David Areianites ose Arianites ishte një komandant i rangut të lartë bizantin i fillimshekullit XI.[1]

Origjina

Redakto

Origjina e mbiemrit është e paqartë dhe për sqarimin e tij janë propozuar teori të ndryshme duke filluar nga derivimet e ndryshme antroponomastike dhe toponimike të fjalës indo-evropiane arya deri te emri i një fisi të vogël ilir, Armistët (Armistae).[2] Emri "Ar[i]anit" konsiderohet se ka qenë me origjinë shqiptare[3] ose iraniane.[4] Davidi konsiderohet ndonjëherë si anëtari i parë i fisit Arianiti, i cili ishte aktiv në Arbërinë e mesjetës së vonë, por lidhja nuk mund të verifikohet për mungesë burimesh të mjaftueshme.[2]

Biografia

Redakto

David Arianiti shfaqet për herë të parë në vitin 999/1000, duke mbajtur gradën patrikios. Në atë vit ai u emërua nga perandori bizantin Basili II si doux i Selanikut (ose ndoshta, megjithëse kjo nuk thuhet qartë, domestikos ton scholon i Perëndimit) në vazhdimësi të Nikefor Ouranit, i cili u zhvendos në guvernatorin e Antiokisë. Ai ndoshta qëndroi në të njëjtin post deri rreth vitit 1014, kur Teofilakti Botaneiati vërtetohet se e mbante atë. [1]

Në vitin 1016, Arianitit iu ngarkua detyra për të pushtuar kalanë bullgare të Strumicës, gjatë së cilës ekspeditë ai pushtoi edhe kalanë e Thermicës. Në vitin 1017, Vasili II pushtoi Bullgarinë me një ushtri të madhe. Objektivi i tij ishte qyteti i Kastorisë, i cili kontrollonte rrugën midis Thesalisë dhe bregdetit të Shqipërisë moderne. Ai dërgoi një pjesë të ushtrisë së tij nën komandën e David Arianitit dhe Konstandin Diogjenit për të plaçkitur Pellagoninë. Vetë Vasili II arriti të pushtonte disa kështjella të vogla bullgare, por të gjitha përpjekjet e tij për të pushtuar Kastorinë mbetën të kota. [1] [5]

Pas vdekjes së carit Ivan Vladislav në shkurt të vitit 1018 dhe rënies së rezistencës bullgare, Vasili II vendosi David Arianitin si strateg autokratorShkupit dhe katepano të Bullgarisë së pushtuar, duke nënkuptuar kompetencat e komandës mbi komandantët e tjerë rajonalë në Ballkanin verior (Sirmiumi me Rashën dhe Dyrrachiumin).[6]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c Lilie, Ralph-Johannes; Ludwig, Claudia; Zielke, Beate; Pratsch, Thomas, red. (2013). "David Areianites (#21348)". Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit Online. Berlin-Brandenburgische Akademie der Wissenschaften. Nach Vorarbeiten F. Winkelmanns erstellt (në gjermanisht). De Gruyter.
  2. ^ a b Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia - Gjenealogjia - Zotërimet. Toena. fq. 20–9, 50–1. ISBN 978-99943-1-729-5.
  3. ^ Schramm, Gottfried (1994). Anfänge des albanischen Christentums: die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen (në gjermanisht). Rombach. ISBN 9783793090830. Ja, schon früher war einer arbanitischen Familie offenbar der Aufstieg in die Reichsaristokratie gelungen, wenn mit Recht aus dem Namen der Familie der Arianitai auf albanischen Ursprung geschlossen wurde. Der Patrikios David Arianites sah sich ...
  4. ^ Polemis, Demetrios I. (1968). The Doukai: A Contribution to Byzantine Prosopography (në anglisht). London, United Kingdom: The Athlone Press. fq. 103.
  5. ^ Златарски, История на българската държава, Том I, Част II, с. 725-728
  6. ^ Stephenson, Paul (2003). The Legend of Basil the Bulgar-Slayer. Cambridge University Press. fq. 39. ISBN 978-0-521-81530-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)