Besa
Besa si fjalë përbën një koncept kulturor në qerthullin etnik shqiptar, që shtrihet prej kodit të fjalës së dhënë dhe në nivel historik me besimin fetar.[1] Në kulturën shqiptare besa shihet si diçka e shenjtë dhe se përdhosja e saj do të qe e pamenduar.[2] Sipas Malokit, besa së bashku me nderin dhe burrninë përbëjnë bazat e kanunit në rrafshin e së drejtës zakonore.[3] Ka mundesi qe rrjedhe prej emnit fisnor "Bessa", nje fis trakas me banim ne qendër te gadishullit.[4]
Historia
RedaktoNë tekstin e Statuteve të Shkodrës, sipas Ardian Klosit dhe Vehbiut është folja besare që ka të bëjë me institucionin e besës.[5][6] Më tej, në Mesharin e përkthyer nga Buzuku përdoret në kuptimin e besimit (lat. fides) "o gruo, e madhe äshte besa jote" (lat. o mulier, magna est fides tua; Mt. 15:28).[7]
Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga shqipja. Shpesh në përkthime nga gjuha shqipe fjala besë duke mos pasur barazi kuptimore a frazeologji të ndonjë gjuhe tjetër, ajo jepet në formë shkrimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalë së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalë: 'Në fillim ishte fjala'. Para se të ishte shkrimi, kontrata, njeriu, bota ishte vet fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt evro-perëndimor pak nga pak mori karakterin e një idomene fetare kishtare, te shqiptarët ruajti gjuhën e burimit. Lidhja në fjalë (besë) përbënte kanunin autoritetin më të larë. Të gjitha marrëdhëniet në gjini, fis, famulli, bajrak dhe në nivelin më të lartë të bashkësisë etnike lidheshin në fjalë përkatësisht në besë. Besa është testament moral i shqiptarëve qysh prej periudhës mitologjike. Dy baladat më rëndësishme 'Rozafati' që ka motivin e murimit, dhe ajo me motiv të ringjalljes 'Besa e Konstadinit' lidhen me mbajtjen e besës që sipas Ismail Kadares ..Fajlën e dhënë, besën nuk e shkrin as dheu. Në kanun thuhet se e 'folmja është e falme' ajo që premtohet duhet patjetër të kryhet. Besa shqiptare e njohur te bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin besa, kurse te sllavët e jugut si 'Arbanska vjera' (përkthehet fjalë për fjalë) ajo që besojnë shqiptarët, është virtyt themelor i joni i trashëguar nga të parërashëguar nga të parë.
Besa-besë
RedaktoBesa-besë është një zotim solemn për të vepruar bashkarisht për një qëllim të caktuar, përdoret edhe si fjalë e nderit që i jepet për të përkrahur dikë ose për t'u lidhur me të.
Thënie
RedaktoThënie të lidhura me besën:[8]
- Besa e shqiptarit si purteka e arit.
- Besa e shqiptarit nuk shitet pazarit.
- Shqiptarët vdesin dhe besen nuk e shkelin.
- Besa e burrit, pesha e gurit.
- Kush eshte besa eshte dhe shpresa
Referime
Redakto- ^ Doja, Albert (2013). "Nderi, besa dhe besimi: Qasje gjuhësore antropologjike e vlerave morale dhe fetare" (PDF). Lente Sociologjike. III (1 (5)): 33–34.
- ^ Elsie, Robert (2001). A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture (në anglisht). C. Hurst & Co. Publishers. fq. 35–36. ISBN 9781850655701.
- ^ Mehmetaj, Albana (2018). "Ernest Koliqi, besa shqiptare". Revistë. 37: 14. ISSN 2521-3687. Arkivuar nga origjinali më 14 tetor 2019. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ Matzinger, Joachim (2016). "Die albanische Autochthoniehypothese aus der Sicht der Sprachwissenschaft" (PDF) (në gjermanisht): 15–16.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!) - ^ Klosi, Ardian (30 tetor 2002). "Statutet e Shkodrës - kujtesa historike e rigjetur". Shekulli. 297: 1, 17.
- ^ Vehbiu, Ardian (27 shtator 2009). "Etiketat shtegtare". peizazhe.com.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Matzinger, Joachim (2005). "Albanisch bese „Ehrenwort usw." - Ein soziales und sprachliches Balkankonzept". Albanologische und balkanologische Studien: Festschrift für Wilfried Fiedler (në gjermanisht). Harrassowitz. fq. 115. ISBN 9783830015901.
- ^ Kushova, Alma (21 korrik 2004). "Besa" (në anglisht). Open Democracy. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 2009-11-08.
Lidhje të jashtme
Redakto- BESA: A Code of Honor Arkivuar 15 gusht 2018 tek Wayback Machine