Andrea Bertolacci

futbollistë italian

Andrea Bertolacci (lindur më 11 Janar 1991) është një futbollistë italian i cili luan si mesfushor. Ai gjithashtu ka zhvilluar edhe një paraqitje me kombëtaren italiane.

Andrea Bertolacci
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAndrea Bertolacci
Datëlindja11 janar 1991 (33 vjeç)
VendlindjaRomë, Itali
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
pa ekip
Numri91
Karriera me të rinjtë
2006-2010Roma
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2012Roma0(0)
2010–2012Lecce (huazim)43(6)
2012–2015Genoa88(12)
2015-2019Milan44(2)
2017–2018Genoa (huazim)33(1)
Karriera ndërkombëtare
2006Italia U162(0)
2008Italia U174(0)
2009Italia U181(0)
2009–2010Italia U197(0)
2010–2011Italia U202(0)
2011–2013Italia U217(1)
2014–Italia5(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 Korrik 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 5 Janar 2017

Karriera me klube

Redakto

Bertolacci filloi karrierën e tij me akademinë e Romës. Në Janar 2010, ai u dërgua në huazim te klubi i Serie A, Lecce. Ai shënoi për herë të parë me Leccen kundër Juventusit në një ndeshje ku ai shënoi një dygolësh. Në verën e vitit 2010, Lecce e zgjati huazimin e tij dhe gjithashtu mori edhe një lojtar tjetër nga Roma, mbrojtësin Simone Sini.

Më 11 Qershor 2011, Lecce përdori mundësinë për të blerë 50% të të drejtave të lojtarit për shumën e 500,000 . Megjithatë, Roma ushtroi të drejtat e tij kundër shifrës 500,000 mijë €. Kështu, Lecce mori 500,000 € për huazimin e tij.[1] Pas kësaj, Bertolacci u huazua te Lecce edhe për një sezon tjetër, me qëllim për të luajtur më shumë dhe për të fituar më shumë eksperiencë.

Bertolacci shënoi kundër klubit të tij parësor në humbjen 2–1 më 20 nëntor 2011. Në 30 qershor 2012, Bertolacci u rikthye te Roma. Në verën e vitit 2012, ai ishte përfshirë në marrëveshjen e klubit për të blerë grekun e Genoas Panagiotis Tachtsidis. 50% e kartonit të Bertolaccit u shitën për 1 milion € kurse 50% të kartonit të Tachtsidis u shitën për 2.5 milion €.[2]

Më 20 qershor 2014, Roma dhe Genoa rinovuan kontratën e tyre të bashkpronësisë për Bertolaccin.[3]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Bertolacci filloi karrierën e tij ndërkombëtare në turnamentin U–16 ndërkombëtarë të Val-de-Marne.[4] Ai luajti në të treja ndeshjet e kualifikuese të raundit elitë të Kampionatit Europian U–17 në vitin 2008, me Italinë e cila dështoi për t'u kualifikuar. Ai u promovua në kombëtaren U–19 në Janar 2009, duke luajtur dy herë në ndeshjet e kualifikuese të Kampionatit Europian U–18 në vitin 2010 dhe një herë në ndeshjet kualifikuese të raundit elitë. Ai gjithashtu u zgjodh për të luajtur në finalet e turnamentit, duke luajtur dy herë si titullar. Në sezonin 2010–11, ai luajti dy ndeshje me skuadrën U–20 në turnamentin e katër kombeve.

Në Prill 2011, ai mori thirrjen e parë nga kombëtarja U–21.[5] Megjithatë, ai u dëmtua dhe humbi ndeshjen miqësore.[6] Më 10 gusht 2011, ai bëri debutimin e tij me kombëtaren U–21 në një ndeshje miqësore kundër Zvicrës U–21.

Më 11 Qershor 2013, Bertolacci shënoi golin e barazimit në minutën e 94të – goli i tij i parë me kombëtaren U–21 – kundër Norvegjisë2013 Kampionatin Evropian U–21 duke i siguruar Italisë kalimin e grupit.[7][8] Italia arriti në finale, ku Bertolacci nuk luajti.[9]

Më 9 nëntor 2014, ai u thirr nga trajneri Antonio Conte për në skuadrën e parë të Italisë për ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2016 kundër Kroacisë dhe për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë.[10] Ai bëri debutimin e tij më 18 nëntor duke luajtur 70 minuta në fitoren 1–0 kundër Shqipërisë në Stadio Luigi Ferraris.[11]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 11 janar 2015[12][13]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Lecce 2009–10 6 0 0 0 6 0
2010–11 9 3 1 1 10 4
2011–12 28 3 0 0 28 3
Gjithsej 43 6 1 1 0 0 0 0 44 7
Genoa 2012–13 29 4 0 0 29 4
2013–14 25 2 1 0 26 2
2014–15 16 1 1 0 17 1
Gjithsej 70 7 2 0 0 0 0 0 72 7
Gjithsej karriera 113 13 3 1 0 0 0 0 116 14

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 11 janar 2015[14]
Kombëtarja italiane
Viti Ndsh Gola
2014 1 0
2015 0 0
Total 1 0

Referime

Redakto
  1. ^ "OPERAZIONI DI MERCATO CONCLUSE AL 24 GIUGNO 2011" [Operacionet në merkato më 24 qershor 2011] (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 24 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 shtator 2015. Marrë më 11 qershor 2012.
  2. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF) (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 gusht 2014. Marrë më 11 janar 2015.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Genoa, rinnovate le comproprietà di Bertolacci e Boakye". Ilsecoloxix.it (në italisht). 20 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2014. Marrë më 11 janar 2015.
  4. ^ "COMUNICATO STAMPA" [Komunikatë për shtyp] (PDF). FIGC (në italisht). 27 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 25 gusht 2012. Marrë më 12 shtator 2010.
  5. ^ "Capuano, Bertolacci and Forestieri newcomers for friendly against Russia" [Capuano, Bartolacci dhe Forestieri të ardhurit e rinjë për miqësoren kundër Rusisë]. FIGC (në anglisht). 8 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2016. Marrë më 7 korrik 2011.
  6. ^ "A Padova contro la Russia. Ferrara: "Tappa importante per il futuro"". FIGC (në italisht). 12 prill 2011. Arkivuar nga origjinali më 3 tetor 2016. Marrë më 7 korrik 2011.
  7. ^ "Convocazioni e presenze in campo: Bertolacci Andrea" [Thirrjet dhe paraqitjet]. FIGC (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2014. Marrë më 3 shtator 2014.
  8. ^ Josh Hershman (11 qershor 2013). "Late Bertolacci goal denies Norway top spot" [Goli i vonë i Bertolaccit i mohon Norvegjisë vendin e parë] (në anglisht). UEFA. Marrë më 3 shtator 2014.
  9. ^ Tom Kell (18 qershor 2013). "Thiago treble helps Spain retain Under-21 crown" [Tripleta e Thiago ndihmon Spanjën të ruajë kurorën e nën-21] (në anglisht). UEFA. Marrë më 3 shtator 2014.
  10. ^ "Liverpool's Mario Balotelli recalled to Italy squad for Euro qualifier" [Mario balotelli i Liverpoolit rithirret në ekipin e Italisë për kalifikuesen e UEFA Euro]. The Guardian (në anglisht). Press Association. 10 nëntor 2014. Marrë më 10 nëntor 2014.
  11. ^ "Shqipëria dinjitoze, humbje fatkeqe në Xhenova". Panorama Sport. 18 nëntor 2014. Marrë më 18 nëntor 2014.
  12. ^ "Andrea Bertolacci" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.
  13. ^ "Football : Andrea Bertolacci" (në anglisht). Football Database. Marrë më 30 tetor 2014.
  14. ^ Andrea Bertolacci | National Football Team

Lidhje të jashtme

Redakto