Zhale
Varrezat Qendrore Zhale (sllovenisht: Centralno pokopališče Žale ), shpesh të referuara thjeshtë si Zhale, janë varrezat më të mëdha dhe qendrore në Lubjanë dhe Slloveni. Ato janë të vendosura në distriktin Bežigrad dhe menaxhohen nga Ndërmarrja Publike Zhale.
Historiku
RedaktoVarrezat janë ndërtuar në vitin 1906 prapa Kishës së Kryqit të Shenjtë. Varrimi i parë u mbajt në të njëjtin vit më 3 maj, kur prifti Martin Malensheku u transferua në Zhale nga varrezat e vjetra Navje .
Gjatë Luftës së Parë Botërore, shumë nga ushtarët e rënë nga të gjitha anët u varrosën në Zhale. Sidoqoftë, ata ishin të gjithë katolikë romakë, ndërsa protestantët, hebrenjtë dhe muslimanët u varrosën në Navje. Në 1923 autoritetet lejuan hebrenjtë dhe muslimanët të varroseshin edhe në Zhale, por vetëm në anën e jashtme të murit të varrezave.
Më 1931 u hap pjesa e re e varrezave (pjesa B). Aty u vendosën varrezat ushtarake italiane dhe shumë ushtarë italianë u rivarrosën nga pjesa A. Në të njëjtin vit u rregullua edhe pjesa hebraike e varrezave, megjithatë ajo ishte e ndarë nga pjesa kryesore me një gardh. Në vitin 1939 Osuari i Viktimave të Luftës së Parë Botërore u ndërtua nga arkitekti Edvard Ravnikar, ku u varrosën më vonë 5,258 të viktimave të kësaj lufte si dhe të konflikteve të shoqëruara.
Me rritjen e Lubjanës, nevoja për varre po rritej gjithashtu. Në vitet 1930 varrezat u shpallën varreza qendrore e Lubjanës dhe filloi planifikimi i zgjerimit të tyre. Meqenëse planet e arkitektit Ivo Spinçiç i pëlqyen autoriteteve, në vitin 1936 u dha një dizajn i ri nga arkitekti Jože Plečnik. Pjesa e re, me emrin Varrezat Plečnik Žale, u përfundua në 1942. Ka një arkitekturë të veçantë me hyrje monumentale me hark të madh, me kupola të ndryshme të vogla dhe disa ndërtesa shtesë.
Deri në vitin 1968, mbaheshin vetëm varime me arkivole, por në atë vit u ndërtua Krematoriumi Žale dhe u vunë në dispozicion edhe varrimet me urnë.
Në 1974 me ndërtimin e pjesës C, varrezat u zgjeruan përsëri. Pjesa C u projektua nga arkitekti Peter Kershevan. Në 1988 u hap pjesa D (Nove Žale, Zhale e Re) e projektuar nga Marko Mushiq.
Që nga viti 2008 varrezat kanë sipërfaqe 375,000 m 2 dhe përbëhen nga seksionet A, B dhe C në lindje të rrugës Tomačevo ( sllovenisht: Tomačevska cesta ), dhe seksioni D në perëndim të rrugës. Pjesa e pestë e varrezave, Plečnik Žale, nuk përdoret për varrime por për ceremonitë para varrimeve dhe aktivitetet e tjera shoqëruese. Më shumë se 150,000 njerëz janë të varrosur në Žale, rreth 2,000 prej tyre figura të shquara. E gjithë zona e Zhales është shpallur një monument kulturor i Sllovenisë.
Njerëz të shquar
RedaktoRreth 2,000 njerëz të shquar janë varrosur në varrezat Zhale, duke përfshirë:
- Fran Albreht, autor, redaktor dhe politikan
- Vera Albreht, poete
- Vladimir Bartol, shkrimtar
- Katja Boh, sociologe, politikane dhe diplomate
- Ivan Cankar, autor dhe aktivist politik
- Fran Saleški Finžgar, shkrimtar dhe prift
- Rihard Jakopič, piktor
- Davorin Jenko, kompozitor, autor i muzikës për himnin kombëtar serb
- Edvard Kardelj, udhëheqës komunist
- Dragotin Kette, poet
- Edvard Kocbek, poet, eseist dhe politikan
- Milan Komar, filozof
- Janez Evangelist Krek, politikan
- Dragotin Lončar, autor, politikan, historian
- Janez Menart, poet
- Josip Murn Aleksandrov, poet
- Lili Novy, poet
- Anton Peterlin, fizikant
- Leonid Pitamic, jurist
- Jože Plečnik, arkitekt
- Rudi Šeligo, shkrimtar, politikan dhe dramaturg
- Dominik Smole, shkrimtar dhe dramaturg
- Matej Sternen, piktor
- Gregor Strniša, poet
- Jernej Šugman, aktor
- Josip Vidmar, kritik letrar
- Milan Vidmar, inxhinier elektrik, lojtar shah dhe teoricien
- Angela Vode, politikane, autore, aktiviste feministe
- Gregor Žerjav, politikan
- Vitomil Zupan, shkrimtar
- Oton Župančič, poet
Koordinatat: 46°04′03″N 14°31′42″E / 46.067455°N 14.528424°E