Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës është një nga gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës. Duke qënë një nga Fakultetet e Drejtësisë më me emër në vend, dhe një nga institucionet më të vjetra të edukimit të lartë në Shqipëri, Fakulteti i Drejtësisë ofron edukimin juridik dhe trajnimin e avokatëve në të tre nivelet e mësimdhënies: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

Fakulteti i Drejtësisë,
Universiteti i Tiranës
LlojiFakultet i Universitetit Publik
Nivele studimi: Bachelor, Master, Doktoraturë
Themelimi1954
DekaniProf. Dr. Artan Hoxha[1]
Studentë5,000
KampusiTirana
Faqja zyrtarewww.fdut.edu.al

Historiku Redakto

Fakulteti i Drejtësisë është themeluar në vitin 1954, me emrin Instituti i Lartë Juridik.[3] Pas krijimit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, Instituti i Lartë Juridik u përfshi në këtë Universitet, si një nga të shtatë fakultetet, me emrin "Fakulteti i Drejtësisë". Në vitin 1965, fakulteti u riorganizua dhe u quajt “Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike”, ku u përfshinë dega e Shkencave Politike dhe ajo e Drejtësisë. Këto degë përgatitnin, përkatësisht, specialistë të profilit politik për organet qendrore e lokale të pushtetit dhe juristë për organet e drejtësisë dhe të administratës shtetërore. Në vitin 1967, pranë këtij Fakulteti u çel edhe dega e Gazetarisë, e cila përgatiste gazetarë për organet e shtypit dhe të Radio-Televizionit Shqiptar.

Gjatë viteve '70, Fakulteti u riorganizua sërish, me degën e Shkencave Politike të ndarë në një Departament më vete, dhe me degën e Filozofisë të sjellë si pjesë përbërëse të fakultetit. Në vitin 1991, dega e Drejtësisë u nda nga ajo e Filozofisë, duke krijuar dy Fakultete të veçanta, ndërsa dega e Gazetarisë u transferua në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Deri në vitet ’70, kohëzgjatja normale e studimeve ishte katër vjet, ndërsa më pas ajo u reduktua në tre vjet studime, të ndjekura nga një vit praktikë mësimore pranë organeve të drejtësisë. Në vitet ’80, në këtë Fakultet u rikthye afati i studimeve katërvjeçare.

Pas rënjes së diktaturës së proletariatit në 1991, Fakulteti i Drejtësisë pësoi ndryshime të thella. Përfshirja e ideologjisë demokratike dhe e praktikave të reja të shtetit të së drejtës diktonte detyrimisht edhe reformimin e Fakultetit në aspektet akademike, shkencore, edukative dhe të kapaciteteve fizike. Ndaj, në fillim të viteve '90, kurrikulat dhe programet mësimore u ndryshuan dhe u hartuan sipas modeleve perëndimore, duke u përsosur më tej gjatë viteve 2000 si pasojë e Proçesit të Bolonjës. Tashmë, Fakulteti i Drejtësisë ofron një edukim juridik cilësor dhe përgatit juristët e rinj shqiptar në të tre nivelet e studimit: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

 
Godina Liria, pjesë e kampusit të Universitetit të Tiranës

Fakultetin e Drejtësisë e kanë drejtuar gjatë viteve Dekanët:[3]

  • Luan Omari,
  • Zija Xholi,
  • Ismail Lleshi,
  • Kudret Çela (mandati i parë),
  • Valentina Zaçe,
  • Kudret Çela (mandati i dytë),
  • Ksenofon Krisafi,
  • Vasilika Hysi,
  • Kudret Çela (mandati i tretë),
  • Skënder Kaçupi,
  • Altin Shegani,
  • Artan Hoxha.

Pranimet Redakto

Gjatë viteve të fundit, numri i pranimeve në Fakultetin e Drejtësisë është rritur goxha, dhe aktualisht në Fakultet janë të regjistruar gjithsej 5000 studentë. Regjistrimi i studentëve bëhet pas konkurseve të pranimit, të cilat organizohen çdo vit në shtator.[3]

Organizimi i Fakultetit në Departamente Redakto

Fakulteti i Drejtësisë përbëhet nga tre departamente:

Departamenti i të Drejtës Publike

Departamenti i të Drejtës Penale

Departamenti i të Drejtës Civile

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Burim i të dhënave Redakto