Mimar Kasëmi
(Përcjellë nga Arkitekt Kasemi)
Arkitekt Kasëmi ose Koxha Kasëm Aga (Reis Mimar Kasëmi 1570-1660) ishte mjeshtër i arkitektures klasike osmane. U lind në fshatin Gremsh të Tomorricës, Skrapar. Studimet e larta për arkitekturë i kreu në Stamboll dhe u radhit ndër ndihmësit më të afërt të arkitekt Sinanit. Ai ka shërbyer si kryearkitekt i Perandorisë Osmane si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll si dhe mjaft vepra në Shqipëri si bujtina, ura, banja dhe trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë.
Mimar Kasëm | |
---|---|
Kryearkitekt I | |
Në detyrë 1622–1639 | |
Paraprirë nga | Hasan Aga |
Pasuar nga | Meremetçi Mustafa |
Kryearkitekt II | |
Në detyrë 1641–1660 | |
Paraprirë nga | Meremetçi Mustafa |
Pasuar nga | Abdi Aga |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1570 Gremsh Tomorric |
Vdiq më | 1660 Stamboll |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | arkitekt |