Carmen Luvana (e lindur më 23 gusht 1981New York City, New York, ShBA) është aktore pornografike amerikane.

Carmen Luvana
Ditëlindja:23 gusht 1981 (43 vjeçe)
Vendlindja:Brooklyn, New York
Masa:34C-22-32
Gjatësia:1.57 m
Pesha:45 kg
Gji natryror:jo
Orientimi:biseksual
Etnika:Puerto Rico
Faqja zyrtare
Carmen Luvana at IMDb
Carmen Luvana at IAFD
Carmen Luvana në AFDB

Biografia

Redakto

Familja Luvana u shpërngul nga New York në Puerto Rico kur Carmen kishte 5 vite. Kur i mbushi 18, ajo u shpërngul në Miami, dhe filloi të striptizonte nëpër klube të South Beach Miamit.

Carmen Luvana hyri në industrinë pornografike në vitin 2001. Paraqitja e saj e parë "hardcore" u bë në filmin More Dirty Debutantes #211. Ajo në fillim kishte kontratë me Digital Sin/New Sensations, por tani ka me Adam & Eve Pictures.

Luvana në fillim nuk bëri seks anal para kamerës, duke deklaruar se nuk do të bënte asgjë që nuk e bën të ndihet komfort. Pasi që e bëri në jetën e saj private dhe i pëlqeu, ajo filloi të bënte seks anal edhe nëpër filma. Filmi i parë i saj që përmbante skena anale qe The Perfect Secretary. Ajo vazhdoi të bënte skena anale në filmin O: the Power of Submission. Që nga atëherë, ajo ka bërë filma të tjerë pa këto skena, kështu që është e paqartë se cilat janë planet e ardhshme të saj.

15 qershor 2006, Carmen Luvana fitoi çmimin "Howard Stern Pornstar Beauty Pageant", duke mposhtur kështu Taylor Wane dhe Taryn Thomas.

Ajo aktualisht jeton në Floridë, duke fluturuar në ato anë ku filmat inçizohen.

Shpërblimet

Redakto
  • 2002 - XRCO Award: Best New Starlet
  • 2003 - Night Moves Best New Starlet
  • 2003 - XRCO Award Best Girl-Girl Scene (me Jenna Jameson)
  • 2004 - Hottest KSEX Jockey "Naked" Listeners Choice Award KSEX radio
  • 2006 - F.A.M.E. Award for Favorite Oral Starlet

Lidhje të jashtme

Redakto
  • Faqja zyrtare (Vërejtje: Ky websajt ka përmbajtje të qartë seksuale)