Ekrem Myrtezai, lindi më 3 maj të vitit 1931Gjakovë. Rrjedh nga një familje qytetare, nga gjiri i së cilës, gjatë dy shekujve të fundit, kanë dalë shumë klerikë të shquar të fesë islame.

Ekrem Myrtezai
U lind në3 maj, 1931
KombësiaShqiptar
ProfesioniAkademikë, Profesor, Filozof

Biografia

Redakto

Ekrem Myrtezai, sipas dëshirës së prindërve të tij, të cilët ishin besimtarë të devotshëm që nga viti 1941 e deri në vitin 1948, vijoi mësimet në Medresenë e Madhe të Gjakovës, e cila, së bashku me atë të Prizrenit dhe të Prishtinës, ishte njëra ndër qendrat më të njohura, në të cilën formoheshin klerikët dhe veprimtarët e fesë islame, qendër kjo ku, edhe në kushtet më të vështira për popullin shqiptar, kultivohej gjuha shqipe dhe zhvillohej vetëdija kombëtare. Pas shtatë vjetëve, mu në pragun e ixhazetit, braktisi medresenë dhe në vitin 1948 u regjistrua në Shkollën Normale të Gjakovës, ndërsa në vitin 1951 u diplomua në Pejë. Pas një viti pune si arsimtar i tetëvjeçares së Gjakovës, në vitin 1953 u regjistrua në Fakultetin FilozofikUniversitetin e Beogradit – Dega e filozofisë së kulluar. Studimet universitare i kreu në qershor të vitit 1958. Ishte njëri ndër shqiptarët e parë nga Kosova, që u diplomua në fushën e filozofisë. Gjatë viteve 1957-1963 ishte profesor i filozofisë dhe i gjuhës latine në gjimnazin “Hajdar Dushi” dhe i psikologjisë e i pedagogjisë në shkollën normale “Hysni Zajmi” të Gjakovës. Në vitet 1963-1969 ishte njëkohësisht edhe drejtor i gjimnazit “Hajdar Dushi”. Që nga viti 1969 e deri në vjeshtën e vitit 1973 punoi këshilltar i pavarur në Byronë Ekzekutive të Komitetit Qendror të LKJ dhe njëkohësisht shef i kabinetit të anëtarit të kësaj byroje – Fadil Hoxha. Studimet pasuniversitare i kreu në vitin 1972, në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, dhe kështu u bë magjistër i politikologjisë. Në vitin 1973 u zgjodh ligjërues i lëndëve Historia e filozofisë antike dhe mesjetare dhe Filozofisë marksiste. U doktorua në vitin 1977Prishtinë me tezën “Lenini për logjikën dialektike”. Gjatë viteve 1983-1991 ishte profesor i rregullt i lëndëve të përmendura, por edhe i disa lëndëve të tjera filozofike : i estetikës, i logjikës, i idealizmit gjerman, i filozofisë bashkëkohore etj. Një kohë e ligjëroi edhe lëndën Metodologjia dhe teknika e kërkimeve shkencore në Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqiptare. Disa herë u zgjodh shef i Degës filozofi-sociologji të Fakultetit FilozofikPrishtinës. Në vitin 1976 u bë laureat i Shpërblimit të dhjetorit për shkencat shoqërore. Gjatë viteve 1973-1981 ishte drejtor i Qendrës Krahinore të Arsimit Marksist. Anëtar korrespondent i ASHAK që nga viti 1996, kurse në vitin 2000 u zgjodh anëtar i rregullt i kësaj akademie. Gjatë viteve 1983-1986 ishte kryetar i Shoqatës së Docentëve, Profesorëve dhe i Punëtorëve të tjerë Shkencorë të Kosovës.