Brigada e Parë Sulmuese Kosovaro-Maqedone

Brigada e Parë Sulmuese Kosovaro - Maqedone u formua më 11 nëntor 1943 në fshatin SlivovëKomunës së Debërcës dhe paraqet brigadën e parë partizane të themeluar në territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Brigada e Parë Sulmuese Kosovaro-Maqedone në Marshimin e Shkurtit 1944

Batalionet

Redakto

Brigada e Parë Sulmuese Kosovaro - Maqedone përbëhej prej katër batalioneve, dy prej të cilave ishin kosovare e dy maqedonase:

Batalionet kosovare

  • Batalioni i Parë i Kosovës "Ramiz Sadiku",
  • Batalioni i Dytë i Kosovës "Boro Vukmiroviq",

Batalionet maqedonase

  • Batalioni i Kërçovës dhe
  • Batalioni "Mirçe Acev".

Si zëvendëskomandant i Brigadës caktohet aktivisti i shquar i Luftës Nacional Çlirimtare Xhevdet Doda i cili njëherit ishte edhe komandant i njërit nga batalionet e saj.

Në ditët dhe muajt në vijim kësaj brigade do t'i bashkohen edhe grupe dhe aradha të tjera partizane. Brigada zhvilloi operacione në territorin e Maqedonisë së Veriut e deri në Maqedoninë e Egjeut në Greqi.

Përveç shqiptarve, në radhët e brigadës u rreshtuan dhe luftuan edhe maqedonasëserbë, malazezë, sllovenë, etj.

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto