjithashtu Përmirësimi i Nju Jorkut dhe Zgjerimi i Tunelit ) është një kombinim i tuneleve hekurudhore dhe afrimeve nga New Jearsy dhe Long Island në Stacionin e Pensilvanisë në Midtown Manhattan .

Ajo u ndërtua nga Pensilvania Railroad ,(PRR) në fillim të shekullit të 20-të për të përmirësuar aksesin hekurudhor ,në të gjithë zonën më të madh të qytetit të Nju Jorkut ,

dhe të çonte në objektin e atëhershëm të pasagjereve të rinj te linjës, Stacioni i Pensilvanis .

Planifikimi

Redakto

PRR kishte konsoliduar kontrollin e saj mbi hekurudhat në New Jearsy me dhënien me qira të kompanis se bashkuar te hekurudhave në 1871, duke zgjeruar kështu rrjetin e saj hekurudhor nga Filadelfia, në veri në qytetin Xhersi. Megjithatë, kalimi i lumit Hudson mbeti një pengesë e madhe. Në lindje, rruga hekurudhore e Long Island (LIRR) përfundonte në lumin Lindor . Në të dyja situatat, pasagjerët duhej të transferoheshin në tragetet për në Manhattan . Kjo e vendosi PRR-në në disavantazh në krahasim me konkuentin e saj më të afërt, Hekurudhën Qendrore të Nju Jorkut, e cila tashmë i shërbente Manhattan-it përmes Stacionit të tij Grand Central .

Propozimet e hershme të tunelit dhe urës

Redakto

Plane të ndryshme për të ndërtuar një lidhje fizike përtej lumit Hudson, u diskutuan qenë vitet 1870 dhe si projektet e tunelit ashtu edhe të urave u morën parasysh nga hekurudhat dhe zyrtarët e qeverisë. Një projekt tuneli për Hekurudhën Hudson dhe Manhattan (H&M), një linjë tranziti i shpejtë, filloi në 1874 dhe hasi në pengesa serioze inxhinierike, financiare dhe ligjore. Projekti u ndërpre në 1880 pas një aksidenti shpërthimi që kushtoi 20 jetë. (Puna në projektin e tunelit H&M, i njohur më vonë si Tubat e Hudsonit në Uptown, vazhdoi me ndërprerje, por nuk u përfundua deri në vitin 1906, ai u hap për trenat e pasagjerëve në 1908).