Çrregullimet e personalitetit vartës

Personaliteti mund të definohet si tërësi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një person në jetën e përditshme. Në kondita të zakonshme është relativisht stabil dhe i parashikueshëm. Kur personi ka çrregullim të personalitetit kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa që vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i shkaktojnë vështirësi subjektive personit.[1]

Karakteristikat

Redakto

Individet me çrregullim te personalitetit vartes kanë nevojë të tepruar për të marrë kujdesin nga të tjeret që çon në sjellje të nënshtruar dhe në frikë të ndarjes, kanë vështirësi në marrjen e vendimeve të përditshme p.sh. çfarë këmishe të veshin apo si ta mbajnë çadrën pa nje numer të konsiderueshem të këshillave.

Zakonisht kjo sëmundje fillon ne moshën e hershme.[2]

 
Vincent Willem van Gogh 002

Veçoritë e personave me çrregullim te personalitetit vartës:

Simptomat

Redakto

Individët e prekur nga çrregullimi i personalitetit vartës shprehin një frikë të përhapur që çon në “clinging behavior" (sjellje e kapur) dhe zakonisht manifestohet në moshën e rritur të hershme. Kjo frikë u shkakton vështirësi në marrjen e vendimeve të përditshme pa një sasi të tepruar të këshillave dhe siguri nga të tjerët, vështirësi në inicimin e projekteve ose kryerjen e gjërave vet (për shkak të mungesës së vetëbesimit në gjykim ose në aftësitë dhe jo mungesa e motivimit ose energjisë), vështirësi të shprehin mospajtimin me të tjerët për shkak të frikës së humbjes së mbështetjes ose të miratimit.[3]

Këta individë në mënyrë që të marrin mbështetje nga të tjerët shkojnë deri në pikën e vullnetarizmit për të bërë gjëra që janë të pakëndshme, ndjehen në siklet ose të pafuqishëm kur jane vetëm për shkak të frikës së ekzagjeruar se nuk janë në gjendje për t'u kujdesur për veten e tyre dhe urgjentisht kërkojnë një marrëdhënie si një burim i kujdesit dhe mbështetjes kur një marrëdhënie e ngushte përfundon.

Raportet Sociale

Redakto

Raportet sociale te personat me çrregullim të personalitetit vartës janë të kufizuara me personat ndaj të cilëve janë të varur. Këta persona kanë tendencë të jenë pasiv dhe t’i lejojnë njerëzit e tjerë (shpesh një person tjetër) për të marrë iniciativën dhe përgjegjësi për fushat më të mëdha të jetës së tyre. Funksionimi i tyre në punë është i dëmtuar për shkak të paaftësisë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe pa mbikëqyrje.[4]

Zakonisht personat e rritur që vuajnë nga ky çrregullim varen nga prindi ose bashkëshorti lidhur me vendimet e veprimeve të tyre, janë këta persona që vendosin se ku ata duhet të jetojnë, çfarë lloj pune duhet të kenë dhe cilët fqinj t’i kenë shokë. Ndërsa adoleshentët e prekur zakonisht i lejojnë prindërit e tyre të vendosin për veprimet e tyre, se çfarë duhet të veshin, me kë duhet të shoqërohen, si duhet ta kalojnë kohën e tyre të lirë dhe në cilën shkollë apo kolegj duhet të marrin pjesë.

Trajtimi

Redakto

Trajtimi i personave me çrregullim te personalitetit vartës bëhet përmes psikoterapisë afatgjate me një terapist i cili ka përvojë në trajtimin e këtij lloj çrregullimi të personalitetit. Në disa raste mund të perdoren edhe medikamentet të cilat ndihmojnë lehtësimin e simptomave të veçanta shqetësuese dhe efekteve të mëdha negative. Poashtu antidepresantët mund të ndihmojnë në trajtimin e ankthit dhe depresionit që shpesh e shoqëron këtë çrregullim.[3][5]

Burimet e të dhënave

Redakto
  1. ^ "Dependent Personality Disorder" [Çrregullimet e personalitetit vartës]. www.mentalhealth.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2015. Marrë më 9 gusht 2018.
  2. ^ Kay, Jerald Kay (2006). Essentials of Psychiatry (në anglisht). American Psychiatric Pub. ISBN 9780470018545. Për më shumë shiko kapitullin 64.
  3. ^ a b Nabeel Kouka, MD, DO, MBA (2009), Chapter 14 "PSYCHIATRY for Medical Students and Residents" ISBN 978-1-5033-8124-7
  4. ^ Allison Hibbert, Alice Godwin, Frances Dear (2004), Chapter3 "Rapid Psychiatry" Adult psychiatric disorders ISBN 1-4051-13243
  5. ^ Roger P. Simon, David A. Greenberg, Maichael J. Aminoff (2003), "Neurologjia klinike" ISBN 978-608-229-208-3

Lidhje të jashtme

Redakto