Arsimi në Pejë
Arsimi në Pejë, Kosovë, është një sistem me shkollim pa tarifa, të detyrueshme për të gjithë fëmijët midis moshës 6-18. Ajo përbëhet nga një shkollë nëntë-vjeçare themelore e plotë (duke filluar në moshën gjashtë dhe mbaron në moshën pesëmbëdhjetë) arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe arsimin profesional zakonisht e njohur si shkolla e mesme dhe e arsimit të lartë (Universiteti). Ajo gjithashtu përfshin programe ditore jo të detyrueshme për foshnjat dhe të vegjlit dhe një vit "parashkollor". Viti shkollor zgjat nga fillimi i shtatorit deri në fund të muajit qershor të vitit të ardhshëm. Pushimet e dimrit zgjasin nga fundi i dhjetorit deri në fillim të janarit, duke e ndarë vitin shkollor në dy semestra. Peja është qyteti i vetëm në Kosovë që ofron edukim të shkollës së mesme në fushën e artit dhe arsimim të përgjithshëm për njerëz me dëmtime në të parë.
Edukimi fillor
RedaktoArsimi fillor është i ndarë në dy pjesë. I pari përfshin klasat nga 1 deri në 5, në të cilat nxënësit mësojnë nga një mësimdhënës i vetëm. Pjesa e dytë është i njohur si arsimi i mesëm i ulët dhe kjo përfshin klasat nga 6 deri në 9. Për çdo lëndë jep mësim një mësues i ndryshëm i specializuar në lëndën e tij.
Shkollat fillore
Redakto- Asdreni
- Vaso Pashë Shkodrani
- Lidhja Prizrenit
- Tetë marsi
- Ramiz Sadiku
- Dardania
- Xhemajl Kada
- Smajl Hajdaraj
- Hil Mosi
- Lidhja e Pejes
- 7 shtatori
- Sami Frasheri
- Skenderbeu
- Ali Kelmendi
- Rilindja
- Skender Çeku
- Haxhi Zeka
- Zef Serembe
- Naum Veqilhargji
- 28 nëntori
- Fan Noli
- Dëshmorët e kombit
- Migjeni
- Pjetër Budi
- 2 korriku
- Mehmet Shoshi
- Përparimi
- Janko Joviqeviq [1]
Arsimi i Mesëm i Lartë
RedaktoArsimi i mesëm përfshin klasat nga e 10-ta deri në të 12-tën dhe çdo shkollë është e ndarë në departamentet e veta.
Shkolla e mesme
Redakto- Artikulli kryesor: Gjimnazi i Pejës
- Gjimnazi Bedri Pejani është i ndarë në dy departamente: shkenca natyrore dhe shkenca shoqërore.
Arsimi profesional
RedaktoArsimi profesional është një pjesë e sistemit të arsimit dhe formimit profesional që u mundëson nxënësve të cilët kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm të përfshihen në një shoqëri demokratike si pjesëmarrës aktivë dhe kompetentë, dhe angazhim të suksesshëm në tregun e punës që ndryshon vazhdimisht. Ka dy shkolla të mesme profesionale në Pejë:
- Shkolla teknike "Shaban Spahija" në përbërjen e saj ka 3 objekte të veçanta në pjesë të ndryshme të qytetit, me dhjetë seminare: informatikë, elektro instalime, auto mekanik, metalurgji, auto ngjyrosje, hidro instalim, ndërtim, zdrukthtari, rrobaqepësi dhe dizajn kostumesh që janë të pajisur me vegla adekuate për mbajtjen e mësimit praktik. Procesi i të mësuarit është i ndarë në 4 lëndë profesionale: elektroteknikë, makineri, ndërtim dhe tekstil.
Departamentet | Zdrukthtari | Metalurgji | Elektroteknik | Ndërtimi | Tekstile |
---|---|---|---|---|---|
Numri i nxënësve | 138 | 225 | 442 | 138 | 48 |
- Shkolla Ekonomike Ali Hadri ofron arsimim në juridik, teknologji ushqimore, turizëm, veterinari, banka dhe financa, administrim biznesi, furnizim ushqimi, doganë.
Departamentet | Hotelieri dhe turizëm | Juridik |
---|---|---|
Numri i nxënësve | 320 | 994 |
- Shkolla e Arteve të Aplikuara "Odhise Paskali" , është e vetmja shkollë e mesme në Kosovë që ofron arsimin e mesëm në artet aplikative. Departamentet e saj përbëhen nga departamentet e dizajnit interior, dizajnit grafik, qeramika, tekstil dhe pikturë.
- Shkolla e mesme e mjekësisë e Pejës është një shkollë e arsimit të mesëm, i cili ofron studime në fushën e mjekësisë. Ai ndahet në pesë departamente: mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, infermieri dhe mami dhe pediatri.
