Beteja e Gjormit ishte një betejë mes forcave shqiptare të rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër Mbretërisë së Italisë. Beteja u zhvillua më 1–2 janar, 1943, në zonat e Gjormit, Vranishtit, Dukatit, Tragjasit dhe Tërbaçit në rajonin e Mallakastrës, në jug-perëndim të Shqipërisë.[1]

Beteja e Gjormit
Pjesë e Rezistenca shqiptare në LDB
Data1–2 janar, 1943
Vendodhja
Pasoja Fitore vendimtare e shqiptarëve
Palët pjesëmarrëse
Balli Kombëtar
Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar
vullnetarë nga Vlora
 Mbretëria e Italisë
Komandantët dhe udhëheqësit
Hysni Lepenica
Skënder Muço
Mehmet Shehu
Franco Clementi 
Fuqia ushtarake
fillimisht 1,600 trupa të Ballit Kombëtar
në fund 2,200 trupa
fillimisht 2,000 troops
në fund 5,600 trupa
5 topa
tanke
Viktimat dhe humbjet
shumë pak 186 të vrarë
qindra të plagosur
80 rob lufte
2 tanke
29 armë automatike
3 topa

Preludi

Redakto

Pas pushtimitit të Mbretërisë së Shqipërisë nga Mbretërisë së Italisë në vitin 1939, u foruan disa grupe të rezistencës. Më të rëndësishmit nga këto grupe ishin Balli Kombëtar, i formuar nga Mit'hat Frashëri e Ali Këlcyra si dhe Fronti Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, i cili më vonë u kthye në grup komunist të udhëhequr nga Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha.

Dukati dhe Gjormi u kthyen në dy nga qendrat e Ballit Kombëtar, forcat e të cilit në këtë zonë udhëhiqeshin nga Hysni Lepenica, komandant ushtarak dhe Skënder Muço, një avokat i shquar nga Tragjasi.[2] Mehmet Shehu, një komandant i Frontit Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, krijoi një njësit partizan në Mallakastër.[1]

Duke filluar nga mesi i vitit 1942, kishte sulme të shpeshta kundër trupave italiane që gjendeshin në atë zonë. Në nëntor 1942, këto sulme u shtuan. Komandanti i trupave italiane në këtë zonë të armatosura rëndë e të cilët fillimisht numëronin 2000 ushtarë, ishte kolonel Franco Clementi.[1] Gjithashtu në krahun e italianëve ishte një njësi milicësh dibranë komanduar nga Halil Alia[3].

Beteja

Redakto

Beteja nisi më 31 dhjetor 1942 në orën 23.30, kur u dha sinjali i sulmit mbi njësitë dibrane[3].

Beteja kryesore, e cila zgjati 36 orë, u zhvillua më 1–2 janar, 1943. Njësitë shqiptare u mbështetën gjatë betejës nga 300 vullnetarë të zonës.[1] Gjatë betejës, ushtria italiane përdori tanqe, topa dhe shumë armë automatike.

Beteja përfundoi me humbje vendimtare të italianëve, të cilët u shpartalluan plotësisht dhe kontrollin e morrën shqiptarët. Në total u vranë 186 ushtarë dhe oficerë italianë, duke përfshirë komandantin e trupave italiane, Kolonel Clementi, me qindra të tjerë u plagosën ndërsa 80 u zunë rob lufte. Tanket italiane u shkatërruan, ndërsa pajisjet ushtatrake që ranë në duar të shqiptarëve përfshinin 3 topa, 29 armë automatike, sasi të mëdha municioni dhe qindra pushkë.[1]

Pasojat

Redakto

Pasi u thye në fushën e betejës, ushtria italiane e ndërmori raprezaljeve kundër civilëve të pesë fshatrave Dukat, Gjorm, Tërbaç, Tragjas dhe Vranisht. Forca ajrore italiane i bombarduan fshatrat. Gjatë këtyre sulmeve pati shumë viktima civile, duke përfshirë edhe kryekomunarin e Dukatit, Shukri Cane. Ndaj Gjormit u krye edhe një tjetër ekspeditë ndëshkuese.[1]

Një pikturë e vitit 1981 nga Fatmir Haxhiu, me titull Lufta e Gjormit, përkujton Betejën e Gjormit. Piktura ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar.[4]

Referime

Redakto
  1. ^ a b c d e f Pearson, Owen (2006). Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945. I.B.Tauris. fq. 230. ISBN 1-84511-104-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Frashëri, Xhemil (2007). Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj : 7 prill 1939-29 nëntor 1944. Dardania. fq. 158. ISBN 978-99943-949-9-9. Marrë më 12 korrik 2011. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Dervishi K., Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë, Tiranë: "55", 2010. fq. 123-124. ISBN 978-99943-56-43-0
  4. ^ "Artistical Biography of Fatmir Haxhiu". Euskalnet. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2010. Marrë më 12 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)