Kampionati Botëror i Formula Një 1994
Formula 1 kampionati i vitit 1994 ishte Formula 1 Kampionati Botërorë i 45-ti me radhë i organizuar nga FIA i cili filloi më 27 mars dhe mbaroi më 13 nëntor, pas 16 (gjashtëmbëdhjet) garave të zhvilluara.
Sezoni i kaluar - Sezoni i ardhshëm | |
Gara kampionale | 17 |
Piloti kampion | Michael Schumacher |
Ekipi kampion | Benetton |
Koment: Këtë vit filloi të ndahet çmimi i madhë për Evropën përmes garës F1 Evropa me seli në Jerez de la Frontera nga Donington Park. | |
Përdorimi i stampës |
Sezoni mbahet mend si një nga sezonet më tragjike dhe më kontraverze në historinë e Formula 1 garimeve. F1 1994 ishte sezoni me rezultat më të ngushtë në historinë e kërij sporti gjer në këtë vit meqë Michael Schumacher fitoi titullin me vetëm 1 pikë dallim nga piloti Damon Hill.
Sezoni
RedaktoU bënë ndryshime të rëndësishme të rregullave garuese në këtë sezon, duke ndaluar të ndihmuarit e pilotit në veturë, siç ishte kontrolli tradicional, u ndryshuan rregullat në pit-stop, kështu që rol të rëndësishëm tani do të luante taktika e ekipit.[1] Para fillimit të sezonit supozohej se pilotii kipit Williams, braziliani Ayrton Senna, do të fitonte titullin e tij të katërt dhe ekipit të tij do t'i sillte titullin e shtatë në garën për titullin e konstruktorëve.[2]
Gara e parë e vitit 1994 u zhvillua në qarkun Autódromo José Carlos Pace, emëruar sipas pilotit brazilian José Carlos Pace, në São Paulo, Brazil. Senna arriti pol-pozitën në venin e tijë të lindjes për 3/10 e sekondës më shpejtë se piloti gjerman Michael Schumacher i cili pilotonte për ekipin Benetton-Ford. Alesi, Hill, Frentzen dhe Morbidelli u radhitën pas tyre, e që tëgjith për rreth 1 sekondë më të ngadalshëm se Senna.[3] Senna nuk mundi të konkuronte me veturën e Schumacherit kështu që u largua nga gara më herët.[4] Schumacheri vazhdoi dhe arrti të fitojë garën, i dyti u rradhit Damon Hill, i treti Jean Alesi. Gara mbahet në mend nga aksidenti ku ishin të kyçur Jos Verstappen në debitimin e tij dhe Martin Brundle i ekipit McLaren.
TI Qarku i posa konstruktuar ishte nikoqir i garës së dytë, Senna përsëri arriti pol-pozitën i përcjellur nga Michael Schumacher. Senna nuk arriti të kompletojë as edhe një xhiro sepse u shtyt nga gara nga ish kolegu i tijë Mika Häkkinen. Schumacher përsëri fitoi garën i përcjellur nga Gerhard Berger dhe Rubens Barrichello, të cilët jo vetëm që arritën podiumet e tyre të para por edhe për ekipin Jordan, ishin këto podiumet e para.
Në fillim kishte dhe komlikime tjera që kur JJ Lehto kishte aksident me pilotin Pedro Lamy që shkaktoi paraqitjen e veturës së sigurimit. Pas 6 xhirove me veturë të sigurimit garimi vazhdoi, por vetëm një xhiro më vonë Senna doli nga qarku dhe ndodhi aksidenti fatal i cili i shkaktoi vdekjen pilotit.
Formula 1 e tronditur vazhdoi garimet në Monako ku Karl Wendlinger pati aksident të rëndë me Sauberin e tijë gjatë kualifikimeve duke mbetur në koma për dy javë. Michael Schumacher arriti pol pozitën para pilotit Mika Häkkinen. Shumi arriti që me superioritet të lartë të e përfundojë garën duke udhëhequr gjatë tërë kohës, Brundle dhe Berger arritën në podium.
Duke parë aksidentet në Imola dhe Monako, shumica e pilotëve insistuan në sigurimin e qarkut Circuit de Catalunya për garim më të sigurtë në Spannjë. Kjo çoi në rregullimin e konstruksioneve të përkohëshme në pjesët e qarkut të cilat u konsideruan si të rrezikshme.[5] Schumacheri arriti pol pozitën e dytë në sezon me mbi gjysmë sekonde më shumë shpejtësi se sa piloti Damon Hill.
Benetton bëri që Schumacher të marrë pjesë në qarkun nikoqir pët të në Gjermani ku u kualifikua i katërsti pas pilotëve Berger, Alesi dhe Hill. Schumacher nuk arriti të e përfundojë garën pasiqë u largua nga gar në xhiron e 20të të garës 45 xhiroshe pasi që kishte probleme me motorin. Në garë mbeti Gerhard Berger i cili arriti fitoren e 58 për ekipin e tijë Ferrari. Gara mbahet mend për dy incidente: në të parin incident morën pjesë 11 vetura për të cilin Mika Häkkinen më vonë u akuzua nga FIA dhe u dënua më një garë largim[6] dhe incidenti i dytë ishte kur në pit stop vetura e Jos Verstappen, Benetton u ndez zjarrë pasi që derivati aksidentalisht ishte shpërndarë në pjesët e nxehta të veturës, Verstappen në këtë ras shpëtoi me djegje të vogla në hundën e tijë.[7]
Në garën në Adelaide, Australi Schumacher kishte vetëm një gjë nën kokën e tijë: aerodinamikët. Krahët e përparëm të veturës ishin të zbritur në pikat më të ulëta duke i mundësuar të arrijë shpejtësi maksimale por duke hyr në rrezik për pushtimin e kthesave. Kjo taktikë u bë për të arritur shpejtësi konkuruese ndaj veturave të fuqishme të ekipit Williams-Renault. Kampioni i vitit [[Rezultatet e F1 1992|1992, Nigel Mansell ndërhyri në garë duke arritur pol pozitën duke e lën gjermanin prapa. Megjithatë pas fillimit të garës Mansell mbeti prapa në pozitën e tretë për shkak të startit të dobët, kurse dy protagonistët për titull filluan garën njëri pas tjetrit. Aerodinamikët e Shumaherit filluan të ndikojnë më vonë në garë kur ai për një moment doli nga qarku dhe u ndesh me murin rrethues . Hill rrëshqiti në një nga anët por Schumacher u kthye direkt në veturën e Hillit që u bë shkakë të largimit të të dyve nga gara. Schumacher në moshën 25 vjeçare u bë gjermani i parë Kampion Botërorë në Formula 1 por nën kushte shumë kontraverze, megjithatë asnjë veprim nuk është marr kundër tijë lidhur me ngjarjen në këtë garë. Pas largimit të dy udhëheqësve dhe konkurentëve për titull Mansell arriti fitoren e tijë të 31 dhe të fundit në karierë.
Pilotët dhe konstruktorët
RedaktoTabela në vijim paraqet listën e pilotëve dhe konstruktorëve të cilët do të jenë pjesmarrës në kampionatin botërorë të Formula 1 për vitin 1994.
Garat
RedaktoRradhitja e pilotve
Redakto
|
|
Statistikat e konstruktorëve
RedaktoPozita | Ekipi | Shasia | Motori | Goma | Pikë | Fitore | Podiume | Pol pozita |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | Williams-Renault | FW16 FW16B |
RS6 3.5 V10 | G | 118 | 7 | 13 | 6 |
2 | Benetton-Ford | B194 | ECA Zetec-R 3.5 V8 | G | 103 | 8 | 12 | 6 |
3 | Ferrari | 412T1 412T1B |
043 3.5 V12 | G | 71 | 1 | 11 | 3 |
4 | McLaren-Peugeot | MP4/9 | A6 3.5 V10 | G | 42 | 8 | ||
5 | Jordan-Hart | 194 | 1035 3.5 V10 | G | 28 | 1 | 1 | |
6 | Tyrrell-Yamaha | 023 | OX10B 3.5 V10 | G | 13 | 1 | ||
7 | Ligier-Renault | JS39B | RS6 3.5 V10 | G | 13 | 2 | ||
8 | Sauber-Mercedes | C13 | 2175B 3.5 V10 | G | 12 | |||
9 | Footwork-Ford | FA15 | HBE7/8 3.5 V8 | G | 9 | |||
10 | Minardi-Ford | M193 M194 |
HBC7/8 3.5 V8 | G | 5 | |||
11 | Larrousse-Ford | LH94 | HBF7/8 3.5 V8 | G | 2 | |||
12 | Pacific-Ilmor | PR01 | 2175A 3.5 V10 | G | ||||
13 | Lotus-Mugen-Honda | 107C 109 |
MF-351 HB 3.5 V10 | G | ||||
14 | Simtek-Ford | S941 | HBD6 3.5 V8 | G |
Referimet
Redakto- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Page 72, Line 16-18. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Page 72, Line 1-5. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Page 72, Line 19-25. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- ^ Bruce Jones (1995), [The Ultimate Encyclopedia of Formula One] Page 72, Line 28-30. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9 - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Faqe 73, Line 9-16. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9
- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Faqe 73, Line 67-69. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9
- ^ Bruce Jones (1995), The Ultimate Encyclopedia of Formula One Page 73, Line 61-65. The Book Company. ISBN 0-340-64889-9