Shkollat private
RedaktoNë shkollat private në Pejë ofrojnë Arsim nga klasa e gjashtë deri në klasën e dymbëdhjetë. Numri i nxënësve për klasë në përgjithësi është më i vogël se në shkollë publike dhe orari është më i gjatë.
- Gjimnazi Cambridge është e para shkollë private në Pejë. Më 10 tetor 2006 ajo u licencua për arsimin e ulët të mesëm dhe arsimin e mesëm të lartë, që ofron studime në shkencat natyrore, informatikë dhe matematikë.
- Euroschool
Numri i nxënësve dhe mësuesve sipas statistikave të vitit 2011-2012:[3]
Kopshti i fëmijëve dhe parashkolloret | Shkollat fillore | Shkollat e mesme | Shkollat e larta private | |
---|---|---|---|---|
Numri i nxënësve | 1542 | 8433 | 6581 | 142 |
Numri i mësuesve | 91 | 380 | 443 | 18 |
Numri i nxënësve sipas Përkatësisë etnike në bazë të statistikave të vitit 2011-2012:[3]
Shqiptarë | Boshnjakë | Turkë | Të komunitetit RAE | Të tjerët | Në total | |
---|---|---|---|---|---|---|
Çerdhe dhe parashkollor | 1467 | 38 | 1 | 36 | - | 1541 |
Shkollat fillore | 14195 | 459 | 1 | 638 | 2 | 15295 |
Shkollat e mesme | 6224 | 241 | - | 94 | 22 | 6581 |
Të tjera
RedaktoShkolla e muzikës "Halit Kasapolli"
RedaktoShkolla e muzikës "Halit Kasapolli" është e vetmja shkollë e këtij lloji në Pejë. Shkolla që është quajtur me emrin e kompozitorit nga Peja - Halit Kasapolli, ka filluar punën në vitin 2008. Në mungesë të profilit të këndimit, nxënësit mësojnë Teorinë e Muzikës dhe Instrumentet: piano, klarinetë, violinë, flaut dhe kitarë.[4]
Shkollë për njerëz me dëmtime në të parë "Dr. Xheladin Deda"
RedaktoShkolla për të verbër dhe me dëmtime shikimi – qendra burimore [5] Dr. Xheladin Deda] në Pejë është institucioni i vetëm në Kosovë që ofron arsim për fëmijë të verbër dhe me shikim të dobët. Ajo u themelua në vitin 1982 dhe punon si një institucion publik i financuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës.[6]
Universitetet
RedaktoUniversiteti "Haxhi Zeka"
RedaktoUniversiteti publik "Haxhi Zeka Arkivuar 21 nëntor 2016 tek Wayback Machine" është fillimisht një pasardhës i Fakultetit të shkencave të Aplikuara të Biznesit (FSHAB) në Pejë që ishte themeluar në vitin 1960 me vendimin e KSAK si një shkollë e lartë Ekonomike-Komerciale në Pejë. Në fillim, shkolla përbëhej vetëm nga Biznesi Komercial në ndërmarrje të departamentit dhe vetëm një numër i vogël i profesorëve.[7]
Tani ajo përbëhet nga këto fakultete:
- Fakulteti i biznesit
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Menaxhimit në turizëm, hotelieri dhe mjedis.
- Fakulteti i agrobiznesit
- Fakulteti i arteve
Kolegji Evropian Dukagjini
RedaktoKolegji Evropian Dukagjini Arkivuar 4 maj 2016 tek Wayback Machine filloi punën e tij në tetor të vitit 2006, dhe menjëherë regjistroi më shumë se 600 studentë në një vit akademik (2006/2007). Bazuar në këtë kërkesë të konsiderueshme, pritjet janë që ky universitet, në një cikël pesë-vjeçar të studimeve, të ketë të paktën 4000 deri 5000 studentë.[8]
Evropian Kolegji Dukagjini përfshinë këto fakultete:
Fakulteti i Ekonomisë me departamente:
- Banka, Financa dhe Kontabilitetit
- Menaxhment dhe Informatikë
- Administrim Biznesi
- Informatikë Aplikative
Fakulteti i drejtësisë me departamente:
- Ligj i Përgjithshëm
- Marrëdhëniet ndërkombëtare
Fakulteti i Bioteknologjisë
- Departmenti i Bioteknologjisë ushqimore
Shih edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ [Municipality of Peć - Archives].
- ^ http://gjcp-ks.com] Arkivuar 2 janar 2014 tek Wayback Machine
- ^ a b Kosovo Agency of Statistics Arkivuar 16 tetor 2011 tek Wayback Machine.
- ^ Zeri.info Arkivuar 1 mars 2014 tek Wayback Machine.
- ^ https://web.archive.org/web/20140226032351/http://shvqb.net/
- ^ School for the blind and visually impaired - Kosovo Arkivuar 26 shkurt 2014 tek Wayback Machine.
- ^ Haxhi Zeka University[lidhje e vdekur].
- ^ Dukagjini College Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine.