Burjatia, zyrtarisht Republika Burjate (Rusisht: Респу́блика Буря́тия, Respublika Burjatija; Burjatisht: Буряад Улас, Burjaad Ulas) është republikë anëtare e Federatës Ruse, e ndodhur në SiberiAzi. Më parë pjesë e Distriktit Federal Siberian, ajo ka qenë një pjesë e Lindjes së Largët Ruse që nga viti 2018.[1] Kryeqyteti i tij është qyteti Ulan-Ude. Zona e saj është 351,300 kilometra katrorë me një popullsi prej 972,021 (sipas regjistrimit të vitit 2010).

Burjatia
Респу́блика Буря́тия (rusisht)
Буряад Улас (burjatisht)
Republikë e Rusisë
Emblema_figura
Emblema e Burjatisë

Flamuri i Burjatisë
Administrimi Politik
Qarku federal Lindor i Largët
Rajoni ekonomik Siberia Lindore
Kryeqyteti Ulan-Ude
Krijimi 30 maj 1923
Qeverisja
Kreu i Republikës Alexey Tsydenov
Trupi Ligjvënës Hurali i Popullit
Sipërfaqja
Sipërfaqja 351.300 km2
Renditja në Rusi: i 15-ti
Popullsia
Popullsia 984,511 (2018)</small) banorë
Renditja në Rusi: i 54-ti
Dendësia 2.8 banorë/km2
Gjeografia
Zona kohore UTC+08:00 (MSK+5)
Të dhëna të tjera
Targa e automjeteve 03
Kodi sipas ISO RU-BU
Faqja Zyrtare www.egov-buryatia.ru

Në Burjati jetojnë 981.238 banorë, prej të cilëve dy të tretat janë rusë dhe vetëm 27,8 % janë burjatë, banorë titullarë të republikës. Burjatët janë të afërt me mongolët dhe flasin një gjuhë të së njëjtës familje.

Gjeografia

Redakto

Republika është e vendosur në rajonin jug-qendror të Siberisë përgjatë bregut lindor të liqenit Baikal.

Brenda, ajo kufizohet me Oblastin Irkucku, Zabajkalski Krai dhe Tëvanë. Ndërkombëtarisht, ajo kufizohet me Mongolinë.

Mbi 80% e territorit të republikës ndodhet në rajonin malor, duke përfshirë Malet Baikal në brigjet veriore të liqenit Baikal, Ulan-Burgas në lindje të liqenit dhe Malësinë Selenga në jug pranë kufirit Mongoli-Rusi. Pika më e lartë është Mönkh Saridag e gjatë 3,491 metra.

Burimet natyrore të republikës përfshijnë ar, tungsten, zink, uranium dhe më shumë.

Ndarjet administrative

Redakto


Republika e Burjatisë është e ndarë administrativisht në 21 distrikte, 6 qytete/qyteze, 16 venbdanime të stilit urban dhe 238 selsoviet dhe somon.

Politika

Redakto
 
Shtëpia moderne burjate me instrumente, dorëshkrime dhe armë tipike e Burjatisë.

Kreu i Republikës (më parë President) zgjidhet nga votuesit e republikës për një mandat katër vjeçar. Nga viti 2004 deri më 2012 kreu i Burjatisë (së bashku me të gjithë krerët e tjerë të rajoneve në Rusi) u emërua direkt nga presidenti rus..[2][3]

Midis viteve 1991 dhe 2007, Presidenti ishte Leonid Vasiljeviç Potapov, i cili u zgjodh më 1 korrik 1994, u rizgjodh më 1998 (me 63.25% të votave), dhe pastaj u rizgjodh përsëri më 23 qershor 2002 (me mbi 67% të votave). Para zgjedhjeve, Potapov ishte Kryetar i Sovjetikës së Lartë të Republikës - posti më i lartë në atë kohë.

Kreu aktual i Republikës është Alexey Tsydenov, i cili u zgjodh me votën e popullit në 10 shtator 2017. Para kësaj ai ishte duke vepruar si kreu, pasi ishte emëruar nga presidenti rus Vladimir Putin në shkurt 2017.[4]

Parlamenti i Republikës është Hurali i Popullit, i zgjedhur gjerësisht çdo pesë vjet. Hurali i Popullit ka 66 deputetë dhe aktualisht dominohet nga partia qeverisëse e vendit, Rusia e Bashkuar, me 45 vende. Vladimir Anatoljeviç Pavlov është Kryetar i Hiralit të Popullit që nga shtatori 2019.

Kushtetuta e Republikës u miratua më 22 shkurt 1994.

Ekonomia

Redakto

Ekonomia e republikës është e përbërë nga produkte bujqësore dhe tregtare duke përfshirë grurë, perime, patate, lëndë drusore, lëkurë, grafit dhe tekstile. Peshkimi, gjuetia, kultivimi i gëzofit, blegtoria e deleve dhe bagëtive, minierat, grumbullimi i stoqeve, inxhinieria dhe përpunimi i ushqimit janë gjithashtu gjeneratorë të rëndësishëm ekonomikë.

Referime

Redakto
  1. ^ "Официальный интернет-портал правовой информации". publication.pravo.gov.ru (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2022. Marrë më 2018-11-04.
  2. ^ Putin signs law to allow him to pick Russian governors
  3. ^ "Russia reinstates governor elections". Arkivuar nga origjinali më 24 shkurt 2021. Marrë më 17 nëntor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ [1]