Emilia-Romanja
(Përcjellë nga Emilia)
Emilia-Romanja është një nga 20 rajonet e Italisë. Ajo përfshin pjesën juglindore të Ultësirës së Padanit në Itali.
Emilia-Romanja
Emilia-Romagna | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.012) 4,354,450 |
Faqja zyrtare | www.regione.emilia-romagna.it |
Ajo kufizohet në veri nga Veneto dhe Lombardia, në perëndim nga Piemonte (përgjatë një kufiri prej më pak se 8km) dhe Liguria, në jug nga Toskana, Marke dhe Republika e San Marinos, në lindje laget nga Deti Adriatik. Ajo përbëhet nga bashkimi i dy rajoneve historikë: Emilia, e cila përfshin provincat e Piaçencës, Parmës, Rexhio Emilias, Modenës, Ferrarës dhe një pjesë të madhe të Provinca e Bolonjës, dhe Romanja, e cila përfshin provincat e Ravenës, Riminit, Forli-Çezenës dhe komunat e provincës së Bolonjës, që ndodhen në lindje të lumit Sillaro.