Diphallus
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Diphallus (njihet edhe me emrat Diphallia, ose dublikimi i penisit (Penile Duplication = PD) është një gjendje mjekësore në të cilën bebja mashkull lind me dy penise. Vlerësimet statistikore tregojnë se një në 5 milion-5,5 milion meshkujsh të lindur gjallë lind me këtë difekt të lindur.
Diphallus zakonisht shoqërohet edhe me anomali të tjera të lindura, si për shembull, dublikimi i veshkave, shtyllës kurrizore, pjesës së poshtme të traktit tretës ose i anusit. Po ashtu këta fëmijë kanë shumë rrezik të lindin me spina bifida. Fëmijët e lindur me diphallus dhe gjendje mjekësore të lidhura me të, kanë një normë më të madhe vdekjesh nga infeksionet e ndryshme për shkak të sistemeve më të komplikuara të veshkave (sistemi urinar) dhe atij të jashtëqitjes.
Mendohet se diphallus ndodh gjatë zhvillimit të fetusit ndërmjet ditës së 23-të dhe ditës së 25-të të zhvillimit të embrionit, kur një dëmtim fizik, stres kimik ose çrregullim i sekuencës ADN homeobox të gjeneve pengon funksionimin e duhur të qelizave të padiferencuara të pjesës së fundit të shtyllës kurrizore (quhet ndryshe edhe zona e bishtit) të mesodermit të fetusit në kohën kur sinusi urogenital ndahet nga grupi i qelizave gjenitale dhe rektumi për të formuar penisin.
Për herë të parë kjo gjendje mjekësore u regjistrua në vitin 1609. Që nga ai vit janë regjistruar rreth 100 meshkuj me këtë gjendje shëndetësore.
Diphallus është një gjendje mjekësore e lindur dhe nuk duhet të ngatërrohet me biseksionin gjenital, i cili është një procedurë mjekësore (operacion) e kryer me pëlqimin e pacientit dhe gjatë së cilës kryhet ndarja e penisit për së gjati.
Diphallus tek kafshët
RedaktoKjo gjendje e çuditshme është vërejtur edhe tek derrat dhe gjitarët e tjerë. Shumë njerëz gabojnë kur mendojnë se të gjithë peshkaqenët kanë një gjendje të tillë biologjike. Në të vërtetë, peshkaqenët janë të paisur me një palë "masha" të cilat kanë një funksion reproduktiv.
Raste konkrete
RedaktoTimes of India njoftoi në gusht 2006 se një i ri i moshës 24 vjeç nga shteti Utar Pradesh, India u shtrua në spital në New Dehli për të hequr në rrugë operative një nga peniset. Sipas një prej mjekëve të spitalit ky është një rast tepër i veçantë sepse të dy peniset janë plotësisht funksionale. Në raste të zakonshme, një nga penisët ka funksion të plotë, ndërsa tjetri është rudimentar. Agjencia e lajmeve Rojter e botoi këtë lajm nën titullin: "Are you SURE you want to remove that?" (A jeni i SIGURTË se ju doni ta hiqni atë?)
Po ashtu njihet edhe një rast i ngjashëm nga Peruja. Edhe në rast mashkulli mund ti përdorte të dy peniset. Kur gruaja e tij u pyet nëse ajo u çudit "herën e parë", ajo u përgjigj: "Unë mendoja se të gjithë burrat janë kështu". (Për këtë rast mungon citimi)
Lidhje të jashtme
Redakto- Mjeku rusë bënë "mbjellë" një penis - ang.
- Enciklopedia Mjeksore nga Nursing Study - ang.
- Lajme rreth temës në Reuters - ang.
- Lajme rreth temës në Reuters - ang.
- Lajme rreth temës në The Time of India - ang.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |