Agron Llakaj
Agron Llakaj (lindur më 24 prill 1960) është aktor, humorist, këngëtar, producent dhe personalitet televiziv shqiptar. Ai është krijuesi i emisionit komedik Al Pazar, dhe që prej 2019 moderator i emisionit satirik Fake Off.
Agron Llakaj | |
---|---|
Lindur | Memaliaj, Gjirokastër, Shqipëri | 24 prill 1960
Mediumi | Televizioni, muzika, komedia |
Kombësia | Shqiptar |
Arsimi | Akademia e Arteve |
Vitet aktive | 1978-present |
Gjinia | Imitime parodike, komedi |
Bashkëshorti/ja | Kostandina Llakaj[1] |
Jeta e hershme
RedaktoAgron Llakaj lindi në qytetin e Memaliajt të qarkut të Gjirokastrës më 24 prill 1960. Ai përfundoi shkollimin e lartë në Akademia e Arteve në Tiranë mes viteve 1987 dhe 1991.[2]
Karriera
RedaktoFillimet artistike i ka në lëvizjen amatore në shtëpinë e kulturës së Memaliajt nga viti 1978 deri në 1987, si këngëtar dhe parodist, më vonë u bë i njohur në zhanrin e imitimit, zakonisht duke imituar komentatorët e futbollit dhe folësit e lajmeve po aq sa shumë emra të mirënjohur nga ekrani dhe humori. Përgjatë kësaj periudhe Agron Llakaj ishte i ftuar special në estradën profesionale të Gjirokastrës për gjashtë muaj, dhe mori pjesë në emisionin televiziv Bashkë me Ju, në të cilin u bë i njohur nga publiku i përgjithshëm shqiptar.[2]
Aktivitetet e tija kanë qenë intenzive si i ftuar në programet 12 në Hollywood, 12 Vallëzime Pa Një të Shtunë, Rreth Fatit për 12 Javë, etj.
Ai njihet për imitimin e personaliteteve politike si Sali Berisha, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, etj. Llakaj ka qenë prezent në emisione televizive si Telebingo gjatë viteve 1996 deri në 2003. Ai ishte bashkëregjisor i filmit Titaniku në TV Klan më dhjetor 1998.[3]
Nga 2003 deri 2010, ai ishte drejtor artistik, moderator, dhe aktor i emisionit humoristik Portokalli të Top Channel-it. Nga 2011 deri 2012 ishte moderator i emisionit kuiz Kush do të bëhet milioner?. Nga 2012 deri 2019, ai ishte autor, regjisor, skenarist dhe aktor i emisionit humoristik Al Pazar, dhe që prej dhjetor 2019 ai drejton emisionin satirik Fake Off bashkë me Xhevahir Zenelin.[4][5]
Llakaj e ka një galeri të pasur të personazheve me humor, si Xha Temja, Aneja, Jorgaq fotografi, Sul agjenti, Fiqo, Visho, e të tjerë.
Ai u dekorua në 2010 nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin "Mjeshtër i Madh".[6]
Referime
Redakto- ^ gazetar_lauerta (2020-12-01). "Gruaja e tij feston sot datëlindjen, Agron Llakaj i bën dedikimin e veçantë". Vizion Plus (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-04-20.
- ^ a b "Rrëfehet Agron Llakaj, nxjerr "sekretet" e jetës private dhe profesionale: Ja pse refuzoj çdo ofertë dhe qëndroj në "Vizion Plus"". sot.com.al. 7 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2023. Marrë më 20 prill 2023.
- ^ "Agron Llakaj shkruan libër autobiografik". Panorama Online. 11 shkurt 2012. Marrë më 2 dhjetor 2023.
- ^ "FAKE OFF". Vizion Plus. Marrë më 2 dhjetor 2023.
- ^ "A do largohet nga Vizion+? Agron Llakaj flet për ofertën nga Top Channel". Lapsi.al. 6 qershor 2018. Marrë më 2 dhjetor 2023.
- ^ "Llakaj dekorohet me Urdhrin "Mjeshtër i Madh"". Telegrafi.com. 29 prill 2010. Marrë më 2 dhjetor 2023.