Bajram Fevziu ose Fejzi (1884–1928) ishte një oficer dhe politikan i ushtrisë shqiptare që shërbeu si Shefi i 4-të i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Bashkimit të Shenjtë të Pandeli Evangjelit.[1]

Bajram Fevziu
Ministri i 13-të i Punëve të Brendshme të Shqipërisë
Në detyrë
18 tetor 1921 – 5 dhjetor 1921
Paraprirë ngaSulejman Delvina
Pasuar ngaLuigj Gurakuqi
Shefi i 4-të i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare
Në detyrë
gusht 1923 – 24 dhjetor 1924
Paraprirë ngaXhavid Leskoviku
Pasuar ngaGustav von Myrdacz
Të dhëna vetjake
U lind më1884
Vodenë, Kolonjë, Shqipëria Osmane
Vdiq më1928
Vjenë, Austri
MarrëdhënietRefik Toptani (vjehërr)
Blendi Fevziu (nip)

Biografia Redakto

Bajram Fevziu lindi në mars të vitit 1884 në Vodenë, Kolonjë e sotme. Shkollën e mesme e kreu në Selanik dhe në vitin 1906 u diplomua në Akademinë e Lartë Ushtarake në Stamboll. Në vitin 1908, ai përfundoi studimet dyvjeçare në Vjenë dhe u dërgua në Kolegjin e Shtabit Ushtarak në Paris, ku qëndroi edhe për dy vjet të tjera. Ai u kthye në Shqipëri në vitin 1914 dhe u bashkua me organizatën "Krahu Kombëtar". Në vitin 1919 shërbeu si nënprefekt i Peqinit. Më 18 mars 1920, Fevziu u bë këshilltar i kryebashkiakut të atëhershëm të Shkodrës, Musa Juka. Më 14 nëntor 1920 emërohet nënprefekt në Korçë. Në vitin 1921 emërohet Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Bashkimit të Shenjtë të Pandeli Evangjelit. Gjatë periudhës 1921-1923 shërbeu si deputet duke përfaqësuar Partinë PopulloreKëshillin Kombëtar. Në vitin 1922 u emërua prefekt i Vlorës. Nga viti 1922 deri në vitin 1923, ai shërbeu si kryetar i komisionit ushtarak shqiptar pranë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve për përcaktimin e kufijve të Shqipërisë. Nga gushti 1923 deri në dhjetor 1924, Fevziu shërbeu si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në vitin 1928 ai u sëmur rëndë dhe u dërgua në një spital në Vjenë për mjekim, ku përfundimisht vdiq.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 122. ISBN 9994356224.
  2. ^ Krasniqi, Afrim. Sistemet Politike në Shqipëri (1912–2008) (bot. 2nd). Tiranë: Shtypshkronja "EMAL". ISBN 978-99956-19-36-7.