Besa Imami
Besa Imami (Gjakovë, 8 gusht 1928 - Tiranë, 21 shtator 2014) ishte aktore e njohur shqiptare.
Jeta
RedaktoLind në familjen e arsimtarit Ferid Imamit, familja e të cilit kishte të drejtën e imamnisë në Xhaminë e Hadumit. Gjë që sosi me vdekjen e të atit, Mehmetit, ngase të bijtë u bënë arsimtarë. I ati i Besës qe arsimtar veprues në Malësinë e Gjakovës, Lumës dhe Dibrës, përkrahu Bajram Currin gjatë lëvizjeve kryengritës që kishte në fillim të v.'20.
I ati vdes më 17 dhjetor 1937[1] jetime bashkë me të ëmën - Behixhen[2] u shpërngulën nga Gjakova për t'u vendosur në Tiranë bashkë me vëllezërit dhe motrën (Besimin[3], Bedrinë, Fatmirin dhe Lirijen[4]). Gjatë kohës së luftës, Besa qe aktivizuar në grupet rinore dhe ishte anëtare e organizatës "Debatik". Në v. 1946 hyri rastësisht në trupën e Teatrit Popullor ndërkohë që punonte në kryeministri e grishur nga Pandi Stillu[5], ku kreu kursin 2-vjeçar të kualifikimit për aktorë. Roli i saj i parë ishte një rol episodik, Natasha tek "Portreti" dhe më pas luajti një rol kryesor tek drama "Çështja ruse"[6]. Martohet me përkthyesin Petro Zheji dhe më 1961 lind djalin e tyre të vetëm, Arturin. Pas 15 vjetësh martesë, ndahen[2]. Në vitin 1961, kur ishte vetëm 33 vjeç, Besa Imami për meritat e saj artistike do të vlerësohej me titullin “Artiste e Merituar”. Që nga shtatori i vitit 1946 e deri në 1 Shtator të vitit 1988 kur del në pension i ka dhënë publikut gati 80 role. Me propozim të Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, aktorja është nderuar nga Gjakova, vendlindja e saj, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”. Me mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Fondacionit, si dhe Drejtorisë Komunale të Kulturës në Gjakovë, ka marrë edhe miratimin e kryetares së Komunës së Gjakovës, zonjës Mimoza Kusari Lila[7]. Vdes më 21 shtator 2014 në shtëpinë e saj në Tiranë, e sëmurë me kohë[5].
Teatri
RedaktoShfaqja e saj e parë, që u bë shënjuese për nisjen e karrierës së saj ishte "Burri, burrë" Gjinevra te “Rrënjë të thella” (Xhejms Gou dhe Duso, 1949); Gana Lihta te “Komploti i të dënuarve” (Nikollaj Virta, 1950), Oksana te “Fundosja e skuadrës” (Korneiçuk, 1959); Tatjana te “Armiqtë” (M. Gorki), Ermira te “Mbi gërmadha” (F. Paçrami, 1964), Gonerilla te “Mbreti Lir” (Shekspir, 1964), Lokja te “Cuca e maleve” (L. Papa, 1967), Laja te “Lulet e shegës” (K. Jakova, 1974), Sanie Hanëmi te “Shënomëni dhe mua” (H. Minarolli, 1976), Nëna te “Monserati “ (E. Roble, 1976)[6]. Pas një shkëputje, Imami u rikthye përsëri në skenë në vitin 2004 për të interpretuar në dramën “Streha e të harruarve” të Ruzhdi Pulahës në rolin e malësores. Ndërsa luajti dhe në operën “Kavaleria Rustikane” të P. Maskanjit.
Kinematografi
RedaktoNë kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skëndërbeu” të realizuar në vitin 1953. Më pas do të vijonin role të tjera si te Ndërgjegja, roli i Martës në filmin “Brazdat” në vitin 1973, roli i Nënë Tanës në filmin “Në fillim të verës” në vitin 1975, roli i Nënës së Gurgenit në filmin “Balada e Kurbinit” në vitin 1989 etj. U shfaq rishtaz në vitet 2000 me "Women without wings" (2002) i saj më i fundit është ai i gruas myslimane në filmin “Eduart” në vitin 2006.
Burime
Redakto- ^ Gecaj M., Ferid Imami - një arsimtar kosovar, me ideale demokratike, Tiranë, 12 dhjetor 2010.
- ^ a b Canaj A., Si po e pres 80 vjetorin tim të lindjes: flet aktorja Besa Imami, Panorama. - Nr. 2099, 3 gusht, 2008, f. 18 - 19.
- ^ Fili A., Flet aktorja e njohur, Besa Imami: Ju rrëfej jetën time, 19 qershor 2005.
- ^ Emrat janë nxjerrur nga një Vendim noterial që mban dt.25 maj 2009, i lëshuar në Tiranë.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ a b Nikolli F., Besa Imami, shuhet në moshën 86-vjeçare Donika e Skënderbeut, Gazeta Shqiptare, 21 Shtator 2014, Nr. 5291 Viti XVIII.
- ^ a b Papagjoni J., "Enciklopedi - Teatri dhe Kinematografia Shqiptare", Botime Toena, Tiranë, 2009.
- ^ Hamzai Dh., Gjakova nderon aktoren e shquar Besa Imami, Shqiptarja.com, 16 shtator 2014.