Diskutim:Kompresimi i të dhënave/Arkivi 1
Latest comment: 17 ditë më parë by Leutrim.P in topic Artikull ekzistues
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kompresimi i të dhënave/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Artikull ekzistues
RedaktoPërshëndetje Leutrim.P. Artikulli që Jeta Krasniqi3 ka krijuar është ekzistent nën titullin Ngjeshja e të dhënave. Nëse përdoruesi ka dëshirë të përmirësojë artikullin duhet t'i referohet arikullit origjinal. Zgjedhja e emrit është mbështetur në Fjalorin e Informatikës Anglisht-Shqip. Ju faleminderit! Druvari (diskutimet) 18 dhjetor 2024 02:39 (CET)
- @Druvari, ke te drejte. Pasi ishte artikull i dyfishte e barta permbajtjen te https://sq.wikipedia.org/wiki/Ngjeshja_e_t%C3%AB_dh%C3%ABnave, dhe tani sherben si ridrejtim per te ky artikull. -Leutrim.P (diskutimet) 18 dhjetor 2024 03:08 (CET)
- Pershendetje kete artikull unë e kam punim seminarik ne fakultet dhe keshtu qe duhet te jete i publikuar nen emrin tim. A mund te me kthesh faqen Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:32 (CET)
- @Jeta Krasniqi, problemi është që Wikipedia ka rregulla të caktuara dhe nuk mund të ketë 2 artikuj mbi të njëjtën temë. Për sa kohë të duhet artikulli? Kur përfundon punimi seminarik? Nëse edhe të tjerët pranojnë, ndoshta mund të bëjmë një përjashtim për pak kohë. Një zgjidhje tjetër është ta shtosh materialin tek artikulli Ngjeshja e të dhënave. Nëse duhet që artikulli të jetë patjetër i filluar nga ti, atëherë nëse Druvari pranon mund ta fshijmë artikullin Ngjeshja e të dhënave dhe mund ta shkruash edhe njëherë dhe do të jesh ti autorja e parë. --Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:59 (CET)
- Deri te hënën e kemi prezantim nese ka mundsi me ma kthy me emrin tim pastaj ndrrone ju nuk është problem Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:46 (CET)
- @Klein Muçi, @Druvari, @Leutrim.P, @Arianit, @Fallbackintoreality, si mendoni, ta heqim ridrejtimin deri të hënën dhe ta kthejme siç ishte artikullin Kompresimi i të dhënave? Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:56 (CET)
- S'po më duket e arsyeshme. Faqja është përkthim i drejtpërdrejtë i asaj në anglisht, kështu që përdoruesja nuk është autorja e përveçme e cilitdo paragraf. Wikipedia, për më tepër, nuk është punim seminarik, dhe nuk i përket një personi të vetëm por krejt komunitetit. Poashtu, si student po çuditem, pse po e përdor Wikipedinë si punim seminarik? Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 11:25 (CET)
- Profesori na ka vendos per detyrë me kriju një artikull ose me perkthy se kom vendos unë Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 11:28 (CET)
- @Druvari @Fallbackintoreality Po, nje zgjidhje eshte ta leme si ishte deri ne fund te ketij muaji. Studentet kane kontribuar mbi 40 artikuj te zgjeruar nga fusha e shkencave kompjuterike me perkthime nga anglishtja. Kjo eshte pjese e aktiviteteve te WoALUG per zgjerimin e numrit te pjesemarresve dhe kontributeve ne tema te caktura. Studentet jane udhezuar te mos fshijne permbajtje cilesore tek artikujt ekzistues, qe shpesh jane perkthime ne forme te shkurtuar te po atyre artikujve qe po perkthehen. Per qellimet e vleresimit, kontributi i studenteve duhet te jete i identifikueshem permes historise. Flm! --Arianit (diskutimet) 18 dhjetor 2024 14:54 (CET)
- Olsi, unë do të kisha votuar për të bërë përjashtim për rastin meqë do të ishte për një kohë shumë të shkurtër dhe përdoruesi është i ri (WP:BITE) por ama çështja në themel mbetet: Në aktivitete të tilla bashkëpunimi duhet bërë e qartë për të gjithë palët e përfshira se çfarë do të thotë të punosh në Wikipedia ekzaktësisht. Mendoj që është me rëndësi të shpjegohet se Wikipedia nuk është një entitet abstrakt ku çdokush hedh për bamirësi ç'të mundet "në vorbullën e internetit", por një komunitet i gjallë që vepron në mënyra të caktuara e që mund të zgjedhësh të integrohesh nëse dëshiron. Në këtë kontekst, është mirë të mësohen bazat e kulturës wiki fillimisht e pastaj të niset integrimi apo puna në të.
