Beteja e Albulenës

This is the stable version, checked on 4 nëntor 2023. 5 pending changes await review.

Beteja e Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator, 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një force ekspedite te forcave te perandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.

Beteja e Albulenës
Pjesë e Luftërat shqiptaro-osmane

Gdhendje të një sulmi shqiptare në kampin turk gjatë betejës
Data 2 shtator 1457 [1]
Vendi Në veri të Shqipërisë, në jug të Laçit
Rezultati Fitojnë shqiptarët
Pjesëmarrësit
Lidhja e Lezhës Perandoria Osmane
Komandantët
Gjergj Kastrioti Isak Bej Evrenoz
Hamza Kastrioti (është zënë rob lufte)
Fuqia
8,000-10,000 50,000-80,000
Humbjet
e panjohur 30,000; 24 flamuj

Ushtria osmane kishte përafërsisht 80.000 ushtarë [2], edhe pse është vënë në dyshim që të kenë qenë më shumë se 40.000 në fushëbetejë, pasi që mijëra ushtarë kanë qenë të shpërndarë në vise të ndryshme të vendit. Forcat shqiptare që numëronin rreth 20 mijë vetë u përballën me ato osmane në fushën e Ujëbardhës në mes të Krujës dhe Lezhës

Prapaskena

Redakto

Beteja e dyte e Kosovës përfundoi me disfatën e Janosh Huniadit. Skënderbeu dhe forcat e tij nuk arritën t'iu vinin në ndihmë hungarezëve dhe si rezultat e disfatës, osmanët ishin të lirë nga presioni hungarez.

Më 1456, Sulltan Mehmeti II mblodhi një ushtri të madhe për ta rrethuar Beogradin. Rrethimi zgjati disa javë mirëpo intervenimi i Huniadit i detyroi osmanët të tërhiqeshin. Tri javë më vonë Huniadi vdiq dhe për Skënderbeun kjo do të thoshte se duhej ti luftonte osmanët vetëm.

Komanduesit

Redakto

Në pranverën e vitit 1457, sulltan Mehmeti II dergoi një ushtri prej 40,000 vetash të drejtuar nga Isa Bej Evernozi dhe Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut.[3] Hamzai qe i kishte shërbyer Skënderbeut për më shumë se një dekadë u bashkua me osmanët për shkaqe ambicioze.

Të dy ishin komandantë të aftë. Përparësia e Hamzait ishte se ai i kaloi 14 vite pranë Skënderbeut dhe njihte çdo taktikë të tij që kishte përdorur në luftë kundër osmanëve. Me pushtimin e Shqipërisë, sulltani mund të vazhdonte sulmin ndaj Evropës.

Skënderbeu, drejtuesi i forcave shqiptare, kishte kaluar disa vite duke shërbyer në ushtrinë osmane, si ushtar dhe si komandant, para se të kthehej në atdhe.[4] Ai gjithashtu kishte pasur sukses në mbrojtjen e Shqipërisë nga hordhitë osmane, dhe kishte mbrojtur me sukses Krujën nga përpjekjet osmane për ta pushtuar.[5]

Beteja

Redakto
 
Sulmi i ushtrisë shqiptare në kampin turk.

Plani turk ishte që ta vrisnin Skënderbeun sepse ata e dinin se pa të rezistenca shqiptare do të thyhej shpejt. Evernozi hyri në luginën e Matit e depërtoi ngadalë drejt Krujës. Pasuan disa përleshje të vogla, pas të cilave Skënderbeu i tërhoqi forcat. Të lirë, osmanët plaçkitën zonën duke mbledhur informata. Pas disa javëve dhe asnjë shenje nga Skënderbeu, Evrenozi e Hamza filluan të mendonin se Skënderbeu ishte arratisur. Erdhën raporte se ai kishte humbur besimin e ushtrisë së tij e cila kishte dezertuar, dhe se ai po përpiqej të kalonte në zonën e Venedikut. Në fakt, më 21 korrik Marco Diedo, guvernatori venecian i Durrësit i shkruante senatit të Venedikut se "Madhështori Skënderbeu i tradhtuar nga të gjithë po përpiqej të fshihej në malet e larta të Shqipërisë, përderisa osmanët sundonin në Shqipëri".

Në gusht pozita e osmanëve në Shqipëri dukej solide, 20,000 ushtarë ruanin rrugët e furnizimeve duke mbajtur nën rrethim fortesat në Cidhna, Dibra, Guri i Bardhe. 15.000 të tjerë mbanin nën rrethim fortesat në Mat, Rodon dhe ne Petrelë. Pjesa tjetër e ushtrisë, rreth 30.000 lëvizën nga gryka e Matit për në Ujëbardhë, në veriperëndim të Krujës dhe në jug të Lezhës kështu që, të dy qytetet mund të mbaheshin nën vrojtim. Në fund të gushtit, tre muaj pasi kishin kaluar kufirin, ushtria osmane kishte arritur një nivel vetëkënaqësie, ndërsa vigjilenca (syhaptësia) e tyre kishte rënë ndjeshëm.

