Abedin Dino
Xhelal Abidin Dino (turqisht: Celal Abidin Dino; Stamboll, 23 mars 1913 - Paris, 7 dhjetor 1994) ka qenë piktor dhe karikaturist i shquar turk me prejardhje shqiptare nga Çamëria. I jetuar mes Stambollit, Gjenevës, Parisit, në Turqi ka qenë një nga themeluesit e “Grupit D” në Stamboll, që vlerësohet si fillimi i avangardës në pikturën turke. Pas një qëndrimi dyvjeçar në Moskë, më 1938 u vendos në Paris ku jetoi e krijoi deri në fund të jetës.
Në kryeqendrën franceze Dinos iu krijua mundësia të punojë dhe të ekspozojë për disa kohë pranë dy prej mjeshtërve më të shquar të pikturës botërore Pablo Picasso, Mark Chagall dhe, në vitin 1955, hapi ekspozitën e parë vetiake në Paris. Përveç Francës tablotë e Abidinit u ekspozuan në Nju Jork, Amsterdam, Cyrihu, Kaliforni, Moskë, Venedik, Romë, Stamboll, Athinë, Danimarkë, etj., dhe asnjëherë në Tiranë. Në një nga enciklopeditë e pikturës franceze A. Dino cilësohet si një nga avangardistët e pikturës së shekullit të XX-të në Paris.
Nga Dinollarët kanë dalë edhe dy piktorë të tjerë të shquar në Turqi, Arif Dino (vëllai i Abidinit) i cili jetoi dhe krijoi në Stamboll dhe në Paris, si dhe Ali Dino (1890-1938), një nga piktorët më të njohur në Greqinë e viteve ’30-të.
Biografia
RedaktoU lind më 23 Mars 1913 në Stamboll, i pesti nga fëmijët e Rasih beut dhe Safete Gazi Turhanit, pas Arifit, Aliut, Ahmetit dhe motrës Lejlasë.[1] I ati ishte i biri i Abedin Pashës, zyrtar i lartë i Perandorisë Osmane, dhe vetë ishte drejtor i investimeve publike (tr. “Divanı Muhasebat Reisi”); ndërsa e ëma ka qenë shumë e dhënë pas muzikës, pikturës dhe letërsisë. Në shtator të 1913 familja e tij u vendos në Gjenevë. Pas Luftës së Parë Botërore kaluan në Paris dhe më 1925 u kthyen në Stamboll përmes Korfuzit.[2]
Nisi shkollën në Robert College, por e la pasi i ndërruan jetë prindërit për të siguruar jetesën me kaligrafinë, pikturën dhe karikaturat. Vizatimet e tij të para të botuara dolën te gazeta Yarin dhe revista Artist. Gjatë këtyre viteve i dizenjoi ballinën dhe i pajisi me ilustrime vëllimet me poezi "Sesini Kaybeden Şehir" (sq. Qyteti që humbi zërin e vet, 1931) dhe "Bir Ölü Evi" (Shtëpia e të vdekurve, 1932) të lirikut Nâzım Hikmet.[2] Më 1933 ai dhe 5 piktorë të rinjë inovativ e themeluan “Group D”, e cila ka mbajtur shumë ekzivita të punës së tyre.[3]
Më 1933 drejtori sovjetik Sergei Jutkeviç, i cili e kishte bërë një film për Ankaranë, e ftoi Dinon te studiot Lenfil në Leningrad dhe me inkurajimin e Ataturkut Dino pranoi. Në Leningrad ai punoi si dizajnues i peizazheve dhe si asistent regjisor në plot studio filmike dhe e ka bërë regjinë e një filmit të quajtur “Miners” në Moskë, Kiev dhe Odesa. Shkurt pas kthimit në Turqi, ai shkoi në Paris, ku punoi prej 1937 deri më 1939. Atje takoi shumë artistë të njohur si Gertrude Stein, Tristan Tzara dhe Picasso-n.[3]
Pasi u kthye përsëri në Stamboll ai morri pjesë në “Harbor Exhibition”, ku u ekspozuan piktura të peshkatarëve dhe barkëtarëve të punuara nga piktorë të njohur turk të asaj kohe. Ekspozita ka nxitur interesin e publikut dhe atë vit Dinos iu kërkua ta dizajnonte pavijonin turk te Panairi botëror i Nju-Jorkut-ut me 1939. Ndërkohë ai publikonte artikuj dhe karikatura tek gazetat kryesore të asaj kohe, studionte një qasje tjeter ndaj realizmit bashkë me vëllaun e tij më të vjetër poet Arif Dino.[3]
Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai bëri vizatime të inspiruara prej konfliktit, por trajtimi i tij i subjekteve politike gjatë kohës së luftës ka shkaktuar pakënaqësi dhe më 1941 komanda e ligjit ushtarak të Stambollit e kanë dëbuar atë dhe vëllaun e tij në Anadollinë juglindore, ku gjyshi i tyre kishte qenë kryetar. Këto vite dëbimi kanë qenë shumë produktive për Dinon. Përderisa gruaja e tij Gyzin Dino ka jep mësim gjuhën frënge tek shkolla e mesme Adana, ai punonte për gazetën vendore, TurkSozu. Ai shkruante artikuj dhe bënte vizatime që e ilustronin jetën e vështirë dhe kushtet e unës së punëtorëve agrikultural në regjion. Këtu e shkruajti ai dramën “Bald” dhe “Heirs” dhe filloi të bënte skulptura. Më 1951 atij i është lejuar ta lë Turqinë, kështuqë ai së pari shkoi në Romë, Itali, ku qëndroi nëntë muaj para se të zhvendosej në Paris më 1952.[3]
Ditët e Parisit
RedaktoÇifti së pari u vendosën në një studio apartment në katin më të lartë të apartmanit të Max Ernst pastaj më vonë në një banesë të vogël në L’Eure. Për 8 vjetë prej 1954 Abedin Dino morri pjesë ne ekzibitat “Salon de Mai” në Paris, përderisa Guzin Dino prodhoi programe për radion franceze, ka dhënë mësim turqisht ne Departamentin e Gjuhëve Orientale të Sorbonne dhe ka bërë përkthime franceze të literaturës turke.[3]
Mjeshtër i vizatimi
RedaktoAbedin Dino ka qenë i interesuar në gjithëçka që ka qenë e gjallë. Ai i ka pasur dy tema të preferuara: duart dhe lulet. Në një libër me vizatime të vogla, të cilin e bëri për gruan e tij Guzin Dino, vërehen shenja të vogla të dashurisë dhe sensit të solidaritetit. I quajtur “Guzin’s Abidins”, ky libër përmban vizatime dhe ese të bëra nga Abedin Dino.
Emri i tij përmendet në shumë galeri dhe muze të ndryshëm, në poema, në tekstë të këngëve ose në një libër. Ai jo vetëm që është njëri ndër pionerët e pikturës moderne turke, ai gjithashtu ka prodhuar shumë vepra në fusha të ndryshme si karikaturë, skulpturë, qeramikë, kinema dhe literaturë. Dino vdiq më 7 dhjetor 1993 në spitalin Villejuif në Paris. Trupi i tij shtrihet në varrezat Asiyan në Stamboll.[3]
Referime
Redakto- ^ "The Life and Work of Artist Abidin Dino". artsandculture.google.com (në anglisht). Marrë më 13 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ a b "Abidin Dino hayatı ve eserleri". grafikakademisi.com (në turqisht). 24 shtator 2006. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2010. Marrë më 14 dhjetor 2021.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 19 gusht 2010 (Ndihmë!) - ^ a b c d e f "Biyografi.info". Biyografi.info.