Edgar Cayce (Edgar Keisi) u lind më 18 mars 1877 dhe vdiq më 3 janar 1945, ishte një psikiatër amerikan që besonte se kanalizoi përgjigjet e pyetjeve mbi astrologjinë, rimishërim dhe Atlantis (Atlantida) ndërsa ndodhej në gjumë. Për këtë ai quhet edhe "profeti që fle". Ai mund të ketë qenë burimi i idesë se Kalifornia (California) do të zhytej në oqean (megjithëse ai kurrë nuk e tha këtë me saktësi). Megjithëse Keisi jetoi para lëvizjes New Age (Era /Koha e Re) ai mbetet me një ndikim të madh në mësimet e saj.

Edgar Cayce - Në tetor 1910, kjo foto u shfaq në faqen kryesore të The New York Times pasi një reporter e vodhi atë nga shtëpia e prindërve të Keisit, t´a përdorte për një histori.

Edgar Keisi është ndoshta tejpamësi me i famshëm e i dokumentuar me kujdes i kohës sonë. Ai filloi t´i përdorë aftësitë e tij që në fëmijëri dhe u kushtoi atyre 40 vjet të jetës së tij rregullisht. Ai zhytej çdo ditë 2 herë në një gjendje gjumi dhe u përgjigjej pyetjeve. Janë mbi 14.000 të këtyre diskutimeve të quajtura "readings" - (lexime), që u shkruan me kujdes nga sekretarja e tij dhe ruhen në Edgar Cayce-FoundationVirginia Beach. Këto lexime (readings) shërbejnë për ndërmjetësimin e frymëzimit, kërkojnë kuptimin për "Kapjen Tejshqisore" dhe ndihmojnë dhjetëra mijëra njerëz të shërohen.

Edgar Keisi kishte vetëm një arsimim 8-vjeçar. Ai bënte një jetë mëse të thjeshtë, nëse e masim me standardet mesatare. Shumë herët në fëmijërinë e tij në Hopskinville, Kentucky (Kentaki), ai ndjente se zotëronte aftësi mbishqisore. Ndërsa ai ishte vetëm një ditë, pati një vegim nga një grua e veshur në të bardhë, që e pyeti atë se çfarë dëshironte ai me tepër në jetë, dhe Keisi i vogël iu përgjigj se donte të ndihmonte fëmijët dhe njerëzit. Ai tregonte edhe mbi përvoja se > shihte < të afërm të vdekur. Njëherë, ndërsa ai mundohej të zgjidhte detyrat, fjeti mbi "Librin e Drejtshkrimit" dhe pasi u zgjua dinte të gjithë përmbajtjen e librit. Që i ri merrej me hipnozë që të shëronte një problem gurmazi që përsëritej, që shkaktonte më pas humbjen e të folurit të tij. Ai zbuloi se nën hipnozë ai mundej të diktonte (zbulonte) të metat trupore të të tjerëve dhe të këshillonte për shërimin e tyre, shpesh pa e njohur ose parë personin. Njerëzit perreth gjatë seancave pyetëse filluan ta pyesnin edhe mbi gjëra të tjera dhe ai mundej t´u përgjigjej atyre.

Në vitin 1910 New York Times botoi një histori dy-dyfaqëshe me foto të Edgar Keisit dhe mbi aftësitë e tij tejshqisore, siç i përshkroi ato një fizikan i ri me emrin Wesly Ketchum (Uesli Keçam) nga shoqëria kërkimore klinike Boston. Që nga kjo kohë njerëzit nga të gjitha anët e vendit filluan të kërkonin ndihmë me të gjitha pyetjet e mundshme.

Pa marrë parasysh dhuntinë e tij të jashtëzakonshme, Keisi ishte një njeri shumë fetar. Ai gjatë gjithë jetës së tij si i rritur në "Shkollën e së Dielës" mësonte gjithmonë duke u drejtuar nga fjalët e Biblës. Synimi i tij ishte të jetonte sipas dëshirës së Zotit dhe ai mundohej t´a arrinte këtë nëpërmjet studimit të "Shkrimit të Shenjtë".

Ai filloi të lexonte Biblën që 9-vjeç. Ai mbante përherë në xhep një bibël të vogël dhe njekobure 9 mm, thoshte sa më tepër e lexoj këtë libër aq më tepër më pëlqen te qëlloj me kobure. Ai e dinte të gjithë Biblën përmendsh dhe tregonte se ai e lexonte Biblën çdo vit nga një herë. Ai ishte gjithmonë i frymëzuar nga detyra të ndihmonte ata që kërkonin ndihmën e tij dhe të ishte në shërbimin e tyre. Ai i përdorte dhuntitë e tij vetëm për qëllime ndihme. Thjeshtësia dhe modestia e tij dhe përpjekjet e tij për të bërë mirë në këtë botë, tërheq përherë vëmendjen e njerëzve mbi historinë e jetës së tij, punës së tij dhe dituritë e gjëra të tij, të cilat ai ua dha të tjerëve.

Edhe gjyshi i tij kishte aftësi të lëvizte sendet (karriget dhe tryezat fluturonin kur ai dëshironte) dhe të fliste me të vdekurit, apo te bënte parashikime për te ardhmen.

Më vonë ai ishte në gjendje edhe të lexonte mendimet e të tjerëve dhe ndoshta të ndikonte në gjendjen e tyre shpirtërore.

Sot ka me mijëra studentë të Keisit. Shumica e tyre ndodhen në SHBA (USA) dhe Kanada (Canada), por tani gjenden 25 Qendra të Edgar Keisit në 25 shtete. Qendra quhet Association for Research and Enlightenment (ARE) (Shoqëria për Kërkim dhe Dritërim), dhe godina kryesore ndodhet në Virxhinia Biç (Virginia Beach), dhe është organizata më e madhe (e cila u krijua nga vetë Keisi me shokë) që merret me studimin e veprave të Keisit.

Aftësitë e supozuara të tij

Redakto
  • Diagnoza dhe shërimi i njerëzve nga distanca
  • Formulimi i diagnozës me anë të projektimit astral
  • Profecitë
  • Komunikimi me të vdekurit
  • Këshillimi për dieta shëruese
  • Shikimi i aurave

Kejsi personalisht asnjëherë nuk ka thënë se është në gjendje të bëjë gjithë këto gjëra.

Burimi i të dhënave

Redakto
  • Edgar Cayce´s Offenbarung des Neuen Zeitalter herausgegeben und interpretiert von Henry Reed. "Erwachen der 6.Kraft" original title "AWAKENING YOUR PSYCHIC POWERS".
  • Zbulesat e Epokës së Re të Edgar Keisit dhënë dhe interpretuar nga Henri Rid. "Zgjimi i Fuqisë 6-të" titulli origjinal "Zgjimi i fuqive tuaja psikike".
  • "A Seer out of Season - The Life of Edgar Cayce" Dr. Harmon H. Bro 1989