Me 2 shtator Skënderbeu vendosi që të kalonte në ofensivë. Atij i duhej që të bënte një goditje të fuqishme dhe të befasishme ndaj pjesës kryesore të ushtrisë osmane dhe ta shkatërronte atë para se të vinin forcat e tjera osmane që po bridhnin nëpër vend dhe t'ua lehtësonin atyre mbrojtjen. Nëse beteja do të zgjaste shumë, dhe forcat e tij do të detyroheshin të luftonin ballë për ballë me forcat mjaft të mëdha osmane, osmanët do të kishin avantazh. Grupe të vogla shqiptare trazonin patrullat osmane ndërsa pjesa kryesore e ushtrisë shqiptare i afrohej pjesës veriore të kampit. Në mesditë, trupat osmane u zgjuan nga gjumi i mesditës duke e gjetur armikun në kamp. Një zhurmë e tmerrshme, e shkaktuar nga mijëra mjete metalike zhurmendjellëse iu la mbresën se ishin përballë një ushtrie më të madhe. U shkaktua ngatërresë kur kalorësia shqiptare erdhi nga perëndimi ndërsa këmbësorët po e hapnin rrugën drejt qendrës së kampit.

Shumë shpejt çoroditja u shndërrua në panik kur komandantët osmanë nuk arritën të merrnin situatën nën kontroll. Një përpjekje për mbrojtje u bë nga Hamza, por Skënderbeu i kishte kushtuar rëndësi shkatërrimit të Hamzait dhe Spahinjve të tij së pari, duke dërguar gardën e tij personale prej 2.000 kalorësish. Hamzai u shty prapa ne panik dhe goditja e kishte habitur plotësisht. Brenda dy orëve kampi osman ishte i tëri në duart e shqiptarëve, përderisa pjesa e mbetur e ushtrisë së shpartalluar osmane u arratis në drejtim të Tiranës për në Elbasan. Humbjet nga ana e osmanëve duhet të kenë qenë nga 15.000 deri në 30.000. Këtij numri duhet t'i shtohen edhe 15.000 robër, ndërsa tërë plaçka e kampit ra në duart e shqiptarëve.[3]

Hamza Kastrioti u zu i gjallë dhe u internua në Napoli me akuzën për tradhti. Ai u lirua më vonë dhe së bashku me familjen e tij shkoi në perandorinë osmane ku vdiq në fillim të vitit 1460 si lypës.

Rëndësia e betejës

Redakto

Beteja e Ujëbardhës ishte e rëndësishme për rezistencën ndaj perandorisë Osmane. Fitorja e shqiptarëve i detyroi turqit që në vitin 1460 Mehmed dhe Skënderbeu të nënshkruajnë një armëpushim i cili zgjati 3 vjet.[6]

Në vitin 1461 Skënderbeu u vendos në Itali ta ndihmojë Mbretin Ferdinand I i Napolit, në përpjekje që ta rimarrë fronin nga Anjou. Ferdinandi, si edhe babai i tij Alfonso V i Aragonit, ishte mik i rëndësishëm i Skënderbeut dhe e ndihmonte atë materialisht dhe e furnizonte me armë moderne.

Literatura

Redakto
  • Babinger, Franz (1978). Mehmed the Conqueror and His Time. Ralph Mannheim, translator. Princeton: Princeton University Press, ISBN 0-691-01078-1.
  • Davenport, R. A. (1838). The Life of Ali Pasha of Tepelini. London: Thomas Tegg.
  • Elsie, Robert (2004). Historical Dictionary of Kosova. Lanham, MD: Scarecrow Press, ISBN 0-8108-5309-4.
  • Runciman, Steven (1990). The Fall of Constantinople 1453. Cambridge: Cambridge University Press, ISBN 0-521-39832-0.
  • Setton, Kenneth (1978). The Papacy and the Levant. American Philosophical Society, ISBN 0-87169-114-0.
  • Suger, Peter F (1983). Southeastern Europe Under Ottoman Rule, 1354-1804. Seattle: University of Washington Press, ISBN 0-295-96033-7.
  • Hodgkinson, Harry (1999). Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero. Centre for Albanian Studies ISBN 1-873928-13-0
  • Francione, Gennaro (2003). Skenderbeu: Një hero modern (in Albanian translated from Italian). Shtëpia botuese "Naim Frashëri"

Burimet

Redakto
  1. ^ Babinger p. 152.
  2. ^ Setton 193.
  3. ^ a b Babinger, page 152.
  4. ^ Elsie 162.
  5. ^ Davenport 10.
  6. ^ Sugar 67.