Zhe (cirilike)
Zhe (Ж ж; shkrim dore: Ж ж ) është një shkronjë e shkrimit cirilik .
Zakonisht përfaqëson sibilantin retrofleks të shprehur /ʐ/ ( dëgjo ). Gjithashtu përdoret shpesh afër gërmës Д për të përafruar tingullin e shkronjës latine J në anglisht ⟨ДЖ⟩ .
Zhe latinizohet me simbolet ⟨zh⟩ ose ⟨ž⟩ .
Historia
RedaktoNuk dihet se si ka është krijuar gërma Zhe. Asnjë shkronjë e ngjashme nuk ekziston në greqisht, latinisht apo ndonjë alfabet tjetër të kohës, megjithëse ka disa ngjashmëri grafike me homologun e saj glagolitik Zhivete ⟨Ⰶ⟩ (Image: ) që përfaqëson të njëjtin tingull. Megjithatë, origjina e Zhivetës, si ajo e shumicës së gërmave glagolitike, është e paqartë. Një mundësi është që ajo të jetë formuar nga lidhaj e dy shkronjave hebraike Shin ⟨ש⟩, e poshtme e përmbysur. Zhe mund të rrjedhë gjithashtu nga shkronja koptike janjia ⟨Ϫϫ⟩, toeri që e mbështet edhe vlera fonetike ( janjia përfaqëson tingullin / d͡ʒ / në gjuhën kopte) dhe forma e shkronjës, të cilën homologia glagolitike Zhivete ⟨Ⰶ⟩ ngjan më afër.
Mund të jetë një ligaturë, e formuar nga kombinimi i dy shkronjave "K" (njëra mbrapsht) që ndajnë një brinjë të përbashkët.
Në alfabetin e hershëm cirilik emri i Zhe-së ishte живѣтє ( živěte ), që do të thotë "jetoni" (në mënyrën urdhërore).
Zhe nuk përdorej në sistemin numerik cirilik .
Përdorimi
RedaktoZhe-ja përdoret në alfabetet e të gjitha gjuhëve sllave që përdorin alfabetin cirilik, dhe në shumicën e gjuhëve josllave që përdorin këtë alfabet. Pozicioni në alfabet dhe tingulli i përfaqësuar nga shkronja ndryshojnë nga gjuha në gjuhë.
Gjuha | Pozicioni në alfabet | Tingulli i përfaqësuar | Romanizimi |
---|---|---|---|
bjelloruse | 8 | /ʐ/ | zh |
bullgare | 7 | /ʒ/ | zh |
maqedonase | 8 | /ʒ/ | ž |
ruse | 8 | /ʐ/ | zh |
serbe | 8 | /ʐ/ | ž |
ukrainase | 9-të | /ʒ/ | zh |
Uzbekistanase (1940–1994) | 8 | /dʒ/ ose /ʒ/ (vetëm në huazime ruse) | j |
mongole | 8 | /tʃ/ | j |
Kirgize | 8 | /dʒ/ | j |
Dungan | 8 | /ʐ/ | r |
gjuhë të tjera josllave | /ʒ/ |