Diskutim:Fusha elektrike/Arkivi 1
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Fusha elektrike/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Dipoli elektrik
Redakto
Një sistem i përbërë nga dy ngarkesa elektrike punktuale të barabarta por me emra të kundërt, Q dhe -Q, e që gjenden në largësi të vogël të caktuar, d, quhet 'dipol elektrik. Ngarkesat e dipolit quhen pole.
Dipoli elektrik mbahet si tërësi nën veprimin e forcave të brendshme (forcave tërheqëse në mes të elektriciteteve të kundërta) në mes të ngarkesave elektrike.
Si krijohet dipoli elektrik?
RedaktoMateriet dielektrike janë ato materie atomet e të cilave përmbajnë elektrone të cilat janë të lidhura fort për bërthamë me anë të forcave të brendshme. Veprimi i fushës së jashtme elektrike bënë që ngarkesat pozitive të zhvendosen nga pozita ekuilibruese në kahun e vektorit të intensitetit të fushës elektrike E nën ndikim të forcave elektrike të fushës,
F+=QE
kurse ngarkesa negative zhvendoset nga pozita ekuilibruese në kahun e kundërt me fushën nën ndikim të forcës elektrike të fushës,
F- =QE
Si rezultat i këtij procesi do të lindë një dipol, kurse për atomin e dielektrikut thuhet së është polarizuar.
Fusha elektrostatike e dipolit elektrik
RedaktoSi cdo sistem tjetër i ngarkesave elektrike edhe dipoli elektrik e shkakton një fushë elektrike të caktuar. Nga ana tjetër, secila fushë eletrike tjetër, në të cilën vendoset dipoli eletrik, bënë veprim të caktuar mbi të. Si fusha elektrike e dipolit ashtu edhe veprimi i fushave të tjera të jashtme mbi të, varen nga polet e dipolit, largësia e tyre dhe pozita e dipolit në fushën elektrike.
Caktimi i fushës elektrostatike të dipolit elektrik mund të bëhet në disa mënyra. Mund të caktohet vektori i intensitetit të fushës elektrostatike të secilit pol e pastaj të zbatohet parimi i superpozicionit (superponimit) për ta caktuar vektorin e fushës elektrostatike rezultuese me anë të shumës vektoriale. Mënyrë tjetër është përmes shumës algjebrike të potencialeve të fushave që i shkaktojnë ngarkesat e poleve një nga një, e pastaj të caktohet intensiteti i fushës eletrike nga funksioni i potencialit.
Momenti elektrik i dipolit
RedaktoLargësinë e poleve të dipolit me qëllim të përcaktimit të pozitës së tij, mund ta paraqesim me madhësinë vektoriale d, i cili e ka intensitetin të barabartë më largësinë e poleve, drejtimin e boshtit të dipolit (drejtëzës që kalon nëpër pole) kurse është i orientuar prej polit negativ kah ai pozitiv. Prodhimi i këtij vektori me ngarkesën e polit pozitiv:
p=Qd
quhet momenti elektrik i dipolit dhe kahja e tij orientohet prej ngarkesës negative në ngarkesën pozitive.
Momenti mekanik i dipolit
RedaktoKur dipoli elektrik të vendoset në fushën elektrike, në të dy polet e tij do të veproj fusha me forca F1 dhe F2 të cilat kanë intensitete të barabarta, drejtime të njëjta, por kahje të kundërta. Në qoftë se boshti i dipolit e mbyllë një kënd të caktuar α me drejtimin e vijave të fushën eletrike, forcat F1 dhe F2 formjnë një palë forcash të cilat bëjnë që dipoli të rrotullohet derisa ky kënd të mos jetë zero ose π. Momenti mekanik i palës së këtyre forcave e ka intensitetin:
M=F1h = QEdsinα=pEsinα.
Nga fakti se momenti mekanik është madhësi vektoriale kemi:
M=pxE.
Veprimi i fushës elektrike e ka për tendencë ta vë dipolin në drejtim të vijave të fushës apo t’i shkëpusë forcat e brendshme të dipolit. Shkëputja e forcave të brendshme ndodhë nën ndikim të fushës me intensitet mjaft të madh, kështu polet e dipolit paraqiten si ngarkesa të lira të elektricitetit.
Baraspesha e dipolit në fushën elektrike homogjene
RedaktoRrotullimi i dipolit nën ndikimin e momentit mekanik do të vazhdoj derisa këndi që formojnë kahjet e vektorit p dhe E të jetë zero ose π. Kur këndi α është zero dhe dipoli i shtangur, fusha elektrike nuk bënë më kurrfarë ndikimi mbi të. Kjo pozitë e baraspeshës quhet stabile sepse po që se dipolin e nxjerrim pak nga kjo baraspeshë ai prap këthehet në pozitën e njëjtë. Ndërsa, kur këndi α është π, dipoli prap është në baraspeshë por kjo baraspeshë është labile sepse po që se dipoli nxjerret pak nga kjo pozitë paraqitet momenti mekanik i cili e rrotullon dipolin derisa e vendosë në baraspeshën stabile α=0.
Referenca
Redakto- Nexhat Orana. Bazat e elektroteknikës 1. Fakulteti elektroteknik në Prishtinë (1994).
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Alajdin Abazi, Jusuf Krasniqi. Materialet elektroteknike. Universiteti i Prishtinës (1997) Second edition.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Fawwaz T. Ulaby, Peason. Fundamentals of applied electromagnetics. Prentice Hall, New Jersey, 2007.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Internet Archive Bot
RedaktoPërshëndetje, redaktorë!
Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Fusha elektrike. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:
- U shtua ky version i arkivuar i faqes https://web.archive.org/web/20100527194640/http://www.lightandmatter.com/html_books/0sn/ch10/ch10.html për lidhjen http://www.lightandmatter.com/html_books/0sn/ch10/ch10.html.
Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 20 mars 2023 00:20 (CET)