Dorëshkrimi i Ungjillit të Elbasanit

(Përcjellë nga Anonimi i Elbasanit)

Dorëshkrimi i Ungjillit të Elbasanit është një përmbledhje përkthimesh e shek. XVIII të Dhjatës së Regjuhën shqipe[1]. Megjithëse autori njihet më së shumti si Anonimi i Elbasanit, sipas Mahir Domit dhe Robert Elsie të dhënat gjuhësore dhe historike tregojnë se është vepër e Gregorit nga Durrësi.[2] Emri i një Papa Totasi të panjohur gjendet i shkruar përmbi ballinë me të njëjtën bojë si teksti, për këtë arsye teksti i atribuohet Totasit për nga pronësia, në mos fare për nga autorësia e dorëshkrimit.[3][4][5][6][7]

Punimi mendohet të jetë vepra më e vjetër e literaturës ortodokse shqiptare dhe përkthimi i parë i Biblës në shqip. Sipas Elsie dorëshkrimi u krijua më 1761, pak para se Gregori të bëhej Mitropolit i Peshkopatës së Durrësit (1762-1772). Selia e arqipeshkëvisë atbotë qe në Kishën e Shën Jon VlladimiritShijonElbasanit.

Dorëshkrimi përbëhet nga 30 fletë pa numër, 59 faqe të përkthimit biblik me format 10 x 7 cm. Alfabeti i përdorur është ai i Elbasanit, me 40 shkronja, shumica e të cilave krejt origjinale, dhe pa lidhje me asnjë gjuhë që rrethon atë shqipen. Megjithatë, sipas Dhimitër Shuteriqit dhe Mahir Domit, ka disa ndikime sllave e greke[1]. Dorëshkrimi i Elbasanit është i vetmi dokument ku është gjetur përdorimi i alfabetit të Elbasanit deri më tani.

Dorëshkrimi u gjet ose u ble pak para Luftës Botërore nga Lef Nosi, që shquhej si koleksionit, dhe kishte në zotërim një bibliotekë personale mjaft të pasur. Iu konfiskua atij nga regjimi komunist më 1945 dhe tani ruhet në Arkivin e Shtetit.

Injac Zamputti transkriptoi dorëshkrimin, që mundësoi publikimin e tij në shqipen standarde për herë të parë[2]. Pas qëmtimeve origjina mendohet të jetë në fshatin Polis pranë Librazhdit, fshat i cili në atë kohë qe pjesë e krahinës së Shpatit, sot në qarkun e Elbasanit, popullsia e të cilës u konvertua në Islam në fillimet e shek. XIX[4].

Referime

Redakto
  1. ^ a b Elsie, Robert (1995). "The Elbasan Gospel Manuscript ("Anonimi i Elbasanit"), 1761, and the Struggle for an Original Albanian Alphabet" (PDF). Südost-Forschungen (në anglisht). Regensburg, Germany: Südost-Institut. 54. ISSN 0081-9077.
  2. ^ a b Elsie, Robert. "GREGORY OF DURRËS" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2012-01-13.
  3. ^ Dhimitër S. Shuteriqi (1971). Historia e letërsisë shqipe. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. fq. 240. Papa Totasi, sipas një emri të shkruar mbi kapakun e dsh, emër që mund të jetë i një pronari të këtij, në mos i auktorit të dokumentit.
  4. ^ a b Dhimiter Shuteriqi (1976), Shkrimet Shqipe ne Vitet 1332-1850, Tirana: Academy of Sciences of PR of Albania, fq. 91, OCLC 252881121
  5. ^ Xhevat Lloshi (2008). Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Logos-A. fq. 278–. ISBN 978-9989-58-268-4.
  6. ^ Llazar Siliqi (1963). Albanian contemporary prose. State Pub. Enterprise Naim Frashëri.
  7. ^ Armin Hetzer (1995). Nominalisierung und verbale Einbettung in Varietäten des Albanischen: eine Untersuchung zur Geschichte der albanischen Schriftsprache am Beispiel erweiterter Verbalprädikate auf areallinguistischem Hintergrund (në gjermanisht). Otto Harrassowitz Verlag. fq. 146. ISBN 978-3-447-03714-3.