Byreku
Byreku apo bureku (shpesh edhe lakror) është një gatesë që bën pjesë tek brumërat e pjekur e të mbushur, i përgatitur nga petë të holla. Ajo e ka origjinën në kuzhinën turke.
Kjo gatesë është e popullarizuar në të gjitha kuzhinat e shteteve të ish Perandorisë Osmane, përfshirë këtu edhe kuzhinën Shqiptare. Bureku mund të jetë i mbushur me djath, me mish, spinaq dhe perime të ndryshme. Ai zakonisht përgatitet në një tepsi të madhe dhe prehet në pjesë më të vogla pas pjekjes. Në fund, shpesh i hidhet susam mbi të.
Emri dhe Origjina
RedaktoByreku në gjuhën turke i referohet çdo gatese te bërë me petë filo. Emri i tij rrjedh nga fjala Turke bur qe do të thotë 'të përdredhësh'.
Bureku mund të jetë shpikur në territorin e Turqisë së sotme, në provincat e Anadollit në epokat e hershme të Perandorisë Osmane, që pastaj të bëhet një element kyq në kuzhinën Osmane, ose ai mund të datojë qe nga kuzhina Romake e rajonit.
Byreku mund të ketë origjinën e vet në kuzhinën Turke dhe mund të jetë një nga elementet e saj më të rëndësishme dhe në fakt, nje nga elementet e lashta të kuzhinës turke, pasi që është zhvilluar nga turqit e Azisë Qendrore para migrimit të tyre në drejtim të perëndimit në Anadoll. Një teori tjetër thotë se Byreku është i njejtë me një gatesë Bizantine të atij rajoni, të quajtur Plakountas Tetyromenous, pasardhës i Placenta, një gatese antike me shtresa brumi të pjekura me djath që daton qysh në kohën Romake.
Përhapja dhe variantet
RedaktoByreku është shumë i popullarizuar në kuzhinat e vendeve të ish Perandorisë Osmane, sidomos në Afrikën Veriore dhe gjithë andej nepër Ballkan. Kuzhinat e Sllavëve të jugut gjithashtu përmbajne lloje të Burekut. Byreku është gjithashtu pjesë e Mizrahi dhe traditave Sefardikë hebreje.
Edhe në trojet shqiptare kjo gatesë është mjaft e popullarizuar dhe njihet si byrek, burek apo lakror. Byreku mund të jetë i mbushur me djath (sidomos me gjizë), me mish dhe qepë (që shpesh quhet mesnik në jug të Shqipërisë), me spinaq dhe vezë, me qumësht dhe vezë si dhe petë të pjekura, por edhe me domate dhe qepë, speca dhe fasule (sidomos në Korçë), patate, hithra apo kungull të ëmbëlsuar, etj.
Lakrori në përgjithësi është i mbushur me zarzavate. Emri lakror rrjedh nga fjala lakër, por në këtë kontekst është një shkurtesë për “lakër e egër”, një term që përshkruan një familje të perimeve me gjethe të gjelbra p.sh. lëpjetë, luleradhiqe, scarole, catsear, etj. Byreku tradicionalisht bëhet me disa shtresa të brumit që hollohen me dorë. Format përfundimtare e tij mund të jenë trekëndësha të vogjël, individual, që zakonisht mund të gjindën nëper “byrektore” të cilat shesin byrek dhe gjellëra e pije të tjera tradicionale. Ai gjithashtu mund të jetë i përgatitur si një byrek i madh i cili është e prerë në copa të vogla.
Byreku është pjesë e kuzhinës tradicionale shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe trojeve tjera shqiptare dhe përgatitet në variante të ndryshme. Ai mund të shërbehet i ftohtë ose i ngrohtë.