Beqir Çela (Karbunarë, 1918 - Mali me Gropa, 10 tetor 1947) ka qenë arsimtar, poet dhe deputet pas Çlirimit. Përktheu nga gjuha angleze autorë të tillë si Carlyle, Arnold, Carroll dhe Durrant. U dënua dhe u pushkatua me grupin e parë të deputetëve. Një shkollë profesionale në Durrës mban sot emrin e tij.

Biografia

Redakto

Publicistikë

Redakto

Shkroi në të përkohshmen Bota që botohej në Boston dhe në atë të tarikateve islame Njeriu, përdorte pseudonimin Osja i Ri.[1]

Përkthime

Redakto

Përktheu kreun Heroi si Profet: Muhamedi dhe Islamizma nga vëllimi On Heroes, Hero-Worship, and The Heroic in History i Thomas Carlyle, botuar më 1935 në Durrës me parathënie të Ismet Totos. Po atë vit iu botua në Tiranë edhe përkthimi i poemës Sorabi dhe Rustemi i poetit anglez Matthew Arnold në shtypshkronjën "Guthenberg" i pajisur me parathënie nga vetë Çela. Më tej përktheu pjesën e polemikës me të cilën Will Durrant iu përgjigj Clarence Darrow Njeriu dhe maqina. A ësht jeta mekanike, apo “diçka tjetër?”, botuar po në Durrës tek litho-tipografia "Stamless" më 1938 me dy fjalë të përkthenjësit.[2]

Më tej së bashku me Hysejn Çelën përktheu Liza në botën e çudinavetLewis Carroll, botuar më 1944 në Tiranë tek Ismail Mal'Osmani me parathënien e përbashkët,[2] ribotuar më 2021.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Gashi, Sinan (2009). Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1453-1982. Prishtinë. fq. 57.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ a b Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 26, 510, 533, 689. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 8 nëntor 2021.
  3. ^ Shuteriqi Poroçani, Natasha (2 nëntor 2021). "Liza në botën e përkthimit". Peizazhe të Fjalës. Marrë më 8 nëntor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)