Ahmed Cevdet Pasha (22 mars 1822 – 25 maj 1895)[2] ka qenë një studiues, intelektual, burokrat, administrator dhe historian osman, i cili qe një figurë e shquar në reformat e Tanzimatit të Perandorisë Osmane. Ai ishte kreu i komisionit të Mexhelesë që kodifikoi ligjin islam për herë të parë në përgjigje të perëndimizimit të ligjit.[3] Ai shpesh konsiderohet si një pionier në kodifikimin e një të drejte civile të bazuar në sistemin ligjor evropian. Mexheleja mbeti e paprekur në disa shtete moderne arabe në fillim dhe në mes të shekullit të 20-të.[4] Krahas turqishtes, zotëronte arabisht, persisht, frëngjisht dhe bullgarisht. Ai shkroi libra të shumtë mbi historinë, ligjin, gramatikën, gjuhësinë, logjikën dhe astronominë.[5]

Ahmed Xhevdet Pasha
Personal
Lindur22 mars 1822
Vdekur25 maj 1895 (73 vjet)
Kostandinopojë, Perandoria Osmane
FejaIslam
KombësiaOsman
FëmijëAli Sedat
Fatma Alije
Emine Semiye
EmërtimiSunni
JurispodencaHanefi[1]
Puna (ët) e dukshmeMecelle, Târîh-i Cevdet
("Historia nga Xhevdet Pasha")
ProfesioniHistorian, burrë i shtetit, sociolog, ligjvënës

Për disa vite të mira qe eprori i Pashko Vasës, kur ky qe në fillimet e karrierës së vet në administratën osmane.

Jeta e hershme

Redakto

Ahmed Xevdet Pasha lindi në vitin 1822 në LofçaBullgarisë Osmane. Ai vinte nga familja e shquar e Yularkiranoglu që i kishte shërbyer shtetit dhe besimit si zyrtarë ushtarakë, administrativë dhe fetarë.[6] Ishte dëshira e gjyshit të tij, Haxhi Ali Efendiut, që Ahmedi të ndiqte një karrierë në radhët fetare, ilmije. Ahmed ishte emri i tij origjinal; emri "Cevdet" (Xhevdet) iu dha nga mësuesi i tij Süleyman Fehim Efendi në vitin 1843.[7]

Arsimi

Redakto

Ahmed Xhevdet filloi shkollimin në moshë shumë të hershme. Ai filloi me studimin e gramatikës arabe nga Hafız Ömer Efendi, i cili ishte muftiu i Loveç në atë kohë. Me përparimin e tij të shpejtë të demonstruar, Ahmedi u njoh shpejt me shkencat islame. Në vitin 1836, ai filloi të lexonte me Haxhi Eshref Efendiun, zëvendësgjyqtarin e Loveç, i cili kishte një djalë në moshën e Ahmed Xhevdetit.[6] Këta dy djem, të cilët të dy quheshin Ahmed, u bënë të famshëm si Ahmet Xhevdet Pasha dhe Ahmed Midhat Pasha. Deri më tani, arsimi i tij fillor kishte ndjekur modelin tradicional musliman osman, duke u marrë përmes studimeve joformale me ulematë vendas.[6]

Në vitin 1839, pasi mbaroi shkollën fillore në Lofçë, arsimimi i Ahmedit mori një kthesë më të avancuar. Ai u transferua në Kostandinopojë (tani Stamboll), studioi teologji, matematikë, gjeologji dhe astronomi. Ai mësoi letërsinë arabe në disa medrese dhe mori një diplomë, ixhazet, e cila e kualifikoi për të shërbyer në një pozitë në Ilmije.[7][2] Ahmedi gjithashtu studioi persisht nën Mehmed Murad Efendi (vdiq më 1848) dhe Süleyman Fehim Efendi, duke studiuar divanet e Orfi Shirazit dhe Showkatit (vdiq më 1695/6).[7] Në vitin 1844, Ahmedit iu dha leja për të mësuar Mesnevin e Rumit.[7] Pas vdekjes së mësuesit të tij Süleyman Fehim Efendi më 1845, Ahmedi përfundoi një komentim turk për divanin persian të Saib Tabrizit.[7]

Ahmedi gjithashtu studioi shkencat matematikore në Shkollën Perandorake të Inxhinierisë Ushtarake (Hendesehâne).[6] Përveç kësaj, ai zhvilloi një interes në shkencën e historisë si një studim i përvojës njerëzore me anë të vlerësimit kritik të burimeve.[2] Ai madje vazhdoi t'i plotësonte interesat e tij me studime të së drejtës islame, franceze dhe ndërkombëtare, para moshës 30-vjeçare.[2]

Bibliografia

Redakto
  • Özgüdenli, Osman G. (2008). "Jevdet Pasha" (në anglisht). fq. 639–640.

Referime

Redakto
  1. ^ Kızılkaya, Necmettin. "An Outline of the Historical Evolution of Qawā ‘id Literature in Islamic Law." American Journal of Islamic Social Sciences 28, no. 1 (2011): 76-105.
  2. ^ a b c d Shaw, Stanford Jay, and Ezel Kural Shaw. "The Era of Modern Reform: The Tanzimat, 1839-1876." History of the Ottoman Empire and Modern Turkey ... Vol. 2. Cambridge: Cambridge UP, 1977. 64–66. Print.
  3. ^ Donohue, John J., and John L. Esposito. Foreword. Islam in Transition: Muslim Perspectives. New York: Oxford UP, 2007. N. pag. <http://www.isam.org.tr/documents/_dosyalar/_pdfler/islam_arastirmalari_dergisi/sayi19/154_156.pdf>.
  4. ^ Van Eijk, Esther (2016). Family Law in Syria, Patriarchy, Pluralism and Personal Status Law (në anglisht). I.B. Tauris. ISBN 978-1-78453-334-2.
  5. ^ Özgüdenli 2008.
  6. ^ a b c d Chambers, Richard L. "The Education of a Nineteenth-Century Ottoman Alim, Ahmed Cevdet Pasa." International Journal of Middle East Studies. 4th ed. Vol. 4. New York: Cambridge UP, 1973. 440-64. Stampa:Jstor
  7. ^ a b c d e Özgüdenli 2008, ff. 639–640.