Çfarë po them nuk duhet parë si gjyq ndaj rastit në fjalë por si këshillë e përgjithshme për raste të ngjashme meqë u hap si temë e duket se gjërat kanë ndryshuar pak këto kohë duke e bërë komunitetin më aktiv. (Njëherë e një kohë në pasivitetin karakterizues, një problem i tillë as do të vihej re në kohë e jo më të diskutohej.) Për pasojë edhe ne duhet të përshtatemi ndaj këtij ndryshimi në këto raste. Për rastin në fjalë, votoj për tu treguar tolerantë.- @Klein Muçi, pajtohem plotësisht me atë që ke shkruar. Unë në fakt nuk jam fare pjesë e këtij organizimi, vetëm doja që të mos i prishnim punë në universitet studentes në fjalë, dhe mesa shoh @Arianit është marrë me këtë projekt dhe mesa kam parë unë studentët në përgjithësi janë treguar të kujdesshëm duke i shkruar njëherë artikujt nëpër faqet e përdoruesit e pastaj duke i hedhur në hapësirën kryesore, por duke qenë se janë të rinj, do bëjnë dhe gabime. Edhe unë jam për tolerim, duke qenë se pasja e dy artikujve mbi të njëjtën temë për një kohë të shkurtër nuk na prish dhe aq shumë punë, duke ditur që ka 1001 probleme të tjera më të rëndësishme, por doja të merrja edhe mendimin e të tjerëve duke qenë se bëhej fjalë për një përjashtim nga rregullat. Ne kemi nevojë për më shumë përdorues dhe mbase duhet të tregohemi pak tolerantë me të rinjtë, me shpresën se disa prej tyre mund të vazhdojnë të redaktojnë në Wikipedia në të ardhmen. Olsi (diskutimet) 19 dhjetor 2024 15:32 (CET)
- S'po më duket e arsyeshme. Faqja është përkthim i drejtpërdrejtë i asaj në anglisht, kështu që përdoruesja nuk është autorja e përveçme e cilitdo paragraf. Wikipedia, për më tepër, nuk është punim seminarik, dhe nuk i përket një personi të vetëm por krejt komunitetit. Poashtu, si student po çuditem, pse po e përdor Wikipedinë si punim seminarik? Fallbackintoreality / më fol! / më vëzhgo! 18 dhjetor 2024 11:25 (CET)
- @Klein Muçi, @Druvari, @Leutrim.P, @Arianit, @Fallbackintoreality, si mendoni, ta heqim ridrejtimin deri të hënën dhe ta kthejme siç ishte artikullin Kompresimi i të dhënave? Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:56 (CET)
- Deri te hënën e kemi prezantim nese ka mundsi me ma kthy me emrin tim pastaj ndrrone ju nuk është problem Jeta Krasniqi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 10:46 (CET)
- @Jeta Krasniqi, problemi është që Wikipedia ka rregulla të caktuara dhe nuk mund të ketë 2 artikuj mbi të njëjtën temë. Për sa kohë të duhet artikulli? Kur përfundon punimi seminarik? Nëse edhe të tjerët pranojnë, ndoshta mund të bëjmë një përjashtim për pak kohë. Një zgjidhje tjetër është ta shtosh materialin tek artikulli Ngjeshja e të dhënave. Nëse duhet që artikulli të jetë patjetër i filluar nga ti, atëherë nëse Druvari pranon mund ta fshijmë artikullin Ngjeshja e të dhënave dhe mund ta shkruash edhe njëherë dhe do të jesh ti autorja e parë. --Olsi (diskutimet) 18 dhjetor 2024 09:59 (CET)
- Per fillim dua te ceke qe i vleresojme kontributet, qofte me thirrje nga te tjeret ose ne grup, qofte me prirje vetjake. Por studenteve duhet te u jipet nje lloj liste qe i citon rregullat bazike, pasi po te bejme perjashtime do ishte standard i dyfishte dhe e padrejte ndaj perdoruesve te tjere, si te rinje si ata qe kontriboujne nder vite. Thene keto. Jeta, wikipedia nuk eshte garantues i deshirave personale qe te jete apo jo ne emrin tend nje artikull. Duhet shikuar me pare nese ekziston ai artikull para se te fillosh te krijosh. Pastaj nje mundesi tjeter eshte ta krijosh (perkthesh) nje tjeter artikull (i cili nuk eshte tashme i krijuar). Materialin tashme e kam bartur te Ngjeshja e te Dhenave. Pajtohem me ate qe ka thene Fallbackintoreality. Keshilla ime e fundit, perktheje nje tjeter artikull, nuk merr shume kohe. -Leutrim.P (diskutimet) 18 dhjetor 2024 18:51 (CET)
- Përshëndetje, jam dakord me atë që Fallbackintoreality tha më sipër. Por pa dashur t'u shkaktojmë probleme studentëve për detyrën që u është caktuar, mund të bënim përjashtimin në rast se studentët si autori i këtij shkrimi do të kishin shpenzuar pak më tepër kohë për të bërë një artikull të mirë. Përkthimi është bërë duke përdorur veglën e përkthimit pa asnjë lloj filtrimi siç është bërë për artikuj të tjerë nga bashkë-studentë të autorit, ku cilësia është mjaft e dobët dhe pjesë të shkrimit të pakuptueshme. Iniciativa është e mirë, por realizimi është sa për sy e faqe. Për këtë e respektoj vendimin e @Leutrim.P.
- Megjithatë, për të mos i dekurajuar studentët, i ftojmë të përmirësojnë sadopak artikujt e tyre për të marrë vlerësimin si "artikull i mirë" apo "artikull i përkryer", i cili supozoj do u japë vlerësim maksimal në detyrën që u është ngarkuar.
- -Druvari (diskutimet) 19 dhjetor 2024 02:15 (CET)
- Jam plotesisht per t'i inkurajuar ata te bejne pune me te mire. Mund t'iu leni komente me ping ose banera me kete sugjerim. Kjo ndihmon edhe gjate vleresimit te tyre. Disa nga artikujt ekzistues kane qene te shkurter prandaj i kemi lene ne liste per zgjerim. --Arianit (diskutimet) 19 dhjetor 2024 09:41 (CET)
- P.S. Arianit, Ajo që unë thashë më sipër nuk e pamundëson veprimin tuaj në të ardhmen. Ishte mendimi im për çështjen; ju mund të grisni çfarë të doni apo të veproni si të doni, përderisa jeni brenda rregullave. Nëse jeni në dilemë, mund ta ngrini si çështje në Kuvend.