Federata Panshqiptare Vatra

organizatë

Federata Panshqiptare Vatra (anglisht. The Hearth) është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.[1]

Federata Panshqiptare Vatra
Faqja në rrjetwww.vatrafederation.org


Themelimi Redakto

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911 në Boston. Takimi për themelimin pati dhe pjesëmarrjen e shoqatës Besa-Besën. Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi, Vait Mira . Takimi vijoi deri në datën 28 prill 1912, kur dhe Vatra u regjistrua zyrtarisht. Nga procesverbali i takimeve thuhet:
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra u themelua prej Shoqërive “Besa-Besën”, “"Flamuri i Krujës” Shoqërisë Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Ndërkohë shoqatat “Dallandyshja” dhe “Malli i Mëmëdheut” nuk ishin të pranishme por konfirmuan anëtarësinë e tyre në federatën “Vatra”.[2] Në këtë takim historik , një bord i përkohshëm u themelua dhe pjesëtarët e tij ishin: Sekretari - Fan Noli, arkëtari – Llambi Çikozi, menaxheri i “Dielli” -Kristo Kirka, Drejtuesit e degëve të Federatës: Faik Konica dhe Kristo Floqi, si dhe supervizortë e “Dielli”: Paskal Aleksi, Elia Tromara dhe Kosta Vasili.

Vatra u njoh zyrtarisht dhe prej Masaçusetsit duke marrë certifikatën e njohjes në 13 qershor 1912. Certifikata origjinale tregon këta emra: Faik Konica, Llambi Çikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota. Pjesëtarë të tjerë të shquar që iu bashkuan federatës ishin: Kostandin Çekrezi dhe vëllezërit Pani nga Dardha.

Lufta e Parë Botërore dhe Konferenca e Paqes Redakto

Duke konsideruar vakuumin politik në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore, Vatra funksionoi në një farë mënyre si një formë qeverie shqiptare në mërgim.[3] Vatra dërgoi Nolin dhe Konicën në Evropë për të advokuar për interesat kombëtare të Shqipërisë. Ata qëndruan në Evropë derisa lufta përfundoi. Ndërkohë Kol Tromara u shndërrua në figurën drejtuese dhe kryesore.[4] Gjatë këtyre viteve me trazira, Vatra fitoi infleuncë dhe gazeta “Dielli” u publikua nën supervizionin e Anastats Çekrizit. Vatra zhvilloi një fushatë lobuese gjatë Konferencës së Paqes në Paris në 1919, duke u përpjekur për të infleuncuar vendimin e delegacionit amerikan. Kristo Dako iu bashkua delegacionit shqiptar në vitin 1919. Ndërkohë Mihal Turtulli dhe Mehmet Konica u aktivizuan në negociatat me italianët në lidhje me krijimin e qeverisë provizore shqiptare dhe u përgatitën për Kongresin në Durrës në 1918.[5] Vatra mbajti një kuvend për mbledhjen e fondeve në 29 dhjetor 1918, të udhëhequr prej Anastas Pandele, me qëllim mbështetjen e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes. Emigrantët shqiptarë në SHBA arritën të mblidhnin rreth 150.000$, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua delegatëve të Vatrës në Paris.[6]

Trashëgimia Redakto

Vatra është organizimi më jetëgjatë i shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën shqiptare. Kontributi i kësaj federate në çështjen kombëtare dhe formimin e shtetit e ka kthyer Vatrën në një simbol të nacionalizmit shqiptar dhe patriotizmit.

Publikime dhe botime Redakto

Vatra ka publikua historikisht dy revista: Dielli dhe The Adriatic Review. Revista “Dielli” vijon botimin edhe sot e kësaj dite pas një periudhe pushimi.

Bashkëpunimi me AIDSSH Redakto

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi një vizitë pune në SHBA në datat 28 nëntor-3 dhjetor, i ftuar nga Federata Panshqiptare Vatra, në vijim të bashkëpunimeve me komunitetet brenda dhe jashtë vendit. Vizita kishte në fokus kujtesën kolektive, duke e zgjeruar ndjeshëm hartëzimin me dëshmi të të mbijetuarve të diktaturës që sot jetojnë në SHBA.

Në simpoziumin që u organizua nga Federata Vatra, veç prezantimit nga AIDSSH të projektit të dëshmive gojore dhe punës për muzealizimin e kampit të Tepelenës, të konkretizuar në botimin e parë të librit të dëshmive dhe në mbjelljen e pemëve të Memorialit të fëmijëve që humbën jetën atje, Autoriteti dhe Vatra institucionalizuan bashkëpunimin mes tyre me firmosjen e një marrëveshjeje të zgjeruar bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim ka në fokus krijimin e kuadrit të plotë historik, social e politik të periudhës së komunizmit të Shqipëri, duke thelluar kërkimin shkencor dhe zgjeruar mundësitë e studimit në arkivat përkatëse të kësaj periudhe, brenda dhe jashtë vendit.[7]

Gjithashtu pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët mund të jenë të interesuar për procedurat e aplikimit, për zbardhjen e dosjeve të tyre.[8]

Referime Redakto

  1. ^ Refat Xh Gurrazezi (2006). Historia e Federatës "Vatra". Globus R. fq. 5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Cilat ishin 150 shoqëritë shqiptare që u formuan në SHBA, Tirana Observer, 27 May 2015 (in Albanian)". Arkivuar nga origjinali më 18 korrik 2018. Marrë më 5 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Robert Elsie (19 mars 2010), Historical Dictionary of Albania (bot. 2), Scarecrow Press, fq. 468, ISBN 978-0810861886 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Constantin Anastasi Chekrezi (1921), "The last convention", The Adriatic Review, Vatra, 1–2: 35, OCLC 8267885 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Kongresi i Durrësit, 25 dhjetor 1918 [Congress of Durres, Dec 25 1918], Gazeta Republika, 2012-12-27, arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2013, marrë më 2013-12-15 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Owen Pearson (2 shkurt 2006). Albania in the Twentieth Century. Vëll. 1. I. B. Tauris. fq. 117–118. ISBN 978-1845110130. Marrë më 2013-12-17. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 5 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ https://www.botasot.info/amerika-diaspora/986700/marreveshje-midis-autoritetit-te-dosjeve-me-zerin-e-amerikes-dhe-federaten-pan-shqiptare-vatra/

Lidhje të jashtme Redakto

Website Arkivuar 12 shkurt 2021 tek Wayback Machine