Tërshëra

lloj i bimëve
(Përcjellë nga Avena sativa)
This is the stable version, checked on 18 maj 2023. Template changes await review.

Tërshëra (Avena sativa L.), e njohur edhe si tërshana, është një lloj drithi që përdoret si ushqim për njerëzit dhe për kafshët.

Tërshëra
noform
noform
Tërshëra
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Liliopsida
Rendi Poales
Familja Poaceae
Nënfamilja Pooideae
Fisi Aveneae
Gjinia Avena
Lloji Avena Sativa



Kultivimi

Redakto

Tërshëra rritet më mirë në rajonet me klimë të butë. Ajo ka një kërkesë më të ulët për verë të nxehtë dhe tolerancë më të madhe ndaj shirave se drithërat e tjera, si gruri, thekra apo elbi, kështu që është veçanërisht e rëndësishme në zonat me verë të lagësht dhe të freskët, të tilla si Evropa Veriperëndimore dhe madje edhe Islanda. Tërshëra është një bimë një vjeçare, dhe mund të mbjillet ose në vjeshtë (për tu korrur fund të verës), ose në pranverë (për tu korrur në fillim të vjeshtës).

 
Tërshëra

Prodhime ushqimore

Redakto
 
Miell, bukë e përfituar nga Tërshëra

Prodhimi botëror

Redakto

Prodhimi i sezonës 2003 - 2004 matur në tonelanta

Rusia 5174890 20 % 5500000 20 %
Kanada 3691000 14 % 3488400 13 %
ShBA 2095710 8 % 1691070 6 %
Polonia 1181888 4 % 1461813 5 %
Australia 1520000 6 % 1408000 5 %
Finlanda 1294500 5 % 1246300 5 %
Gjermania 1201647 5 % 1179000 4 %
Suedia 1102300 4 % 1071000 4 %
Spanja 873400 3 % 1040500 4 %
Ukraina 941000 4 % 940000 3 %
Belarusia 587500 2 % 840000 3 %
Kina 654000 2 % 720000 3 %
Britania e Madhe 749000 3 % 652000 2 %
Franca 554862 2 % 594000 2 %
Të tjerët 4675775 18 % 5128954 19 %
Total 26297472 100 % 26961037 100 %

Mjekim

Redakto

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substance fuqizuese të sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substance estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Shiko dhe këtë

Redakto
Tërshëra në projektin Commons të Wikipedias

Lidhje të jashtme

Redakto
  Commons: Tërshëra – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale